Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Nuk ka akademi ushtarake më të mirë se lufta

Nuk ka akademi ushtarake më të mirë se lufta

image Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi)

Nuk ka akademi ushtarake më të mirë se lufta

Dilaver Goxhaj

(Shpëtim Golemi)

 

Gjatë intervistave të zhvilluara në emisionin “debat plus”, të organizuara prej RT Dukagjini, enkas për Luftën e Koshares, gjatë muajve prill-maj 2019, me rasin e 20 vjetorit të asaj lufte, si dhe prej debateve përmes shtypit të shkruar dhe atij në fejsbuk, po vizatohet pak e nga pak përpara nesh  tërë kompleksiteti i Luftës në Koshare, e cila ka marrë emërtimin “Betja e  Koshares”. Debatet përmes librave, intervistave, analizave dhe komenteve, të cilat kanë ardhur gjithnjë e më shumë më të plota, tash kemi mundësi t’i ndajmë faktet nga manipulimet, duke u bërë gjithnjë e më shumë sa më i qartë realiteti i Luftës në Koshare. Sa më shumë që arrijmë ta kapim lidhjen e brendshme të ngjarjeve të atyre 65 ditëve të luftimeve të atjshme mbrojtse, aq më shumë habi kanë ngjallur shkaqet se pse u kalua në mbrojtje nga ato forca dhe si është e mundur që edhe pse  e vetëndryshuan deryrën e ngarkuar, janë bërë e bëhen përpjekje të shpallet Br.138 “Agim Ramadani” si çliruesja e Kosovës e “që ka bërë luftën më heroike nga e tërë Ushtria Çlirimtare e Kosvës”! Kjo propagandë hilanjoze ka arrit të krijoi në popull, sidomos në rradhët e politikës, përshtypjen se po të mos  kishte ndodhur Lufta në Koshare, vështirë se do të kishte fituar lirinë Kosova dhe vështirë që të përmendej me respekt tregërmshi “UÇK”; pavarësishtë se lufta në Koshare nisi 17 ditë më vonë pasi kishte filluar bashkveprimi luftarak midis Aleancës më të madhe Ushtarake Botërore, NATO-s, me tregërmshin: “UÇK”, (Ushtria Çlitimtare e Kosovës). 

Edhe unë si dhe ju kolegët e Luftës në Koshare, kam dalë prej furtunës së asaj lufte me disa ide. Prej kur ajo luftë mbaroi, kam filluar të jetoj duke menduar me kokë dhe jo me zemër. Por te një pjesë e juaj, drejtues të Br.138 “Agim Ramadani”, po vërej se vijoni të jetoni duke menduar me zemër dhe jo me kokë. Kur jeton me kokë dhe jo me zemër, i peshon dhe i analizon më objektivisht pasionet dhe veprimet, si të tuat edhe të të tjerëve, me një kureshtje të ftohtë; kur jeton me kokë, brenda vetes qenkan dy njerëz: njeri jeton, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, tjetri mendon dhe e gjykon atë. Ai “tjetri” më thotë të gjykoj me qetësi gjithë atë luftë që pashë e jetova si dhe vetëlavdërimet tuaja. Dhe ai “tjetri” më sugjeroi të krahasoj luftën tuaj në Koshare me luftën që ka zhvilluar një brigatë tjetër e UÇK-së. Dhe më sugjeroi të marr për krahasim Br.121 “Iemat Jashar Kumanova”, e cila, më falni, por qëndron mbi Ju, pavarësishtë se e lënë në hije dhe e pavlerësuar, sikundër jeni vlerësuar ju. 

Cili është motive i këtij krahasimi? Dëshira për t’i parë gjërat siç janë, dhe për të gjetur  faktet e vërteta tek veprimtaria luftarake e secilës prej këtyre dy njësive luftarake, për t’i ruajtur ato për përdorim nga brezat pasardhës. Ky krahasim bëhet edhe për të demontuar propagandën tuaj të ethshme për minimizimin ose mohimin e kontributit të njësive të tjera luftarake të UÇK-së, propagandë e nisur prej mbarimit të luftës dhe vijon ende. 

