Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Mbi shpresën

Mbi shpresën

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Mbi shpresën
Astrit Lulushi

Kur njeriu humbet shpresën, humb çdo gjë - në vend që të lehtësohet siç ndodh kur një enë a një thes zbrazet - ai ndjen një barrë të rëndë, që është përgjegjësia ndaj vetes dhe të tjerëve që varen prej tij. Njeriu mbahet në këmbë nga një balancë e çuditëshme midis forcës së ndjenjës që buron nga brenda, dhe forcës së veprimit të jashtëm. Shpresa gjithashtu është një lloj profecie, nëpërmjet së cilës njeriu parashikon të ardhmen e tij; varet nga veprimi që kjo profeci të përmbushet ose jo. Të kesh shpresë do të thotë të jesh profet, të paktën i vetes. Çdo njeri e ka këtë aftësi nëse ka shpresë. Imagjinata është shpresë, po ashtu edhe fantazia. Ushqyerja e fantazisë është si ushqyerja e trupit, por, për t’u plotësuar, asaj i duhet të ketë grumbulluar shume material a përvojë nga bota e jashtme, nga jeta; dhe është ky ushqim nga i buron e gjithë forca, e cila, kur vjen koha, manifestohet si shpresë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1