Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | Veprimtari me rastin e 80 vjetorit të lindjes

Veprimtari me rastin e 80 vjetorit të lindjes

image Hilmi KOLGJEGJA

 

Veprimtari me rastin e 80 vjetorit të lindjes

Hilmi KOLGJEGJA, filozofi popullor që e shkriu jetën për artin dhe kulturën e shpirtit kolektiv

 

 

 

Nga Gëzim LOKA

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së etnologut, muzikologut dhe mbledhësit të thesareve popullore, lurianit Ilmi Kolgjegja, bashkia Kamëz, me iniciativë të drejtorit të pallatit të kulturës së kësaj bashkie, Baftjar Çera, organizoi sot, me datë 8 shkurt 2019, një veprimtari të pasur artistike në përkujtim të veprës së tij. Veprimtaria u mbikqyr për mbarëecurinë e saj nga Violeta Tafa, punonjëse e këtij pallati kulture.

I ndjeri Ilmi Kogjegja la pas një vepër të gjërë e të shumëanëshme, që do të kujtohet në breza jo vetëm nga lurianët e dibranët, por dhe nga të gjithë shqiptarët që duan artin, kulturën, folklorin dhe traditat e vendit të tyre.

Veprimtarinë e përshëndeti kryetari i Unionit “Lura” Abaz Deda, i cili foli për trashëgiminë folklorike dhe artistike që la pas ky artist dinjitoz, që deri në frymën e fundit të jetës iu përkushtua artit dhe kulturës kombëtare.

Duhet të përshëndste dhe përfaqësuesi i shoqatës “Lura jonë”, por nuk ishte planifikuar nga organizatorët, çfarë vlente për të dëshiruar.

Në emër të familjes përshëndeti Ramazan Kolgjegja, i cili falenderoi të pranishmit dhe kryesisht inicuesit e këtij aktiviteti, që u kthye në një homazh artistik për një njeri të këngës e valles, të artit e të thesareve kulturologjike mbarëshqiptare.

Në këtë program me këngë e valle të trevave luriane e dibrane, organizuar nga grupi artistik “Lura”, kryesisht me krijimtari të Hilmi Kolgjegjës, kënduan dhe interpretuan këngëtarë e vallëtarë të këtyre trevave si këngëtari i mirënjohur Zaim Tollja, këngëtarët Arif Tollja, Ibrahim Haldeda, Enkeleda Haldeda, Ludovik Rajta, Hamit Batalli, Zef Doçi, vallëtari dhe këngëtari Skënder Mena, intstrumentisti virtuoz, mjeshtri i çiftelisë Hysni Hoti, këngëtari, valltari dhe instrumentisti Faik Buci, i cili kishte ardhur së bashku me të birin Shpëtimin, si përfaqësues i Lurës..

Në këtë veprimtari takova dy gjigandët e biznesit lurian, Ramzan Kalia dhe Gjon Kaçorri, të cilët kanë dhënë kontribut në shumë aktivitete të zhvilluara për Lurën dhe lurianët. 

Në këtë veprimtari duhet të flisnin shkrimtari Xhafer Martini, autor I një monografie voluminzoe për Hilmi Kolgjegjën, Edmond Zhulali, Përparim Tomçini e Xhelil Ymeri, tre kompozitorët që kanë bashkëpunuar ngushtë me të ndjerin, etj.

Në fund, me propozim të këshillit bashkiak të bashkisë Kamëz, një rrugë në Kamëz, në Paskuqan 2, do të mbajë emrin “Hilmi Kolegjegja”.

Po kush ishte Hilmi Kolegjegja dhe çfarë gjurmësh la ai në artin dhe kulturën popullore?

Sa herë flitet për kulturën popullore, për kulturën e thellësive të shpirtit kolektiv, për atë gurrë të pashtershme që prodhon vlera të mirëfillëta estetike, kulturologjike, etike e filozofike, nuk mund të rrimë pa përmendur një emër që ka bërë shumë në mbledhjen, qëmtimin, përpunimin dhe madje krijimin e tyre. Ky është i ndjeri Hilmi Kolgjegja, me origjinë nga treva e Lurës në Dibër dhe me një kontribut rreth pesëdhjete vjeçar në këtë fushë.

