Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | KOMENTE | 9 +1KOMENTE TË KRITIKËVE E STUDIUESVE ITALIANË

9 +1KOMENTE TË KRITIKËVE E STUDIUESVE ITALIANË

image Faslli Haliti

           U BOTUA NË ROMË LIBRI “POESIE SCELTE”

           I POETIT EASLLI HALITI, PËRGATITUR DHE 

           PËRKTHYER  NGA POETI    GËZIM HAJDARI

 

 ___ ____________________________________________                       

        

+1KOMENTE TË KRITIKËVE E STUDIUESVE ITALIANË PËR ANTOLOGJINËME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETIT FASLLI HALITI,PËRGATITUR DHE PËRKTHYER NGA POETI GËZIM HAJDARI, BOTUAR NGA  Edilet,   

               (Edililaziletterario) ROMË, ______________________________________________________       

 

 

1.PAOLO  STATUTI

 

Duke lexuar poezitë e Faslli Halitit  më duket sikur  poeti të më vinte fjalët e tij, më ngjan sikur  një sufler nga gropa e skenës  të më sugjeronte llojin e poezisë  që dua më shumë...

 

2.GEORGINA BUSCA GERNETTI

 

«Sythi shkrin borën me zjarrin e lules»

Ky varg ilustron imazhet e mrekullueshme të një natyre të afërt me shpirtin e poetit Faslli Haliti, e pikturon në paraqitjen e stinëve në të cilat, ai i përshkruan, pothuajse në lëvizje, shpërthimin e beftë të sythave që çelin lule dhe rritjen e degëzave dhe çdo metamorfoze tjetër të vegjetacionit. Të magjeps e të mallëngjen imazhi e  fëmijës që admiron hënën  e plotë në qendër të një reje të bardhë e, naivisht, mendon për vezën, me të cilën në atë kohë të vështirë, do të dëshironte të shuante urinë.

Poezi e vërtetë, kjo e Faslli Halitit.

 

3. MARIANO MENNA

Kam çmuar veçanërisht poezitë e Faslli Haliti dhe, shpresoj të mos jem tepër provokues duke theksuar se poetët shqiptarë  që kam pasur mundësinë t’i njoh deri tani (Haliti e Hajdari) më kanë prekur më tepër se shumë poetë italian bashkëkohor.

Një "faleminderit" të përzemërt  Giorgio Linguaglossas.

 

4.ALMERIGHI

 

«Mos u besoni luleve të bukura pa fruta!» 

      (varg i poezie, Lule dhe fruta) 

Falemiderit!

5.GIORGIO LINGUAGLOSSA

Unë mendoj shumë thjesht që nëse pas 15 vjet pune të detyruar, për të shtyrë  një plug pas qeve, njeriu arrin të mbijetojë, mirë atëherë, do të thotë se është njeri. Faslli Hliti ka demonstruar  se është një njeri për të qenë, dhe një poet i vërtetë (në krahasim me letrarët italianë që bëjnë poezi, profesionalisht korrekte, por dhe profesionalisht të padobishme).

Siç shkruante Osip Mandelstam: «para se të jesh poet  duhet të jesh qytetar.  Por, le të pyesim, sa prej atyre të cilët, këtu te ne, shkruajnë poezi në revista prestigjioze, mund të përkufizohen «poet»?

HARROVA, nëse dikush do të njohë personalisht poetin e «poetin» e madh shqiptar, Faslli Haliti, do të mund ta takojë atë në prezantimin e librit të tij që do të bëhet më 12 qershor në Romë, në P. Perandorit August n. 4 seli e FUIS-it në orën 18, ku do të jenë të pranishëm, përveç autorit edhe Gëzim Hajdari,  Giorgio Linguaglossa, Marco Onofrio, Steven Grieco e Antonio Sagredo

 

6.GABRIELE DI CIONE FRATINI I QUAJTUR L’ORCAGNA

 

Shpresoj të jem aty në prezantimin e librit. Jam i sigurt se blogu do të na e kujtoj ndonjë ditë më parë. Ndërkohë, e çmova këtë njoftim para prezantimit. Përshëndetje.

7. LETIZIA LION

Njohja ime, për poetët e shkrimtarët shqiptarë pasurohet me këtë personalitet të rëndësishëm, që të tre, së bashku me Gëzim Hajdarin (dhe në saj të tij) edhe me Ismail Kadarenë. Kjo më bën të mendoj se sa i denjë është projekti i Hajdarit për  rikuperimin, dhe përhapjen e  kujtesës- historike letrare dhe vlerës së saj të fortë politike duke pasur parasysh se Shqipëria është vrima e zezë në hartën  letrare të Evropës.

Po flisnim  ditë më parë për aksin Veri-Jug, në poezi dhe atëherë më erdhi në mend sa do të thellohej boshti  tjetër, ai lindje-perëndim (Linguaglossa mund të na shkruajë një libër të mirë për këtë); mendoj për konsideratën që ka pasur intelektuali dhe poeti përtej  "perdes së hekurt", për forcën e ndikimit të rolit të tij në shoqëri, pikërisht në çastin në të cilin  shtypet dhe detyrohet të heshtë; dhe në të kundërtën  për rolin e tij sot, në shoqëritë ultraliberale, për poetët e padukshëm, për «vdekjet e panumërta, «vdekjet e bardha»  televizive dhe mediatike të intelektualëve të shfuqizuar deri sa u bënë thashethemexhinjtë orës së, «tregues»  historish...

Por duke iu kthyer poezisë së vërtetë dhe  intensive të Faslli Halitit, kaq e qartë dhe origjinale në metaforat, është tashmë poezi, vetë imazhi i këtij njeriu prapa parmendës, për pesëmbëdhjetë vjet! Prekëse historia e tij.

