Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Ndahet nga jeta mesuesi novator Hysni Haderi nga Tatzati i Delvines.

Ndahet nga jeta mesuesi novator Hysni Haderi nga Tatzati i Delvines.

image Hysni Haderi

 

Ndahet nga jeta mesuesi novator Hysni Haderi nga Tatzati i Delvines.

Hysni Haderi lindi këtu ne Tatzatin e tij të dashur, me 24 Qershor 1933. Ishte një kohë mjaft e trazuar dhe një gjëndje ekonomike mjaft e veshtirë. Hysniu ishte djali I vetëm, në mes të katër motrave: Sarasë, Merushes, Rafesë dhe Merifasë, Mitati dhe Gjulua,i rritën këta femijë me veshtirësi të mëdha por i nxorrën në dritë me dinjitet. Hysniu mësimet e para fillestare i mori ne Sasaj dhe në Tatzat, ndërsa ato unike në Delvinë. Në vitet '50-të, të shekullit të kaluar kreu me rezultate të larta shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" në Tiranë. Nuk mundi ti vazhdojë më tej studimet e larta jashtë shtetit, për shkak të biografisë së asaj kohe dhe ndërhyrjes së disa elementëve dashakeqës e shumë të ligj nga fshati. Por vullneti dhe këmbëngulja e tij e palëkundur, bënë që të titullohej" mësues" duke mbaruar shkollën pedagogjike të Gjirokastrës. Punoi në të katër anët e rrethit të Sarandës dhe të Delvinës, si dhe brenda në këto qytete.

Më shumë, deri sa doli në pension, punoi në zonën e Rrëzomës dhe në vëndlindjen e tij në Tatzat deri sa doli në pension.

       Hysniu, kudo që punoi, la gjurmë të pashlyeshme, të një kuadri te kualifikuar, të zotin dhe të papërkulur. Manifestonte një mjeshtëri profesionale shumë të lartë dhe një përgatitje dinjitoze për kohën. Për këto merita ai u dekorua nga Kuvendi I Shqipërisë I asaj kohe. Por, Hysniu ishte edhe një artizan dhe piktor I zoti. Punimet e tij në keëtë fushë bënë një jehonë të madhe në atë kohë, duke u marrë si model dhe pervojë e madhe në konferencat dhe seminaret metodiko-shkencore që organizonte seksioni i arsimit i rrethit dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Kishte simpati të madhe në kuadrot drejtuese të Partisë dhe të pushtetit të asaj kohe, edhe të nje rrethi kuadrosh e shokësh, në rreth e më gjerë.

      Në vitin 1967,gazeta "Zeri I popullit", në një shkrim ku analizohej veprimtaria e punonjësve të arsimit, veçanërisht në fshat, një vend të rëndësishëm, zinte edhe puna e palodhur dhe e përkushtuar e mësues Hysniut. Qysh atëherë, autoriteti dhe admirimi për punën e tij, u rritën dukshëm. Vec këtyre, ajo që e bëri të pavdekshme punën dhe talentin e tij, ishte projektimi dhe prodhimi I hartes se Shqiperise, ne reliev për nevojat e mësimit konkret të Gjeografisë. Dhe kjo hartë u prodhua për herë  të parë në Tatzat të Delvinës, për herë të pare në të gjithë Shqipërinë dhe për herë të parë vetëm e vetëm nga i talentuari Hysni Haderi. Nga ky mësues duarartë dhe piktor i talentuar, mori pervojë, Ndërmarrja e Mjeteve Mësimore e Sportive "Hamid Shijaku", të cilat pastaj u prodhuan në plastikë në seri, por pasi Hysniu kishte kompletuar të gjitha shkollat e rrethit. Kështu ky mësues i palodhur e novator, u be një figurë shumë e dashur për nxënësit, prindërit dhe gjithë shoqërinë. Ky mësues me penelin e tij të artë të piktorit, u bë shumë i njohur në fushatat dhe ekspozitat e emulacionit të asaj kohe. Por, veç këtyre, Hysniu ishte edhe një parodist i shkëlqyer. Vjershat e tij satirike të kënduara nga artistët amatorë anekënd rrethit, janë e do të mbeten një model i një skenaristi e libretisti të talentuar të estradës e teatrit. Hysniu ishte i gjithanshëm edhe si veprimtar shoqëror. Kudo që ka qenë nevoja, atje ku e ka kërkuar fshati, Hysniu ka qenë atje: si:në ndërtimin e hidrocentralit të fshatit, me 1958,në ndërtimin dhe kompozimin e muzeut të fshatit me 1974, në ndërtimin e ujësjellësit; në hapjen e shkollës 8-vjeçare në fshat, e në shumë veprimtari të tjera në Tatzat, në këtë fshat me sedër dhe të etur për dituri, kulturë e përparim njerëzor.

Të nderuar miq e të dashur! Jeta e Hysni Haderit, është një jetë plot punë, përpjekje e dinjitet. Prindërit e tij, Mitati e Gjulua (ose siç i flisnim :Lelua) rritën e shkolluan katër vajza dhe njç djalë! Por edhe ti, Hysniu ynë i dashur, linde, rrite dhe edukove pesë femijë, por katër djem e një vajzë, po aq të shkolluar.

I dashur vëllai ynë Hysni! Ti erdhe në jetë në një ditë të bukur qershori dhe ike në një ditë të bukur prilli e maji! Ti erdhe dhe ike në stinën e bukur të pranverës, nën një qiell të pastër, plot ngrohtësi e dritë. Dritë ta bëftë Zoti, o vëllai ynë, Hysni! T'u bëftë sheqer balta e vëndlindjes! U prehtë zemra e shpirti yt në paqen e përjetshme!

Lamtumirë!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1