Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Parathënie e veprës “ETERN’ ARS” - vëllimi II e autores Migena Arllati

Parathënie e veprës “ETERN’ ARS” - vëllimi II e autores Migena Arllati

image KUJTIM AGALLIU

Parathënie e veprës “ETERN’ ARS” - vëllimi II e autores Migena Arllati

 

ETERN’ ARS II është si

një kompleks ndërtesash me një arkitekturë moderne, e ndërtuar me mjeshtri nga studiuesja, hulumtuesja dhe kritikja Migena Arllati

 

KUJTIM AGALLIU (shkrimtar, publicist)


Të lexosh dhe analizosh librin ETERN’ARS II me “Vështrime letrare, recensa, ese” të Migena Arllatit, është njësoj sikur të ndodhesh në një kompleks modern ndërtesash, me një arkitekturë të veçantë dhe të mirëprojektuar nga arkitektja e tij, Migena Arllati. 

Ndoshta ky nuk është krahasimi i duhur, unë mund ta quaja edhe një kopsht me 29 lehe me lule shumëngjyrëshe, apo fjala vjen një mozaik me guralecë të formave e ngjyrave të ndryshme, por sido që të ishte, askush nga këta përcaktime nuk do ta sillte të plotë tablonë e kësaj ngrehine artistike të kësaj studiueseje tashmë të mirënjohur. Gjinitë e veprave, që ka marrë përsipër të analizojë e komentojë kritikja dhe studiuesja Arllati përmbajnë në brendinë e tyre një mori zhanresh e tematikash, duke filluar nga gazetaria, kinematografia, arsimi, monografia, piktura e skulptura, veprave muzeore dhe kështu me radhë, deri tek veprat letrare, që zënë një vend të veçantë dhe të rëndësishëm në këtë libër me kritika. 

Ajo që bie  në sy, që në krye të këtij libri me shumë vlera, është se autorja operon me një fjalor të pasur letrar e gjuhësor, të qartë e të kuptueshëm, elokuent e të pasur me elemente artistik, pa dallim, në të gjitha kritikat apo parathëniet që ajo ka përgatitur për të evidentuar vlerat e arritjeve artistike e letrare në Kosovë, Shqipëridhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Në këtë aspekt, veprimtaria e saj fiton një hapësirë tej kufijve dhe bëhet gjithëpërfshirëse e krijimtarisë sëautorëve shqiptarë. 

Libri hapet me një reportazh udhëtimesh “Shtegtimet…” të Rexhep Rifatit. Ndoshta në mënyrë të / apo pavetëdijshme, autorja kërkon ta njohëlexuesin me vendin e tij, me bukuritë dhe historinë e tij, duke e përdorur këtë libër udhëtimesh si një hartë guide për secilin. Dhe, është pikërisht kjo trevë ku kanë mbirë dhe janë harlisur të gjitha këto vepra që ajo paraqet e analizon më poshtë. 

Siç thashë, analizat janë të thella dhe të qëndisura nga dora e një qëndistareje me përvojë, tepër korrekte dhe e sigurt për atë që po bën dhe që do t’i paraqesëlexuesit. Për mua, e bukura dhe e veçanta e librit është koloriti gjithëpërfshirës i çdo lloji vepre, gjë që tregon për diapazonin e gjerë njohës të autores. Ashtu siç di të analizojë një ditar udhëtimesh, po me aq siguri e pjekuri ajo analizon çdo vepër që ka marrë përsipër të hulumtojë. Nuk mund të bësh dallim nga kritika e një vepre arti apo monografie nga kritika e një vepre të mirëfilltë letrare poetike qoftë, apo prozë. Në libër nuk mungojnë fjali me nënkuptime filozofie, çka ia shton vlerat si: “Aftësinë e të folurit, të të shprehurit, vepra e merr pikërisht nga tërësia e ndërtimit të jashtëm” kur është fjala për analizën e veprave të skulptorit Asim Lokaj. Për mua kjo nënkupton nivelin e lartë përgatitor të autores, si dhe seriozitetin për t’i shprehur konkluzionet e saj për analizën që bën. Të tilla ka shumë, aq shumë se shijen e tyre do të ketë kënaqësinë ta provojë lexuesi, i cili do të ketë në dorë këtë libër, sepse libri nuk është një fasadë e zbukuruar së jashtmi por, siç thashë më sipër, një kompleks modern ndërtesash, që veç bukurisë së jashtme ato të mahnitin me rregullin, harmonizimin e çdo detaji, edhe në mjediset e brendshme, ku është fokusuar gjithë vëmendja dhe përkushtimi i autores. Çdo autor që përfshihet në këtë vepër ndihet komod, i sajdisur, i vlerësuar dhe i papërjashtuar nga vëmendja e kritikës apo lexuesit. Kush tjetër veç kritikës do të luajë rolin nxitës, shpresëdhënës, udhërrëfyes për autorin e një vepre? Aq më tepër nënjë kohë kur indiferentizmi, rënia drastike e leximit të librit janë bërë shqetësuese për shoqërinë e sotme! Të jesh shkrimtar apo poet i mirënjohur në qytetin tënd dhe askush të mos të ketë lexuar një vepër tuajën, a nuk tregon kjo se interesi për letërsinë ka rënë dhe vazhdon të bjerë? Po atëherë, a duhet të ndërpritet shkrimi i veprave, i prozës, i poezisë, apo dhe i kinematografisë? Sigurisht që jo! Nëse një poet nuk do të shkruante qoftë dhe një varg, ai do të pëlciste nga marazi, do të asfiksohej dhe mjerohej në të përditshmen e tij. Po kështu edhe një shkrimtar, që e ka kokën plot me ide e ngjarje, do të kishte të njëjtin fat. Por, jo, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë! Krijuesi i sotëm ka fituar imunitet për ta përballur edhe këtë kohë absurdi, dhe gjithmonë kërkon udhë e shtigje të rinj për të përsosur veprën e tij dhe për ta bërë atë të hyjë me çdo kusht në botëkuptimin e lexuesit indiferent.  

