Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | NJË JËTË KUSHTUAR KOMBIT SHQIPTARE

NJË JËTË KUSHTUAR KOMBIT SHQIPTARE

image Sami Repishti

 

NJË JËTË KUSHTUAR  KOMBIT SHQIPTARE

Kushtuar ,Prof.Sami Rrepishti 

ATDHEU NUK MË KA ASNJI FAJ. EDHE SOT UNË THEM:

 “SHQIPËRI MË JEP NDER ME JEP EMNIN SHQIPTAR”! 

Për të Nderuar jëtën dhe vepren e shqiptarit Vigan, Prof.Sami Rrepishti i cili gjithëçka jetën,familjen dhe pasurine e vuri në shërbim të Kombit Shqiptare,me rastin e 94 vjetorit lindjes tij.

Po e filloje këtë reportazh me një thënje të Prof.Nderuar Sami Rrepishti ,gjatë  një interviste dhënë Kryeredaktorit të Gazetës”Dielli” Z, Dalip Grecatheksoi :

 ,,Atdheu nuk më ka asnji faj. Edhe sot unë them: “Shqipëri më jep nder me jep emnin shqiptar”! Dallimi në mes të tri diktaturave ashtë vetëm nga ngjyra. Të tria kanë nji objektiv: shtypjen e individit, heqjen e lirive personale, dhe forcimin e konformitetit të shoqënisë, ku çdo qytetar ashtë vetëm nji “objekt” që shërben “partinë” dhe asgja ma shumë. Unë kam përjetue të tri diktaturat dhe me humbje të mëdha: babai ka qenë viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë u ekzekutue nga nazistët gjermanë; nana, vëllau e motra u internuen në Berat dhe në Tepelenë. Unë, student 21 vjeçar, jam torturue randë, kam vuejtë dhjetë vjet në burg dhe jam arratisë me rrezikun e jetës…,,

 Profesor Sami Rrepishti lindi në qytetin e Shkodres më datën 6 prill 1925në një familje me tradita të mëdha atdhetare e potriotike , dy prinderit e tij ishin,Hafiz Ibrahimit dhe Hava Bushatit .

Ndoqi mesimet  në shkollën fillore “Oso Kuka” ,pastaj perfundoi me rezultate të larta gjimnazin e Shkodres. Ne vitin 1942 pasi kishte përfunduar maturën ,me konkurs  fitoj një burse të Ministria Arsimit për të vazhduar shkollen e Larte në Fakultetin e Historisë të Firences, Itali.

Persekutimi i familjes Rrepishti filloje ne vitin 1943 ku në fshatin e tyre të origjinës Rrepisht të Malësis Madhe të krahinës të Shkodres ,autoritetet fashiste e arrestojnë të atin atdhetarin  Hafiz Ibrahimit ,për shkakë se kishte strehuar nipin e tij i cili kishte ide komuniste dhe pasi e  torturojnë rëndë  i ati i tij vdes nga toturat e autoriteteve fashiste   me datën 29 shtator 1943.

Por persekutimet ndaj familjes atedhetare Rrepishti nuk kanë të ndalur dhe kështu në muajn maj të 1946 mori pjesë në varrimit e Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçi dhe vetem pak muaj me vonë me  datën 22 tetor 1946, e arrestojnë forcat e sigurimit të  shtetit komunist dhe e akuzojnë me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Pasi e mbajnë 14 muaj në hetuesi e denojnë me 15 vjet burgë.

Pasi vuajti 10 vite burg nëpër burgjet e sistemit komunist ,ai në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe pas burgu dtyrohet të punojë si puntore krahu në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike të Shkoderes.

Ja konkluzioni i tij i thelluar si i mbijetoje me rezitencen e tij burgjve komuniste , në intervistën dhënë Gazetes  Dielli ai thekson : ,,Rezistenca e “bashkëvuejtësve” ka qenë elementi themelor i guximit tonë me rezistue si ata, mos me u turpënue, mos me u dorëzue, me shpresue në ditë ma të mira edhe në netët ma të vështira të jetës së zezë nën torturë. Bashkëvuejtësit e mi: ata janë herojt e mi, ata meritojnë falënderimin tim, sepse ata më mbushën me shpresë dhe me guxim tue ndjekë shembullin e tyne në moshën 21 vjeçare…,,

Me datën 22 gusht 1959 arratiset në Jugosllavi ku si emigrant politik izolohet; pastaj përfundon në kampin e refugjatëve të Gerovës, Kroaci,nga i cili më daten 1 shtator 1961, arratise dhe vendoset në Trieste,Itali  në kampin e refugjatëve San Sabba, ku  fitoi të drejtën e azilit politik. Pasi qëndërojë 6 muajë në kampet e Capua-s dhe Latina–s, pranë Napolit dhe Romës,  më daten 9 prill 1962, emigroi për në ShBA.

 Në 25 vjetorit e shoqates Atdhetare  “Vatrës“, takon edhe  idelogun e revolucionit Qershorit të  të vitit 1924 mikun e babait tij  poetin e madh  atëdhetarin Fan S. Noli.