Të kemi parasysh, gjithashtu faktin, jo të parëndësishëm, se jemi duke lexuar vargje në përkthim dhe të gjymtuara, pra, nga akustika dhe muzikaliteti i tyre (si të shijosh vetëm një solo nga partitura ) kam parë grafinë e bukur të gjuhës shqipe, si dhe  thurjen e disa vargjeve  ku kuptohet me intuitë një punë prozodike prej shumë fjalëve të tilla që  rendin njëra pas tjetrës dhe i thërrasin njëra-tjetrës... një gjuhë që është, pothuaj, një    qëndismë, me shkronjat me pika të alfabetit të saj të ndritur. Nuk duhet humbur takimi i 12 qershorit në Romë.

 

8.GEORGINA BUSCA GERNETTI

Shpresoj që të jem atje në takim  për të njohur poetin shqiptar dhe miqtë e tyre ose përkthyesit e poezisë. Shihemi së shpejti, në mos personalisht, të paktën shpirtërisht.

 

9.ANTONIO SAGREDO

 

Poeti Faslli Haliti – mbase, si i ri entuziast – duhej   ta kishte dalluar shpejt poetin-tribun dhe estet, nga poeti fanfarë, të cilin nuk i pëlqente as mikut të tij Pasternak. Nuk e di nëse Haliti ka lexuar  se çfarë shkruante Ripellino (i plagosur nga ky poet në rininë e tij të hershme),  mbi poetin, si për shembull ) " Majakovski  dhe teatri rus i avant-gardës"; që nga faqja e parë sllavisti  (kështu e quanin, atëherë, poetin)  hidhet kundër korbit, lepurit, tradhtarit që duan të na bindin se poeti qe «një lloj akademiku i shpëlarë... një prift i realizmit, një seminarist i  lodhshëm, pedant, i zbërdhulët...»  me qëllim që ta bënin skllav të kauzës së tyre.

Asgjë nga këto! - Por nuk jam unë mësuesi i Halitit: ai e ka bërë dhe e bën atë që di dhe i pëlqen të bëjë apo ndien të bëjë. Mund të them nga sa është publikuar këtu se në vargje dallohen pasazhe majakovskiane, nga ato të Eseninit, por na duhet përulësi  studiuesi për ta thënë këtë. Poeti Haliti ka ripershkuar  rrugën e shumë poetëve të tjerë që, në shembullin e atyre të dikurshmëve që kanë pësuar ngacmime dhe goditje të pajustifikuara dhe pra, është i vetëdijshëm se ç’duhet pritur! Nderim, pra  për këta poetëduke ditur mirë se, rrethana të ngjashme  në të ardhmen presin poetë të tjetër... nëprovë!
Sipas miqve të atëhershëm të sllavistit Ripellino: Asevi, Burljuku, Krucenychi, Kamenskij, Pasternàku…, Majakovskij «konsiderohej nga këta, një nga mjeshtrit e poezi, më bujari dhe më i ndershmi prej kalorësve të luftës sonë poetike» .

Majakovski dhe Esenini pushuan në kohë, në një «socializëm me fytyrë njerëzore»  duke- flakur  në hithra shumë prej besimit të tyre. E dimë që secili e pagoi me jetë, dhe me farsën  e vetëvrasjeve  të rreme !

Poeti Majakovskij. në radhë të parë gjatë revolucionit mbrojti me vendosmëri miqtë e cirkut me të cilët punonte, të cilët talleshin me ironi dhe parodi me mikroborgjezët e rinj filistenj sovjetikë, në numrat e tyre të cirkut  dhe publiku argëtohej; Policia arriti deri aty sa vrau edhe një kloun gjatë shfaqjes... Publiku pandehu se ishte një nga numrat e shfaqjes ... por i vdekuri ishte një aktor që vdiq  me të vërtetë!; një paralajmërim ky, për atë që do të ndodhte, pak më pas, me të gjithë poetët, shkrimtarët dhe artistët të cilët nuk u rreshtuan ... Kështu u ngjau  edhe epigoneve të tyre në dekada, më shumë  ose më pak të mëdhenj.     (a. s.)

 

 

10.Prof. Dr. KLARA KODRA

 

 

Duke përkthyer  këto  komente të kolegëve  italianë më lindi ideja  që ta jap edhe  vetë mendimin tim.

Unë  kam pasur fatin  ta njoh  poetin Haliti  që në vëllimin e tij të parë “Sot” me të  cilin ai spikaste  me zërin e vet  të veçantë, midis  korit të poetëve të rinj të pasluftës  (të cilët mbetën  në hije nga  treshja Kadare-Agolli-Arapi), me  freskinë e detajeve, muzikalitetin, përdorimin e sinestezive  befasuese, me  konçizitetin dhe mprehtësinë e realizmit.

Po edhe vetë Kadareja  e përshëndeti në atë kohë  poetin e ri si origjinal  dhe jokonformist.

Ndërsa Agolli ka pohuar  tani vonë  se “Haliti na ka çuditur dje në  socializëm, na çudit edhe sot  në kapitalizëm” dhe shton se “poezia e tij  nuk ka firo”, kurse M.Zeqo  thotë  në një shkrim të vetin  Faslli Haliti, POEZIA QË NUK VDES.
I uroj poetit që  me  këtë vëllim të përkthyer  rrjedhshëm dhe qartë nga Gëzim Hajdari  të komunikojë  ndjeshëm  me publikun italian. 

 

Përgatiti dhe përktheu komentet: Prof. Dr. Klara Kodra

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1