Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | “Plaku lurian”

“Plaku lurian”

image Gëzim LOKA

Ndue Gjok Rajta, “Plaku lurian”, që la pas një mal me dashuri luriane…

Nga Gëzim LOKA 

Mbylli sytë përgjithmonë dhe iku në rrugëtimin e tij të gjatë gjer në përjetësi një njeri i mirë, një mik, një familjar i përkushtuar, një njeri me botë të madhe, një lurian që gjithë jetën e tij zemra i rrahu fort për vendlindjen e tij, për bashkëqytetaët e tij.

Secili në jetën e tij bën njëfarë bilanci jetësor, risjell në mendje copëra kujtese, mbresa dhe emocione që e mbajnë gjallë në jetë dhe i rrisin vitalitetin e ëndrrës, ia bëjnë realitetin më të gjallë, më të prekshëm dhe kuptimplotë.

Secili në jetën e tij, kur sjell ndërmend hapat në rrugëtimin e jetës së tij dhe pas shikon se ka lënë gjurmë të bukura, kujtesë ndër njerëzit që e kanë njohur dhe me të cilët ka bashkëpunuar, kur ka se çfarë t’iu tregosh nipave e mbesave që e rrethojnë, brezave që ka përcjellë në udhën e jetës, e kupton se ka jetuar me dinjitet dhe ka lënë prapa në kohë kujtime, mbresa e emocione, që vlerësohen nga koha dhe brezat.

Kur kthen kokën pas për të vështruar gjurmët e hapave të tij në kohë, ndihet mirë dhe mendon se rishtas po t’i jepej mundësia të kthente zembrekun e orës kohore pas e të rishfaqej e kaluara, do të hidhte të njejtat hapa e do të bënte të njejtën rrugë. Ndue Gjok Rajta ka bërë dhe vazhdon të bëjë me të njejtin përkushtim e pasion gjithçka që zemra dhe shpirti i tij fisnik e konsideron të drejtë për veten dhe të tjerët.

Jeta e tij është një jetë e thjeshtë, pa zhurmë e bujë, e cila ka rrjedhë në Lurën e tij, mes lurianëve të tij, me intensitetin dhe gjallërinë e dëshirës pasionante për të bërë më të mirën e mundshme për bashkëmalësorët, për të qenë gjithmonë një njeri i drejtë në kandarin e përpiktë të karareve të Lurës së tij.

E nisi shkollimin e tij në vendlindje,në Lurën e dashur të një mijë e një bukurive, ku mbaroi shtatëvjeçaren dhe në moshën 17 vjeç nisi punën në me gjeologjinë në Kurbnesh, ku me kohë u ngrit në kategorinë e gjashtë dhe qe kryesondist.pas tre vjetëve punë në këtë sector të bukur port ë vështirë, në vitin 1957 mobilizohet ushtar dy vjet e pas lirimit nga ushtria gjatë viteve 1961-1965, për katër vjet punon në sektorin e shfrytëzimit në minerën e kromit në Bulqizë.

Nga viti 1969 deri sa del në pension në vitin 1990 do të punojë si brigadier prodhimi kategoria e gjashtë në minierë, ku zgjidhet dhe kryetar I Bashkimeve Profesionale për 14 vjet në minierën e Bulqizës, si dhe merr pjesë si veprimtar aktiv dhe plot përkushtim si i zgjedhur në forumet e Bashkimeve Profesionale në shkallë rrethi e vendi.

Ka kryer kurs njëvjeçar në fushën e veprimtarive shoqërore të Bashkimeve Profesionale dhe kurs për oficer reservist, detyrë që e ka ushtruar me kompetencë dhe profesinalizëm, në përputhje me detyrat dhe objekltivat e kohës.

Në çdo hap të e ka karakterizuar urtësia, fjalëmbajtja, besa, mikpritja, gadishmëria për të qenë pranë lurianëve të tij, në të mirë e në të keq, modestia dhe fisnikëria, që buron nga një derë fisnike luriane, e cila ka dhënë modalitete jo vetëm për Lurën e Dibrën, por për të gjithë shqiptarinë.

Ka një familje të shëndoshë, të konsoliduar e më rrënjë të forta luriane, ku e bija, Lulja ka mbaruar të lartën për infermiere dhe punon në profesionin e saj, kurse i biri, Luani, tash njëzet vjet punon me pasion e përkushtim  në qarkullimin rrugor, ndërkohë që djali tjetër Pavlini, një person me ngritje profesionale dhe beugrand e reputacion shoqëror, ka mbaruar Akademinë e Rendit dhe ka punuar e punon në  detyra të rëndësishme si drejtor i Aluizmit, drejtor në institucione të policimit dhe të antikrimit etj.

Në udhëtimin e tij të jetës Ndue Rajta nga Ferizaj Lura ka pasur dhe ka dy pasione të mëdha, që e lëvizin me vrull pikën e tij të gravitetit: ndershmërinë dhe korrektesën në punë, kudo ku ka punuar dhe dashurinë e madhe për Lurën e lurianët. Këto dy anë të personalitetit të tij plotësojnë njëra tjetrën, fokusojnë dhe kuadratojnë potretin e një njeriu të thjeshtë por thellësisht të iluminuar, që tenton të ngrihet në nivelin më të epërm të kohës dhe brezit të tij. Për shkak të dashurisë së madhe për Lurën, Nduen në Tiranë e thërrasin “plaku i Lurës”, më shumë se për shkak të moshës së thyer, për shkak të bujarisë së tij të pashoqe, fjalëgjetjes në oda e kuvende, në kafene e në ndenje luriane.

Në këto dy vektorë jetësorë, të ushqyer gjithmonë nga vrulli dhe pasioni i një personi të dashuruar me gjithçka luriane, jeta e Ndues lëviz në raporte kërkimi e plotërimi, që nga muhabetet e thjeshta tek qasjet dhe vizionet e tij për jetën.

Njerëz si Ndue Rajta ke qejf t’i takosh e ti bësh shokë e miq, të shkëmbesh me ta dy fjalë, të ndezësh një cigare duhan e të bësh dy para muhabet, në kafene, ulur, apo qoftë dhe në këmbë, ashtu kalimthi, siç e kanë zakon e traditë burrat fisnikë të Lurës sonë, kur shkëmbëhen me njëri tjetrin. I jam mirënjohës se ka marrë pjesë aktivisht në të gjitha veprimtaritë që unë kam organizuar me lurianët e mi, që nga veprimtaria për Dom Nikoll Kaçorrin, tek takimet e shumta të shoqatës “Lura jonë”, ku fjalët e tij, sugjerimet dhe vërejtjet e ngrohta dhe dashamirëse janë për mua një mesazh për të bërë më të mirën e mundshme për Lurën tonë të rrënjëve e të degëve, për të cilën ende punon e lufton me dinjitet e fisnikëri Ndue Rajta dhe bashkëmalësorët e brezit të tij…

Ikja e tij drejt amëshimit la pas një mungesë, mallin dhe kujtesën, si bashkëshoqëruese të një jete që ishte në shërbim të njerëzve dhe njerëzit do ta kujtojnë gjithmonë si njeri të mirë…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1