Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | ,,SANXHAKU I SHKODRES NË VITIN 1614,,

,,SANXHAKU I SHKODRES NË VITIN 1614,,

Font size: Decrease font Enlarge font
image HYSEN S.DIZDARI

 

VLERAT HISTORIKE TË LIBRIT RI  ME TITULLE

,,SANXHAKU I SHKODRES NË VITIN 1614,,

TE STUDJUSIT DHE ATDHETARIT SHQUAR,Prof.LUTFI ALIAJ

NGA HYSEN S.DIZDARI                          

Tirane me 12.02.2019

Këto ditë doli nga shtypi libri i ri i studjusit dhe Atdhetarit Prof.Lutfi Aliaj. me titulle,,SANXHAKU I SHKODRES NË VITIN 1614,,

Libri është shkruar me vertetësi të madhe duke u bazur në fakte konkrete historike siç janë , relacione  e diplomatit Marian Bolica  të vitit 1614 ,me detyrë si diplomat i shtetit Venedikut ,në Sanxhakun e Shkodres.

Marian Bolica ,Profesor i retorikes ,diplomati i shtetit Venedikut ,rrjedhte nga familja e njohur shqiptare Bolica me origjinë nga Kotorri i cili në vitin 1614 i ngarkuar me pune nga shteti i Venedikut  vizitoj të gjithë sanxhakun e Shkodres ,ku arriti të mbante shënime të detajuera për çdo qytet dhe fshat.Me rastin e ketij udhëtimi ai arriti të mblidhte të dhëna të sakta mbi të gjtha qytet dhe fshatrat e përfshira në sanxhakun e Shkodres.

Ky liber jep të dhëna të hollësishme mbi  demografin e popullësise ,por edhe per gjeografin,malet ,lumejt ,fushat ,floren dhe faunen si me poshtë:

Numrin e popullsisë,

Numrin e shtëpive për çdo qytet dhe fshat

Numrin e burrave të armatosur

Llojet e armëve që kishin në perdorin në vitin 1614

Të dhëna mbi përberjen etnike të fashaterave e qyteteve,

Te dhena mbi përhapjen e besimeve fetare dhe obektet të kultit si kisha dhe xhami.

Libri sjelle fakte të reja për kryengritjen e malsorve të fiseve të mbi Shkodres kundër pushtuesve otoman të vitit 1612-1613 të udhëhequr nga malësorët e  fisit KELMENDIT .

Në faqet e këtij Libri sjell fakte të reja historike mbi luften dy vjeçare të malsorve të Kelmendit ,të Kuçit të Hotit ,të Grudës të cilat e detyruan komandën e ushtrisë otomane të firmoste marveshjen e armëpushimit dhe të shkembimin të robrve.

Me daten 10 tetor 1613 ,malsorët trima të udhehequr nga Fisi i Kelmendit ,arritën pas shume luftimeve,145 vite pas vdekjes se Gjergj KASTRIOTIT Skenderbeut të fitonin përsëri lirinë dhe aleatin me  besnik kishin malet e larta dhe të pa mposhtura të Vermoshit.

Por libri jep të dhëna të reja edhe për qytet të tjera të Shqiperise mesme si për Durrsin,Lezhën dhe Krujën.

Ne studjusit e histories ,dhe çdo shqiptar duhet ti jemi mirënjohës Prof.Lutfi Aliaj për punën e tij të pa lodhur për mbledhjen , studimin dhe përkthimin nga Latinishtja në gjuhën shqipe të relacioneve historike të diplomatit të Venedikut  Marian Bolica.

Poeti  Kombëtar At.Gjergj Fishta ,ne vitin -1902,gjatë kohes që po kryente  detyren e priftit në malsine e Hotit ,Kelmendit ,Grudes ,u frymezua ,nga veprat e malosorve për mbrojtjen e atedheut dhe sot na ka lene të shkruar poemen e tij epike ,LAHUTA E MALECIS.

PER TE  NDERUAR

 Prof.LUTFI ALIAJ PER VEPREV E TIJ

,,SANXHAKU I SHKODRES NË VITIN 1614,,PO JU KUJTOJE SHQIPTARVE

PJESE TE ZGJEDHURA NGA POEMA ,,LAHUTA E MALICISE,,

………………………………

Persè flamuri kuq e zí,

Sod mâ s' pari, bukurí

Porsì fleta e Engllit t' Zotit,

Po valvitë mbí tokë t' Kastrjotit,

Si valviti dikúr motit;

E dér m'qiellë ushto brohrija,

Kah gerthet fusha e malcija:

Per jetë t' jetës rroftë Shqypníja

………………………………..

