Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | DRITËRO AGOLLI: NJERIU,MIKU SHKRIMTARI…

DRITËRO AGOLLI: NJERIU,MIKU SHKRIMTARI…

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

DRITËRO  AGOLLI :   NJERIU,MIKU SHKRIMTARI… 

     NGA KRISTO ZHARKALLIU 

 Një ditë, aty nga viti 1993,më merr telefon Albert Zholi, aktivisti i njohur i emigracionit në Greqi të asaj kohe dhe më thotë: “Ka ardhur në Athinë shkrimtari Dritëro Agolli dhe dëshiron të takohet me ty!” Ishte,jo vetëm e papritur për mua por edhe e paimagjinueshëm që shkrimtari i njohur shqiptar të kërkonte të takohej me mua,emigrant i herëshëm  ish i “arratisuri” ish “armiku i popullit!” Njihja mjaft gjëra për Dritëro Agollin se ai ishte një nga shkrimtarët më të njohur të Shqipërisë komuniste. Kisha lexuar librat e tij që kisha mundur të gjeja. Sigurisht për arsye të rrethanave,në Athinë kishte bërë përshtypje romani i tij “Ngritja dhe rënia e shokut Zylo” i cili ishte cilësuar se ishte një libër “desident” çka nuk ishte e vërtetë përderisa shkrimtari nuk e kishte pranuar një titull të tillë si bënë shumë të tjerë që nuk kishin shkrojtur asnjë “kritikë” ndaj sistemit.

         Vrapova pra të takoj shkrimtarin tone. Ishte në një lokal në sheshin e Omonjës. Bashkë me të ishte Moikom Zeqo-i ri por i njohur aso kohe- dhe ftuesi i tyre Albert Zholi. U përshëndetëm dhe po më habiste për here të pare: u tregua shumë i përzëmërt duke thenë “Po ku je o Kristo! Ja që më në fund po takohemi!” I thashë se në se nuk ishim takuar deri atëhere nuk ishte aspak faji im. Qeshi me atë qeshjen e tij të veçantë, dhe si u ulëm dhe porositën dhe një birrë për mua më shtriu dorën edhe njëherë dhe duke ma shtrrënguar më tha këto fjalë: 

“Kam dëgjuar e kam lexuar diçka prej teje. Dua të bëhemi miq. Po ta them se e di se kush je dhe po të paralajmëroj se unë kam mbetur pak komunist…Zakoni vjetër nuk harrohet! Jemi miq pra apo jo?!” I shtriva dorën dhe i u përgjigja: “Jemi miq!” dhe që atë ditë u bëmë miq të vërtetë  gjë që do ta faktonte Dritëro Agolli disa vite më vonë. Nuk ka rëndësi se  si  u lidhëm më vonë-atë mbrëmje unë u thirra prej tij në tribunë që të kryej detyrën e përkthyesit. Më vonë do t’i përktheja dy libra “Arka e djallit” dhe “Njeriu i mire” që në Greqi u botua me titullin “Një grek i vogël në shtëpinë tone…”  Sigurisht sa here udhëtoja në Tiranë do ta vizitoja në shtëpinë e tij ku ai dhe Sadia na prisnin me kaq fisnikëri,,madje Ana më kishte thënë: “Kjo qënka familje aristokrate…” dhe unë e kisha qortuar duke qeshur :”Mos thuaj gjëra të tilla! Ai është komunist!” Të gjitha këto duken gjëra tipike për dy njerëz që bashkëpunojnë përderisa unë i përktheja librat e tij greqisht.

  Prandaj do t’ju flas për mikun, por më pare do t’ju tregoj një ngjarje të vogël që të bëjmë krahasime. Kur në Greqi u vendosh junda fashiste dhe më arrestuan në shtëpi kisha mjaft shkrime-sëmundje e vjetër për mua shkrimi.. Im vëlla e dinte se ato shkrime nuk ishin të pëlqimit fashist dhe si i fshehu dy ditë diku në shtëpi,në pritje të bastisjes policore, mendoi t’i drejtohej mikut të tij më të ngushtë në se kishte mundësi që ai të mirte në shtëpi dhe t’i vinte diku shkrimet e mia,përderisa ai nuk rrezikohejn se ishte përkrahës i jundës. Vëllain e kishte të sigurtë se miku i tij-të cilit jo njëherë i kishte bërë favorizime madje  hanin e pinin në shtëpinë e njeri tjetrit dy here në javë-do ta ndihmonte Por zhgënjimi ishte i papritur. “Ç”thua more?” thirri “miku” “Don të më vësh zjarrin në shtëpinë time? Jo, nuk mund ta bëj një gjë të tillë, të fsheh shkrime “antikombëtare” dhe të mirën që të dua dhe ty, digji!” (çdo gjë antifashiste aso kohe konsiderohej antikombëtare!) Sidoqoftë vëllai nuk i dogji, i fshehu në një thes me mjell që t’i gjej unë  t’i mbaj deri vonë dhe të filloj t’i “djeg” vetë…  