Vepra që la pas Hilmiu është një vepër shumëplanëshe, ku përfshihet kultura e thellësive shpirtërore të popullit, kulturë që ai e përzgjodhi dhe përpunoi me kujdes teksa bridhte shtëpi më shtëpi e vatër më vatër, fshat më fshat e zonëmë zonë, në Lurë, në Divër dhe në gjithë Shqipërinë.

Bashkë me Hazis Ndreun, Xhafer Martinin, Mevlud Bucin e disa të tjerë, Hilmi Kolegjeja do të mbetet përjetë në kujtesën e bashkëkohësve dhe të brezave për kontributin në këtë drejtim, si mbledhës e studiues virtuoz i folklorit të pasur të Dibrës e të të gjitha trevave shqiptare, ku shkeli këmba e tij. 

Gjithashtu Hilmiu ishte një krijues i mirëfilltë tregimesh me bazë rrëfimet popullore, krijues rrëfimesh alegorike, ankedotash, proverbash, përrallash e shëmbëlltyrash, përveç të tjerave dhe me karakter edukativ, që përdoreshin si lexime letare e jashtëshkollore tek nxënësit e cikleve të ndryshme të shkollimit në shkollën tonë të peridhës pasdiktaturiale.

Me emrin e tij lidhen gjithashtu shumë këngë për fëmijë e të rritur, këngë hite të muzikës dibrane e më gjërë, ku tekstet dhe muzika e tij, jo vetëm i kanë rezistuar kohës, por janë kthyer në pika referimi për kulturën e vërtetë që buron nga shpirti e shkon drejt shpirtit njerëzor.

Vepra më e spiktur që iu ka lënë Hilmi Kolegjegja lexuesve dhe brezave dibranë e jo dibranë është libri voluminoz “Folklor nga Dibra”me një larmi zhanresh të lëvruara, me një pasuri të madhe gjuhësore, semantike të trevave e zonave të ndryshme që lëvizin në këtë libër të shkruar me passion dhe të ndërtuar me një aparat shkencor tepër rigoroz.  

Kur lexon këtë libër kupton se nuk ke të bësh vetëm me një prfesionist, me dorën e kujdesshme të një mjeshtri që e njeh me rrënjë zanatin, por dhe me një njeri të ndjeshëm, më shpirt të pasur krijues, me një botë të ndjeshme dhe plot emocion, të cilën e vuri në shërbim të artit dhe kulturës popullore në përgjithësi. Duke se ai nuk ka punuar në këtë libër sin ë të gjithë krijimtarinë dhe punën e tij gjigande përzgjedhëse e selective me fushata dhe në mënyrë amatoreske, por vazhdimisht dhe me passion e këmbënulje të madhe, duke shkuar dhe lënë në kohën tonë miëjra faqe të mrekullueshme, që lexohen sot me ëndje e akoma më me endje do të lexohen nesër, për të gjetur gjurmët e kulturës së popullit në kohë të ndryshme.  

Hilmiu ishte mjeshtër i alegorisë dhe groteskut, një penë e hollë që dinte të kapte imtësira dhe gimca me karakter të fortë humoristik, etik e filozofik. Ai e njihte mirë odën dibrane, me pasurinë e madhe të vlerave estetike e filozofike, me thellësitë e një mendimi dhe fjale të fuqishme, që dinte t’i vinte pikat mbi “i” në çdo rrethanë e situatë.

Filozofia e veprës së tij buron jo vetëm nga shpirti i pasur popullor, por dhe nga mençuria e autorit, që dinte të përzgjidhte ato vlera kulturore që kishin sa më shumë sens filzofik dhe përcillnin mesazhe në kohën aktuale, për bashkëkohësit e tij.

Hilmi Kolegjegja ndryshon nga filozofët me shkollë, pasi shumica e tyre sjellin një përvojë që buron nga leximet e shumta, ndërkohë Hilmiu sillte një përvojë që i buronte nga njohja e thellë e shpirtit popullor, nga kontaktet e thella që kishte me njerëzit, nga njohja e psikologjisë dhe shpirtit të popullit, ku kishte muzën krijimtaria e tij dhe ku drejtohej vëmendja e tij prej kulturologu.

