Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | HAIKU I POETIT NASHO JORGAQI

HAIKU I POETIT NASHO JORGAQI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nasho Jorgaqi

PROLOG
Haiku në fillimet e tij ishte një kompozim poetik festiv me stinët në vargje, që autori mund ti ndryshonte sipas dëshirave dhe fantazisë së tij. Fakti që e shkruanin mbi 10 milion japonez haijin, tregon se kishte hyrë në jetën e tyre si lojë fjalësh që zhvillohej në stinën e korrjeve, ose të mbjelljeve. Përbëhej prej pesë vargjesh-5-7 -5-7- 7 rrokjesh dhe ishte i lehtë për tu shkruar. Poezitë shkruheshin pa titull, pa lidhëse; pra kishim të bënim me një anarkizëm poetik që më vonë e morën përsipër poet të mirëfilltë, të cilët vërtetë ruajtën formën dhe hapësirën ndërmjet fjalëve, por dhe e pasuruan me brendi dhe figura letrare; e  mblodhën nga 31 rrokje, në 17 rrokje; nga 5 vargje  në 3 vargje. E pasuruan këtë lloj poezie me dhimbje dhe shqetësime, se jeta nuk ka vetëm gëzime. Tani më me fizionominë e saj të plotë, kjo lloj poezie sa moderne aq dhe klasike lëvizi pothuajse në gjithë botën dhe së fundi në vendin tonë; po si u trajtua nga poetët tanë? Le ta shohim nëpërmjet PËSHPËRITJE-S të poetit Nasho Jorgaqi.  