Gjithë këtë ligjëratë e shpreha për të treguar se kritika letrare është si një krasitës vreshtash apo ullinjsh që, duke hequr disa degë të parëndësishme, ia shton prodhimin pemës. E tillë është edhe autorja Migena Arllati, një krasitëse e kujdesshme dhe me eksperiencë. 

Me analizat e hollësishme, të thella dhe emocionale, ajo e josh lexuesin që të dalë nga ngërçi i indiferentizmit, të shohëdhe të kuptojëse pa fjalën artistike, pa idetë dhe bukurinë e gjuhës mëmë, nuk mund të ecet përpara, nuk mund të emancipohet asnjë komb.      

Një vepër e mirë, sigurisht të bën fjalaman, mendon se i ke thënë të gjitha, dhe në fund, pasi e lexon të duket se nuk ke thënë asgjë. Të bën ta lexosh e ta rilexosh, për të mos u gabuar në gjykimin tënd, siç thotë autorja në analizën e librit me tregime të Muharrem Blakaj: “Pas çdo tregimi “mbyllesha” brenda një bote rrëfimesh, të cilat më bënin të mbisundohesha nga emocioni. Ky pra, emocioni, është ndjesia primare dhe fundore që merr fund e krye gjatë leximit të fletëve të këtij libri...” 

Pra, a kam të drejtë kur them se ndjesia dhe emocioni që merr nga një libër i mirë, varet se me çfarë këndvështrimi e shikon dhe se sa përputhet gjendja jote shpirtërore me atë që është shkruar, dhe kësisoj edhe gjykimi për këtë vepër do të jetë i realtë dhe i pranueshëm për të gjithë. 

Sigurisht njëra vepër letrare apo artistike qoftë, ndryshon nga tjetra. Mënyra e të shprehurit të një ndjenje, ideje apo gjykimi nuk është e një llojit tek secili. Çdo krijues ka individualitetin e tij, ka personalitetin dhe nivelin e tij krijues. Por, ama, secili veças dhe të gjithë së bashku kanë një mision: të përçojnë tek lexuesi vlerat më të mira shoqërore dhe edukative, të japëzemër dhe shpresë për një botë më të mirë. 

Nuk mund të themi se poezia e poetes Shqipe Bytyçi të jetë motër binjake me atë të Besim Xhelilit, fjala vjen, sepse nuk do të kishte kuptim të mbillnim një leh me lule të njëjta. Larmia, tematika, figurat artistike e letrare, elokuenca e të shprehurit të ndjenjave në vargje, nuk mund të jenë si te njëri dhe te tjetri autor njëlloj. Kjo është edhe bukuria e artit, sikur nëse nuk të pëlqen një pjatë me gjellë e ndërron atë dhe ha te tjetra, atje ku gjen veten dhe të shijon. Autorët që përfshihen në këtë libër kritikash janë të shumtë dhe gjithëpërfshirës së kulturës së sotme në Kosovë dhe diasporë. Nuk mund t’i përmend të gjithë autorët e përfshirë në këtë libër, por një gjë e them me siguri: secili zë një vend të nderuar dhe të merituar në letërsinë bashkëkohore shqiptare. 

Me dashuri dhe përkushtim, këto vlera i ka qëmtuar autorja Migena Arllati në librin e saj ETERN’ARS II i cili do të jetë si një pasqyrë ku secili autor do të shohëveten e tij, do të ndihet i nderuar dhe i vlerësuar, si dhe lexuesi do të nxitet për ta njohur nga afër çdo krijues dhe të jetë i interesuar për të lexuar secilën vepër më vete. 

Vepra të tilla janë Bibla të Artit që do të përcillen nga brezi në brez!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1