Filozofia popullore, ku mbijetojnë në simbiozë të plotë mençuria, mprehtësia, thellësia e mendimit dhe prakticiteti i veprimit janë pjesë e kredos së tij si krijues, si mbledhës folklori, si njohës i stërvitur dhe pasionant i psikologjisë së popullit, si autor tekstesh e muzike.

Hilmi Kolegjegja ishte njeri me shpirt të madh, që ka ndihmuar shumë talente të reja në rrugën e tyre të fillimit, të rritjes dhe plotërimit si artistë, një person me shpirt human që i donte njerëzit, që ulej gjunjë më gjunjë me ta, pa qibër e fodullëk dhe mblidhte prej tyre, me pasion, përkushtim dhe dashuri thesaret e shpirtit, atë pasuri të madhe që ai e shkroi me mundim e kohë të gjatë pune të përkushtuar, për t’ua lënë si tashëgim brzave që do të vijnë.  

Ndër ta mund të përmendim Arif Vladin, Përparim Tomçinin e shumë të tjerë që hynë në rrugën e vështirë port ë bukur të artit me ndihmën dhe inkurajimin e tij.

Këngëtari i mirënjohur Arif vladi thotë se Hilmi Kolgjegja ishte mësuesi im I parë, ai që më inkurajoi në rrugën e këngës dhe më ndihmoi që të gjeja vetveten në këtë rrugë që e kuptoj se sa më shumë vite kalojnë aq më e vështirë bëhet mundësia për të qenë në harmoni të plotë me të.

Në librin e tij monografik “Hilmi  Kolgjegja, një vend në panteon”, shkrimtari dibran Xhafer Martini vlerëson shumë kontributin e Hilmiut në kulturën dibrane, jo vetëm si një veprimtar aktiv i saj, jo vetëm si studiues dhe artist i përkushtuar, por dhe si një ndihmues i talenteve të reja.

Si autor tekstesh Hilmiu ishte një autor brilant, pasi tekstet e këngëve të tij, sidomos të këngëve për fëmijë kishin një thjeshtësi të beftë dhe komunikonin sa më shumë me sa më pak vargje.

Për tetë vjet rresht, nga viti 1992-2001, Hilmiu ishte kryeredaktor i revitës “Lura”, një revistë kulturologjike, estetike, artistike, tursitike për një nga trevat më mbresëlënëse të Shqipërisë e pse jo dhe të Ballkanit, që njihet si një vlerë qytetërimi që në kohët e vjetra, qindar vjet para Krishtit.

Në drejtim të kësaj reviste, Hilmiu u përpoq dhe ia doli mbanë që të afirmonte vlerat e kulturës luriane, dibrane e shqiptare, këngët, vallet, zakonet, traditat, doket, kulturën e gatimit, të odës së mikut, “të muhabetit nën mutaf” (të folemet më rrotulla e shëmbëlltyra), promovoi krijimtarinë letrare të autorëbe të njohur lurianë e dibranë si dhe krijimtarinë e talenteve të reja.

Revista kulturologjike “Lura” brenda një kohe të shkurtër, falë kontributit aktiv dhe talentit e pasionit të Hilmi Kolgjegjes, do të kthehej në një tribunë të mendimit të lirë dhe të shpalimit të vlerave turistike e artistike të një treve që ka dhënë aq shumë për historinë dhe i takon një vend i merituar në historinë e Dibrës dhe atë kombëtare.

Një meritë të madhe ka Hilmi Kolegjegja në fushën e të drejtës kanunore, ku me mbledhjet e materialeve të vjetra dhe episodeve kuptimplotë për ushtrimin e Kanunit të Skënderbeut në Dibër ka një kontribut për ta pasur lakmi dhe vlera të pakontestueshme.

Hilmi Kolgjegja tani nuk jeton më, ka rreth dymbëdhjetë vjet që ai është shuar përgjithmonë, duke lënë pas një vepër të kompletuar, këngë, rapsodi, mbledhje materilaesh folklorike, tekste këngësh, material studimore në fushën e folklorit dhe të etnopsikkës kolektive.

Fusha e kërkimeve të tij ishte Lura dhe Dibra, por materialet që ai përzgjodhi dhe grumbulloi, materialet që ai krijoi me një talent dhe pasion të rrallë janë mbarëshqiptare dhe mbarëkombëtare. 