Hej, moj Zânë! si t' duket tý?

A thue shof un kurr me sý,

Se Shqyptarët do t'bijn m' nji fjalë,

Zot Atdheut kta per t'i dalë?

Se mas Flamurit kuq e zí,

Gegë e Toskë, fushë e Malcí,

Kan me dalë ndo'i here n' ushtrí,

Me derdhë gjakun per Shqypní?

……………………………………

Çohi, o bij të Skanderbeut,

turq e t’k’shtenë,

mos t’u dajë feja!

Çohi e bini n’fushë t’bejlegut,

tue gjimue ju porsi rr’feja

……………………………………….

Pse ndo 'i Lekë, a 'i Gjergj Kastriota

Do t' kisht' dalë, at dorë rrembyese

M' e cungue me armë ngadhnyese,

T ' cillat n' shekull do t' permenden

Hânë e hyj sa qiellve t' enden.

Por kan ndrrue sot moti e stina

Per dhé t' ngrît, kû rreh Martina!

Gjinde e mbajtun me lot t' shumit

Qi n' djersë njomë bûcat e umit,

Ja qi n' kullmë rreshket kumuese,

Ja nper dét bjen valës shkumuese,

Per me mbajtë nji grue te shpija

S' cilles bukë i lypin fmija,

Edhe i lên ndoshta me kjá,

Perse e mjera bukë nuk ká:

Gjinde, s' cilles Zot i âsht ari,

T' zezen tokë qi i ngratë Shqyptari

Shtrêjt me gjak e pat fitue,

Pa ndo 'i dhimë, kjoshin mallkue!

Sod m'e dá duen copa copa:

E perse? Pse don Europa……

………………………………

Prap, oj Zâne, shkndija e burrnís

Nuk â shkime n' male t' Shqypnís,

Qi, manà, edhè n' kto kohë t' reja

Ka 'i herë ndezet flakë si rrfeja.

S' kan mbetë shkret, jo, armët besnike,

Perse Arbnorja grue fisnike,

Bân se bân fatosa t' rí,

T' cillt trimnisht per ket Shqypní

E per besë e t' bardhen Fé

E bâjn deken si me lé.

A poi shef ti njata burra

Qi kah Brigja neper curra.

Tue hecë naten porsi bisha,

Janë t' u njitun drejt kah kisha?

Ata janë, po, Krenët e Hotit

Qi m'u lidhë duen me besë t' Zotit

Per me i dalun zot Shqypnís,

Per me i lânun nderë Malcís.

-------------------------------------------------------------------------

PJESE NGA LAHUTA E MALCISE

 SHKRUA NGA POTIT KOMBETAR- AT GJERGJ FISHTA

VITIN-1905-1927

 

Comments (2 posted):

timo on 12/02/2019 14:01:53
avatar
...Duhet ta pershendesim me nxehtesi daljen e librit "Sanxhaku i Shkodres ne vitin 1614" te Lutfi Aliaj si dhe çdo liber tjeter te botuar prej tij, me teme dokumentimi i levizjes shqiptare neper shekuj. Eshte nder te paktet autore qe kerkon, zbulon e qemton neper arkiva fakte e dokumenta historike dhe me to shkruan objektivisht historine tone. Eshte nder te paktet autore qe ve ne dispozicion te autoreve te tjere modestisht dokumenta te pakundershtueshme per te vertetat historike te lufterave dhe perpjekjeve te popullit tone neper shekuj. Historiografia shqiptare i ka nje borxh te madh mirenjohjeje ketij autori per punen e tij te palodhur ne ndricim te fakteve historike te lena ne erresiren e shekujve. Autore te ndryshem, perfshi edhe mua, jane debitore ndaj ketij historiani per zemergjeresine me te cilen ai na ndihmoi ne dokumentimin e shume fakateve historike te permendura prej nesh ne veprat tona.
Zeqir Lushaj on 13/02/2019 16:41:23
avatar
Prof Dr Lutfi Alia nje figurë e madhe e shkences shqiptare të shumë fushave. Doktor i shquar, historian i pashoq, poet e prozator model, aktivist shembullor.
Flm zotri Dizdari per kete prezantim.
Mikut tim Lutfi Alia i uroj suksese te tjera ne te mire te kombit e atdheut.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1