Në vitin 1968 merr nënshtetësin amerikane dhe pastaj vazhdoi studimet në  Universitetin Amerikane ,ku  në vitin 1977 përfundoi Doktoraturën në Departamentit e Frëngjishtës në City University of New York .

Pastaj për  gjatë  25 vjeteve  ka kryer detyra të rëndësishme duke filluar nga detyra e pedagogut në kollege-t amerikane.,pastaj qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja, për shkollat e qytetit Malverne, Neë  York, kordinator i programit për studime të avancuara, Lice-University, Adelphy, Garden City, NY, 1976-1991, dhe po aty pedagog i jashtëm.

Prof . Samiu e kishte ëndërr të shikonte Kosovën e lirë dhe kështu  në muajn prill të vitit 2000 ai ralizon ëndërrën e tij të vjetër duke vizituar Kosovën e çliruar nga pushtuesit e huaj. Ja se me durim e Fisnikeri ai e spjegon kush ka qënë dhe është edhe sot qëllimi i jetës tij . Në interviste dhene Gazetes Dielli ai Theksoi.,,Unë jam akoma i bindun sot, 72 vjet ma vonë, se mbrojtja e jetës, dhe dinjitetit të çdo qenie njerëzore ashtë detyra ma e naltë dhe misioni ma fisnik i çdonjenit nga ne, sot dhe nesër. Përsa kohë që ka burra, gra, fëmijë të pafajshëm që vuejnë për çdo arsye qoftë dhe në çfarë do mënyre qoftë, duhet të jetë detyra e çdonjenit nga ne me luftue këte të keqe pa kompromis. Çdo spjegim, çdo justifikim me i ikë kësaj detyre të shenjtë nuk ka vlerë. Çdo gja tjetër ashtë e dorës së dytë. Respekti për jetën dhe dinjitetin e çdo personi ashtë në krye të listës së detyrimeve tona në jetë. Nji parim themelor i këtill na frymëzoi edhe në burgje e kampe pune të detyrueshme, dhe krijoi nji lëvizje solidariteti me ata që vuejshin ma shumë se na: me ndihmue, me përballue së bashku, me qetësue shpirtrat e trazuem, me ngushëllue ata që nuk ngushëlloheshin, e kështu me rradhë…!,,

Sot jeton dhe është mirë më shëndet  këto ditë ka  mbushur 94 vjet ,por ne shqiptarët kudo që jetojmë  është simboli i shqiptarit të Madh atëdhetarë  të pa mposhtur i cili sfidoi tri diktaturat më të më dha të shekullit XX ,diktaturën fashiste diktaturën naziste dhe diktaturën  komuniste.

Por asot në 94 vjetorin e lindjes tij ai po jep Kontribute tjeter ,Madhore për brezin e ardhëshem ,ai këto ditë i dhuroj Bibloteken e tij personale brezit te ri të , femijeve të  emigrantve shqiptare të  lindur ne ShBA, Lidhjes së Shkrimtarve  Shqiptare Amerikane  në   ShBA.

Ky gjest i tij Fisnik ,flet vete dhe nuk ka nevojë për komente  ,Profesor Samiu është shembulli i intelektualit rrallë të atdhetarit vetimatarë i cili vuri gjithëçka ,pasurin,familjen ,jetën e tij për të mirën e Kombit vetë Shqipërisë,që ne shqiptaret sot  të  jetojë si Kombet e tjera të  qytetruera në paqe dhe  qetësi.Duke vlersuar kontributin madhore për Shqiperine Z.Peter R.Prifti, autor dhe historian ka theksuar  ,,…Për mendimin tim, prof.dr .Sami Repishti qëndron në krye të intelektualeve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”.

Prof.Samiu Rrepishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar.  Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty Internationalnë ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar. Ne vitin 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”. Në nëntor 1982, me Arshi Pipënorganizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve evropianë dhe amerikanë, duke i bërë edhe peticion Pjesëtarit të Parlamentit Evropian Otto von Habsburg. Punimet e Konferencës janë botuar në librin “Studies on Kosova” (C.U.P.1984). Në vitin 1978, shoqërinë “Kosova Relief Fund, USA, Inc.” për ndihmë financiare familjeve të persekutuara në Kosovë, fondacion të cilit i qëndroi në krye gjer më 2000. Për më se dhjetë vjet ka mbajtur rubrikën mbi Kosovën për gazetën Dielli.  Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Ëashington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i ShBA-së Mr. Ëilliam Jeferson Clinton (1993). Është bashkthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), bashkthemelues i American Friends of Albania e sekreta i saj (1992-1996), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC 1996) dhe president i parë (1996-1998) - grupi i lobimit më me ndikim në Ëashington D.C. Vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. 

Mirënjohje për sakrificat sublime  për Shqipërinë .Por dhe i Urojme sot shendet dhe jetë të gjatë Profesorit të Nderuar ,Viganit të Kombit Shqiptarë, Prof.Sami Rrepishti në vitin 94 të lindjes tij.

Tiranë me, 6 Maj 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1