Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Përfaqësuesi i grave

Përfaqësuesi i grave

image Alfred Papuçiu

Në atë kohë në Nairobi u zhvillua konferenca botërore e gruas. I propozuan edhe Arbanit të shkonte me delegacionin e grave, meqë ai kishte një përvojë të madhe me organizatat ndërkombëtare. Kishte shkuar disa herë në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork dhe në disa konferenca të tjera ndërkombëtare  në Gjenevë, Paris, Vjene etj. Ai pranoi, natyrisht me dëshirën për të parë atë vend të bukur afrikan dhe jo për të dëgjuar fjalimet që shpesh herë janë monotone dhe nuk sjellin asgjë të re. Për të ishte më e lehtë puna se sa në komisionet e OKB-së ku duhej të dëgjoje me kujdes se dikush mund të permendte Shqipërinë për probleme akute. Mbi të gjitha, me të mbritur në Nairobi ai kishte dëshirë të dilte në natyrë, larg, si në një autostradë pa drita të kuqe. Cfarë bukurie ishte tek parku i madh me kafshët e egra, tek Giri-Giri ku ishin banorët indigjenë. Shoferin e kishin simpatik, nga Skrapari, një rajon në jug të Shqipërisë. Megjithëse Arbani e ngacmonte pasi i thoshte: "C'skraparlli je ti kur nuk shkon dot në hotel rrugës drejt (ishte me një drejtim) por duhet t'i biesh rrotull". I tregoja edhe historinë e kalit të Ali Pashë Tepelenës që kur e shpuri në Skrapar për t'ja dhënë të parit të vendit, ata e kthyen, sepse të gjithë ishin të parë. Skraparlliu babaxhan qeshte dhe nuk shprehte ndonjë shenjë mohimi.

Më e bukura ishte se duhej të përtypnin edhe fjalët e njërës prej bashkëudhëtarëve tanë...Shoferi skraparlli, me atë butësinë e thjeshtësinë e tij i bënte bashkëudhëtarët  edhe për të qeshur. Megjithëse tregu i Nairobit ishte plot, por fuqia blerëse e vendasve e ulët dhe çmimet shumë të arsyeshme për dikë që vinte nga jashtë shtetit, përsëri ai matej për të blerë. Arbani e ngacmonte: "Blije ore derëbardhë, se lirë është dhe qyl e ke, rroga të ecën dhe këto që merr këtu i ke të tepërta, zëre se nuk i kishe".

Një ditë, zonja bashkëudhëtare, po matej shumë për të blerë një palë këpucë, e skraparlliu me atë çiltërsinë e tij i tha: "Po bliji o shoqja... pasi qyl i ke". Të gjithë u shkrinë së qeshuri.  A i thuhej asaj zonje, siç i kishte thënë Arbani atij me shaka. Më e bukura ishte se kur do të largoheshim nga Nairobi dhe po përgatiteshim të hipnim në avion, ai tha: "Dje ka rënë një avion kur po nisej prej Nairobit". Bashkëudhëtarja u bë dyllë e verdhë…

Nejse. Por një nga ngjarjet më interesante ishte gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve. Shumica e delegacioneve përbëheshin prej grave, por kishte tek tuk edhe burra që i shoqëronin ato, si Arbani dhe një ambasador shqiptar nga një vend fqinj i Kenias. Konferenca vazhdonte dhe një ditë prej ditësh, kur kryetarja e konferencës thirri që të mbajë fjalën kryetaren e delegacionit të Koresë së Veriut, për çudi në tribunë doli një burrë. Të gjithë u habitën. Por ai kryetari i delegacionit të Koresë së Veriut, pa e prishur terezinë tha: "Të nderuar delegatë, unë përfaqësoj gratë e vendit tim..."

Ilaritet në sallë. Arbanit ju kujtua se edhe në vendin e tij në vitet e para pas çlirimit, në një qytet të vogël të jugut, dikush kishte mbajtur një fjalim, duke përmëndur fillimisht: "Ne gratë...".


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1