Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Po me nënën ç'keni

Po me nënën ç'keni

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja

Po me nënën ç'keni 

 

Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq ishte. Tri gota verë nga pas dhe iku. Asnjë protestë qytetare, asnjë tubim, asnjë qejfmbetje sociale. Madje tek-tuk kanë filluar me i fërku shpatullat atij që u bë ministër me mik. Nga ana tjetër i janë vërsulur të ëmës së vajzës me pretekstin se nuk e ruan e nuk di se çfarë po ndodh me vajzën e saj. Këtej i thonë së ëmës, se ç'nënë je ti që nuk di se çfarë po ndodh me tët bij, për kaq e aq muaj, nga ana tjetër na luten t'i kërkojmë ndjesë ministrit të brendshëm se nuk është si themi ne, por policia e ka bërë detyrën. Shikoni mendjet e cekëta, nënës i thonë ka kaq muaj ky avaz, kurse policia ndërhyri vetëm para tri ditëve. Pikë e zezë çfarë marrëzie. Po kështu t'i lutemi drejtorisë, t'i kërkojmë falje, edhe Elisës që gjestikulon Edi Ramën nga mëngjesi në darkë. Po kështu Kavajës që nxorri ca tipa që përzunë gazetarët se po u nxirrnin namin e keq. Dhe ajo që është më brutalja mendësia mbi fajin. Fajin e ke ti o Cane, ka qënë dikur një skeç i Fierit.Pyesni Luftar Pajën..., Can'ja prishu në fytyrë nga dëmi, ata hyr e ngjish, fajin e ke ti o Cane, ta kishe lidhur në litar.

Dhe Can'ja që në fund ia ktheu, po mirë ai që e vodhi nuk kish faj fare? Dhe kjo marrëzia intelektuale a sociale post ngjarjes në Kavajë. Fajin e ka e ëma. E gjetëm vegjën, të na rroj partia dhe të plasi armiku u klasës. Nuk e ke fajin aspak ti, moj fisnike, për më tepër që e vetme mban hapur derën e shtëpisë. Nuk ke faj fare besomë... Je pjesë njerëzore e një degradimi social, vet burr, vet grua, vet zot e shkop. Dhe mos i dëgjo ata që vlojnë duke konsideruar gjindjen rreth teje, a ju si familje, si soj patriarkalësh. Nuk e kanë fare idenë se çfarë është patriarkalizmi, por përpiqen të jenë të modës duke ngjeshur e ngjeshur terme fjalën të mëdha. Sa për dijeni, kusha ka njohuritë më minimale di mirë se përdhunimi kurrë nuk ndodh në patriarkalizëm. Eshtë rregulli familjar ku i pari është gati Zot, kaq. Dhe natyrisht ka ato ngurtësimet e veta, por asesi të bëj me patriarkalizmin.

Ti je pjesë e asaj përqindje të madhe grash, të cilat janë heroina, se mbajnë hapur shtëpinë. Burrat kanë marrë malet, po edhe djemtë. Këta janë heronjtë, se po mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë. 99% e shqiptarëve i kanë ndërtuar shtëpitë tyre me paratë e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Amerikës e Kanadasë, jo me rrogat e praktikat e kredimit. Këto janë priviligje të kuvendarëve, selive të partive, a bizneseve informale, e kanalistave nëpër studio, shushunjave me një fjalë. Ndaj sot ti, e ke fajin. E ke fajin sepse akoma ata që hanë fara luledielli kanë privilegjin dhe moralin ta drejtojnë Shqipërinë tonë. Kurse ti e sëra jote, me paratë që dërgojnë burrat dhe djemtë, paguani tarifën e dritës, ujit, ilaçeve. Tarifën e spitalit, shkollave a universiteve. E atyre konvikteve nevojtore. Paguani haraçin e organikave makabre që fryhen nga militantët e partive. Shiko një dallim vrastar..., shoqëria e Kosovës e mori në mbrojtje vajzën e dëmtuar nga Drenasi, protestoj e doli me kërkesa të qarta. Falje kërkoi presidenti edhe pse ishte matanë oqeanit. Falje kryeministri, madje falënderoi edhe shtypin për investigimin dhe sensibilizimin. Kurse e jashtëqitja shqiptare as që denjoi, e solli si motiv për filmat e Hollywood-it. Ky i joni, vëllai i atij llapistit të internetit, nuk e prishi qetësinë. Ishte shumë i ngarkur me absurdin dhe abstraksionin. Dhe sot të janë vërsulur ty me pretekstin se nuk ke ditur të edukosh tët bijë. Pika edukata e tyre, janë një gjiriz që imitojnë fashionet e revistave rozë. Dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me shoqërinë dhe atdheun. Madje atdheu fillon tek pragu i shtëpisë së tyre, aty ku i presin pantoflat dhe komoditeti i siguruar me përqindjet e tenderave dhe pagat informale të katrahurës shqiptare. Ndaj edhe nga mbrëmë e sot të janë vërsulur ty, se ti e ke fajin. Nuk kanë faj policët investigues që hanë fara luledielli dhe janë pjesë atyre që gjuajnë mish të bardhë për treg, gjuajnë pluhur. Nuk kanë faj drejtorët institucionalë që janë të pa arsimuar dhe që nuk e njohin fare statutin e tyre. Le të shkojnë e të bëjnë një testim të shpejtë, plaça unë do gjeni një drejtor që të di detyrën, se çfarë i ngarkon dhe çfarë i kërkon ligji. Pastaj nuk kemi faj as ne si shoqëri, që në vend të marrim pankartat, e të dalim rrugës, bëhemi palë me jashtëqitjen kombëtare. Mbahu moj fisnike por ne kemi mbaruar, jemi fikur.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1