Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Dylqinja e Xibrakës, i shkruan kalorësit fytyrë menderosur: Jam e jotja deri në…

Dylqinja e Xibrakës, i shkruan kalorësit fytyrë menderosur: Jam e jotja deri në…

image Dylqinja e Xibrakës, i shkruan kalorësit fytyrë menderosur: Jam e jotja deri në…

 

Dylqinja e Xibrakës, i shkruan kalorësit fytyrë menderosur: Jam e jotja deri në…

 

Fort i ndrituri Kalorës i fytyrës së menderosur!

Jam e jotja Dylqinjë e Tironës që po të shkruaj nga Xibraka.

Leshlëshuar e mallpërvëluar nga “malli” me fuçi boliviane, jam tu i fut një poezi me vizë të gjatë, anës Shkumbinit e palarë, pranë Laboratorit e pandarë.

E mësuar me qederet e paprera të gjermonve n’dogana, por e pazonja për të përball tortyrën e vuajtjes tate dhe frikës tate prej protestave, po çirrem ekraneve për qashtërsinë e llumit e llucës sonë, o zemërplagosuri i organizatës sonë.

Po Xibraka është e bardhë si shkaba në fushë të zezë, siç e ka thanë …. harrova…., siç e do Rilindja jonë e përdalë e jo kot më kot si këto që i bëjnë filma, o i mallosuri im!

Na ka pjell lekë të bardha për vota të zeza o i vrerosuri im!

E nxirre kamën prej millit me e nda mirë mallin si me vizore.

Me Bild-in mos u merr se i fus një tymosje e ricitoj për qef unë.

Në daç të më ndihësh, jam e jotja deri në blerjen e votës së fundit, në mos, po bëj si të dojë qefi, vetëm pushtetin mos na e dorëzo se e kemi ble e kemi vesh me të bardha o dhjaksi ynë trim!

Jotja gjer në karrike

DYLQINJA E TIRONËS

(Letër e Dylqinjës së Tironës nga Xibraka.- Nga Luçiano Boçi.)

 

Comments (1 posted):

on 17/05/2019 00:05:49
avatar
Eshte e veshtire satira , per ta shkruar dhe per ta kuptuar. Tema te tilla,jane edhe me te veshtira . Kjo trajtese mund te dilte shume me sakte, po te ishte proze e drejtperdrejte . Keshtu nuk eshte as mish as peshk . Ky portal nuk duhet harruar , qe eshte kryesisht letrar . Zgalem

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1