  Krahasimi: Djali im sapo kishte filluar karierën e tij dhe ishte caktuar përfaqësues tregëtar i shoqërisë së madhe “Lever”. Ndërmjet të tjerash ai u dërgua dhe në Shqipëri dy tre here për të lidhur kontrata me vëndasit për mallrat që prodhonte shoqëria në fjalë. Mjerisht herën e fundit ishte mbrëmja kur u vra Azem Hajdari dhe kishin nisur trazirat demokratët…që dukej si një- rrebelim luftarak. Ai ishte në hotel Tirana nga ku dëgjoheshin britma dhe të shtëna armësh. Me porosinë time ai sa here shkonte në Tiranë merte në telefon Dritëro Agollin dhe i përcillte urimet e mia. Madje nja dy here kishin pirë kafe në hotel dhe Dritëroi e paraqiste si “djali i mikut tim”.Madje nja  çdo herë kishte marrë me vete dhe mbesën e tij, Anën-kështu quhej më duket. Ajo mbrëmje  e tmerrëshme në Tiranë do t’i mbetej e paharruar jo për rrebelimin absurd por për diçka tjetër të madhe: Rrinte në ballkon dhe shikonte se ç’po bëhej në atë rrëmujë luftarake tiranase, kur e lajmëruan nga recepsioni se e kërkonte një mik. Ai nuk kishte miq, por e dinte se babai i tij kishte miq të vjetër dhe farefis në Tiranë.… Zbriti pra dhe u habit kur gjeti  shkrimtarin e madh Dritëro Agollin ta priste.  E përshëndeti duke e përqafuar dhe ai i thënë djalit tim: 

“Sonde bëhen trazirë në Tiranë. Këtu mund të rrezikohesh. Erdha të të të marr në shtëpi. Nuk besoj të më sulmojnë mua,por edhe sikur ta bëjnë një kobure unë e kam që të mbroj djalin e mikut tim….”  

Ky ishte Dritëro Agolli. Njeriu. Që do të rrojë ngahera në zëmrat tona, në zëmrat e shqiptarëve. Prandaj dhe djali im,  megjithse nuk e takoi here tjetër, qau kur mësoi se ai na la  duke kaluar në panteonin e të mëdhenjve dhe të historisë. Humbja e tij na duket sikur na e bën jetën më të zymtë më të varfër. Por ai na lë veprën e tij të madhe që ka brënda dashurinë për vendin,për popullin e tij që kurrë nuk e braktisi.   

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 14/02/2019 14:14:04
avatar
Renja mbetet RENJE e PEMES ATDHETARE;
Si Kista Zharkanji.
I nderuar "Komshi"feminije,Kristo Zharkalli,qe fisnikeron RRENJET e Tua .Faleminderit dhe per kete kujtim te ralle me te Madhin e te ndierin, Dritero Agolli,lene gjurme ne ate viziten e Athies,ne perjetuar. Faleminderit Ju per ate saktesi ritregimi.
Ju pacim atdheta i ashkelqyer,jua kam thene sa here e mos me qortoni,per EUFORIK.
Fatlumesi,kush ka kontaktuar qofte nje here me DRITEROIN-DRITERO,si Ju dhe Albert Zholi me shoke e shoqe,ne ate vizite shoqeruar.Te pa haruara ato dite.
Feleminderit gjithe ish mbeshtetesve ,sa ndiese atyre qe si kemi midis nesh

Gezuar festa e &-* Marsit vellezer e motra kudo jeni.Atdheu mbi te GJITHA.

Torronto14-02-2019 Guri Naimit D. .

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1