                  HAIKU I POETIT NASHO  JORGAQI 

Haiku; ose Vargu i këndshëm (e përktheva unë nga greqishtja,) është një mënyrë të shkruari nga krijues që duan të përcjellin mendim, arsyetim, përvojë dhe humor të hollë. «Aq e egër ishe atëherë /Sa flokët s’ t’i prekja dot:/ Mendoja: a qethet luani?» Shkruan shkrimtari , skenaristi, hulumtuesi, studiuesi dhe poeti ynë doktori i shkencave Nasho Jorgaqi. Të tre këta komponent; mendim, arsyetim dhe përvojë,  janë domosdoshmëri e ecurisë mendore njëkohësisht një privilegj i krijuesve të guximshëm që duan të na sjellin të shkuarën të ri-paraqitur  «Më vjen të ndez një qiri /Për ato vite të shkuara/ Që më bënë ky që jam» shkruan poeti. 
Kësaj radhe, mendimi arsyetimi dhe përvoja krijuese të hedhura  në letër nëpërmjet një forme të re poetike të poetëve japonez,  i afrohet lexuesit shqiptarë  prej  një 17 rrokshi të ndarë për theksim  në tre vargje. Në rastin konkret poeti ynë i ka qëndruar besnik themeluesit të kësaj forme moderne Masaoka Siki, ( emri i vërtetë Maçuo Basόi cili gjithashtu formoi  termin Haiku,
«S’ka nevojë për tinguj ajo valle/ Muzikë është trupi i atij burri/ Që valëvitet si flamuri nga era.»- këndon poeti.
 Shpesh poeti ynë në Haikun e vet ka theksuar mendimin. Po ç’ është mendimi në vargjet që poeti na e ka sjellë me aq ngrohtësi? Zbulimi i tipareve dhe njohuri e mirëfilltë poetike. 
«Heq rrobat e verës, vesh ato të dimrit/ Ndërrojnë stinët e vitit, ikin stinët e jetës/ Të gjitha mbi trupin tim;» thekson profesor Jorgaqi. Këtu mendimi lejon lexuesin të interpretoi botën ashtu siç e jeton. Përderisa mendimi fshihet pas veprimesh njerëzore poeti na mëson se «Vetëm flladi i pranverës/ Luan me petalet e mollëve/ Dhe i bën të vallëzojnë gëzueshëm.» A nuk është ky një sinqeritet i mendimit poetik? Në Pëshpëritje-t e tij, Nasho Jorgaqi hedh dritë të re mbi mendimin nëpërmjet poezisë sa moderne, aq dhe klasike   ‘Haikut’ dhe trondit interpretimin hokatarë të fillimeve të tij.
Vijmë tek arsyetimi poetik:
 Arsyetimi është një formë specifike e argumentit logjikë në të cilën fjalia e fundit vjen nga dy ose më shumë fjalive të tjera. Në rastin konkret vargu i tretë vjen pas dy vargjesh të tjerë. «Mjafton një zë i largët/ Të të hedhë papritur / Në kohë të harruara.» Cila është arsyeja që e frymëzoi poetin për këtë mendim filozofik dhe fjalëpakë? Ndihmuan dijet dhe  jetëgjatësia e autorit, që s’ është gjë tjetër veçse një jetë e provuar? 
Aftësia krijuese i  ka dhënë αuτοrit një favorizim të “mbi natyrshëm.“ Ai përcakton fatin e vet dhe si i tillë, i nënshtrohet arsyes. Arsyeja si bij e mençurisë dhe motër e urtësisë dhe e kujdesit, është  cilësi e poetit Nasho Jorgaqi. Krijuesinëpërmjet këtij komponenti dhe një gjuhe të përtëritur,  na njeh me botën që na rrethon pothuajse në të gjitha imtësitë e saj. Një gjuhë përtëritet dhe merr vlera nga karakteristikat gjuhësore. Këto të fundit bëjnë që lexuesit të dallojnë librin e një krijuesi, nga një libër  i një jo krijuesi.* (Për Arsyen si komponent, kam shkruar dhe një herë tjetër në një esenë time.) Mirëpo poezia jo gjithmonë e pranon arsyen se arsyen poetët  e kanë sjell të  thatë, formale, dhe shpesh ndëshkuese. Në Pëshpëritje-t e Nasho Jorgaqit  arsyetimin e  çdo rrëfimi poetik e gjejmë të lëngshëm. Për humor, do të bëj një shtojcë. Njëherë u ndodha në një manastir ku mësova se gratë e veja shkonin shpesh për tu rrëfyer. Cila ishte arsyeja?! Njeriu i përkushtuar te Zoti kishte buzë të lëngshme. «Vërtetë, nuk shkrove asnjë varg/ Po ti poet mbete tërët jetën/ Fjala të këndonte në buzë » do ta ilustroja unë shembullin tim, me këto vargje të poetit.
Vijmë te përvoja , e cila nuk është gjë tjetër veçse vlerësimi i autorit  për botën që e rrethon.  Nëpërmjet një mendimi  filozofik, profesor Jorgaqi shkruan:  «Erdhi dita dhe plepi u plak  / Emri yt gdhendur në trung/ U rrudh si fytyrë e rreshkur.» Pra përvoja poetike në rastin konkret është njohuria + talentin që bazohen në dhuratën që të ka bërë natyra dhe në vëzhgimin ose praktikën e fituar duke u mbështetur në themeluesit e poezisë moderne  si Remboja, Guliam Apolinaire, Paul Eluard, Odisea Eliti, të cilët mësuan duke studiuar paraardhësit; pastaj provuan talentin e tyre dhe krijuan rrugën e tyre. Në rastin konkret, poeti Nasho Jorgaqi nëpërmjet një shtegu të shkelur më parë nga gjigandi i shekullit të kaluar Masaoka Siki, krijoi fizionominë e vet dhe e vendosi veten në kështjellarët e poezisë moderne. Haiku i poetit Jorgaqi është një kalivë e ndërtuar me gjethe bananas nga e cila u ngritë pseudonimi i poetit të madh Japonez. 
Mendimi im për këtë libër me poezi aq të çmuara, duhet të ishte më i pasur, por fatkeqësisht koha e shkurtër nuk ma lejoi. Dëshiroj që nderimet për krijues si profesor Jorgaqi, të jenë më të organizuara dhe jo me pengesa nga njerëz cinik disa prej të cilëve ne krijuesit shqiptar këtu në Athinë jemi përpjekur tu tregojmë vendin dhe ua kemi treguar.
I uroj Z. Nasho Jorgaqi ditë të bukura në Athinë dhe u largoftë me Akropolin në zemrën e tij. Edhe një herë urime! 

Vasil Klironomi. 


Comments (1 posted):

myslim maska on 17/03/2019 17:26:17
avatar
Nje analize realiste, "shkencore" e kocentruar dhe vizionare per 'Haikun" e prof. dr. Nasho Jorgaqit dhe per haikun ne permasa boterore.
Urime Klironomit.
URIME Prof.dr. Nasho Jorgaqit.

P.S.
Perkthimin ne greqisht nga perkthyesi i ri i talentuar(Njohes shume i mire i te dy gjuheve shqip greqisht) Aris Kacalidhas, me befasoi!
I krahasova.Tingellojne me bukur ne greqisht, sipas meje.
Urime Ari.Eshte nje nderim i madh qe i beni Prof.Dr. Nasho Jorgaqit.
Faleminderit.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1