Është puna e një njeriu që e dinte se çfarë bënte dhe që këtë gjë e bënte me një profesionalizëm të rrallë, për t’u marrë si model nga kolegët e tij të letrave dhe të gjithë ata që merren me art, kulturë dhe shkrime.

Në Lurë ai ka lënë një emër për t’u nderuar, jo vetëm për brezin e sotëm, por për të gjithë brezat, për sot e për nesër. Jo vetëm në Lurë, jo vetëm në Dibër të Vogël e Dibër të Madhe, por emri i këtij kulturologu njihet dhe nderohet në të gjithë Shqipërinë, si një personalitet që sa ishte gjallë mblodhi dhe krijoi vlera.

Hilmi Kolgjegja e krijoi emrin e tij me një punë të madhe, titanike dhe tani emri flet për të, emri i tij na lidh me një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së vlerave të botës shqiptare, për të cilat ai shkriu vitet e jetës së tij dhe me të drejtë i takon një vend në panteonin e lavdisë dibrane e mbarëshqiptare.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 17/02/2019 00:00:13
avatar
Bashkekohesi,indieri Hilmi Kolgjegja!
Poliglot i Kultures shqiptare..
PERJETESOHET ne Kamze.

Se pari faleminderit organizatoreve te atij aktiviteti te rendessishem kulturor artistik,ne perkujtim te asaj figure te shquar;Hilmi Kolegjegja,Ju i nderuar Gezim Loka,sjelle me profesionalizem per lexuesit dhe jo vetem per ta.
Koha ben te veten.Lumsi Ai qe len gjurme ne jetene tij,si Ilmiu,me jete aktive e frytedhenese atdhetare.
Nje motiv te tille ne jeten e ka patur indieri Hilmi Kolegjegja,ai babaxhan LURIAN,qe u be njeshi i kultures dhe trashegimise saj,ne treva te thella te Dibres,sa gjithe vendit nje jete.
Faleminderit i nderuar Gezim Loka,qe na sjell kete shkrim,MEMORIAL po e quaj,per ate figure te rralle. Ju i kini thene te gjitha per te. Une do te theksoja se ne vitet e fillimit te aktiviteti tij,kam ndiere sodikfasine edhe pse para tij nisur si drejtues Kulture ne rrethin e Tiranes(Zona malsise;Shengjegj-Shupal(1964-73),
emrin dhe vepren e te ndierit Ilmi. bere model,te PERKUSHTUARIT per kulture dhe dije,ne vite 60-90t.Sot 83 vjecar pa u shkeputur nje dite nga grupet folklorike artistike dhe ne vite emigracionie,kujtoj Ilmiun me nostalgji,se une mbeta ne "klase"... krahasuar me arritiet e tij.
Une jetoj me ato aktivitete,deri ne festivalet shkalle vendi,nga Lezha, Gjirokastra,Berati e tj.me te tilla figura embleme e model pune.
Ju faleminderit sa na sillni i nderuar koleg,edhe ne tejoqeanit qe me ju jetrojme.Eshte rasti te pershendes te nderuarin Pr.Ramazan Kellezi,nje profesionist i vertete,ish petagog nga Liceu Artistik ne Konservatorin e Tiranes,ketu ne Toronto, Drejton njeheresh grupet artistike,per 3 vite dhe kryetar i shoqates "Shqiptaro-Kanadeze".qe mer pergezime ne cdo aktivitet.
Jane keto kuadro te viteve kaluar qe me perkushtim,lene gjurme ne vite,me sipermariet,ne Arresimit kultures...
Nje kuader te tille ne Tirane,do te permend te nderuari Pr. Fehmi Oshafi Regjizor i nderuar,deri autor filmash Fehmi Oshafi,qarkulluar,deri ne Zall-Dajt 73-75.Pas pesionit,vite ne Athine ,emigrant pas femijeveaktiv ne punen e tij krijuese.Sot 88 vjecar me pene ne dore.Shendet e suksese i uroj me rrespekt dhe konsiderate.
Faleminderit juve z.Gezim Loka.
I perjetshem kujtimi dhe vepra e te ndeierit Hilmi Kolegjegja.
Faleminderit organizatoreve te atij perkujtimi,ne 80 vjetorin e lindies.

"Pasuesi veteran"

Toronto16-02-2019 Dhimiter Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1