Ndonse jam fare i panjohur për ju, si dhe kam pasur fatkeqësinë të meritoj zemërimin tuaj, ngaqë u jam dukur mohues i vlerave tuaja, por këtë e bëj që ju, drejtuesit kryesorë të Br.138 “Agim Ramadani”, të njihni veprën e vërtetë luftrake tuajën, për të mësuar se si ka vepruar një simotër e formacionit tuaj luftarak; dhe jo të asgjësoj iluzionet tuaja të ëmbla. Këtë krahasim e bëj vetëm e vetëm që të kemi kënaqësinë e një shpirti të ri, i cili të na fali kënaqsi të pakufishme mes veti dhe jo duke mbivlerësuar secili vetveten. Këtu nuk ka ligësi, por drejtësi. Vetëm atëherë kur njeriu arrin të njohë vetveten krejtësishtë, atëherë ai mund të vlerësoi qoftë edhe  drejtësinë hyjnore. Në qoftë se nuk sqarohen çështjet sot, në qoftë se nuk kërkojmë që këto gjëra të kristalizohen sot, me qëllimin e mirë që të gjithë të dinë se kush ka qenë, ç’ka qënë dhe çfarë ka bërë, atëherë populli nuk do të dijë kurrë se nga t’ia mbajë.  

Nga çdo pikëpamje që ta shikosh veprimtarinë luftarake të Br.121 “Ismet Jashar-Kumanova”, (që unë po e marr për krahasim me Br.138), ajo është një spektakël që vështirë se mund t’i gjendet shoqe në tërë luftën çlirimtare të Kosovës po të kemi parasysh: territori ku ajo brigadë u ngarkua me detyrë të organizonte mbrojtjen pozicionale aktive të paramenduar është shumë i diskutueshëm dhe tepër i gjerë; fronti i saj që ishte tepër i shtrirë dhe shumë i thyer ku kalonin vijat mbrojtëse; masa e madhe e ushtrisë të rregullt armike; një lloj mbrojtje në rrethim të gjatë e cila zor se mund të mbështetej në ndonjë bazë organizative që kishte ekzistuar më parë gjatë gjithë periudhës shtatëmujore masive të luftës në Kosovë; pa financat e nevojshme të mëdha për një mbrojtje të tillë me luftime të përditshme e në atë terren malor të populluar, e mbështetur krejtësishtë në popull; mënyra e udhëheqjes së saj dhe parimet e përgjithshme taktike të zhvillimit të atij luftimi 5 mujor (260 ditë) në mbrojtje aktive; një mbrojtje e përhershme pozicionale aktive nënjë luftën guerile, rast i paprecedent – të gjitha këto janë një gjë krejt e re për historinë e Kosovës dhe për historianët ushtarakë shqiptarë. 

Duke ruajtur gjithë institucionet drejtuese të luftë dhe popullsinë e 35 fshatrave, kjo brigadë e mësoi atë popullsi në të njëjtën kohë me shërbimin në front, pa e vënë përpara rrezikut dhe situatave të rënda. Njëkohësishtë kjo brigadë, nën kujdesin e drejtpërdrejt të Shtabit të Përgjithshëm shfrytëzoi me mjeshtëri të rrallë armëpushimin e njëanshëm të tetorit 1998, për të siguruar rezerva materiale e ushqimore për një kohë të gjatë lufte në rrethim, të cilat, të menaxhauara me mjeshtëri nga i palodhshmi dhe i kujdesshmi Idriz Hyseni, (ekonomati i SHP), bëri që kjo bigadë ta realizoi detyrën, si dhe shpëtoi gjithë atë popullsinë nga uria kur në Malet e Berishës u grumbulluan mbi 150.000 popull në muajt mars-prill 1999.

Sigurisht Br.121 “Kumanova” nuk mund të matet me kutin e një brigade këmbsorie të një ushtrie të rregullt e me përvojë luftarake, sikundër ishin brigadat e armikut; qoftë edhe me një brigadë të një ushtrie të rregullt pa përvojë luftarake. Por ama, ia doli ta përballonte ushtrinë e rregullt serbe. Këtë e arriti duke i shpërndarë komandatët me përvojë luftarake shtatëmujore në çdo batalion; mori nga brigadat e tjera luftëtarë të vjetër dhe i futi në çdo skuadër, togë e kompani; ditët e luftimit vullnetarët e rinj futeshin në skuadra, toga e kompani të përbashkëta  me veteranët dhe, si të thuash, inkuadroheshin brenda tyre. Pa përvojën e veteranëve të njësiteve të para të fillimvitit 1998, organizimi i mbrojtjes nga Br.121”Kumanova” do të kishte kërkuar shumë më tepër kohë e sakrifica dhe ndoshta do të kishte më shumë humbje.

 

 


LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1