Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | PORTRETI I VËRTETE I TË PAMPOSHTURIT SKENDERBEG

PORTRETI I VËRTETE I TË PAMPOSHTURIT SKENDERBEG

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hysen S.Dizdari

PORTRETI I VËRTETE I TË PAMPOSHTURIT SKENDERBEG

Dhënë nga At Dhimitër Frangu ,në vepren e tij

VEPRAT E LAVDISHME TË SKENDERBEUT shkuar ne Latinisht ne vitin 1480

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nga :Hysen S.Dizdari

Portreti i vërtete  Gjergj Kastriotit Skenderbeut  jepet në vepren e At Dhimiter Frangu me titulle :"Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriottodetto Scanderbeg, principe d' Epiro". Kjo Vepra e përkethyer ne shqip me rastn e 600 vjetorit te lindjes se Skënderbeut, nga studiuesi dhe atdhetari Lek Pervizi, botuar ne Tirane nga shtepia botuese  "Arberia", ne vitin 2005 dhe 2007,ne gjuhen shqipe u botua me titull "Veprat e Lavdishme te Skënderbeut". Portreti i Skenderbeut i cili jepet ne kete liber te botueme ne Venecia ne vitin 1584,ka shenimin latinisht :

PORTRETI I VËRTETE I Të PAMPOSHTURIT SKENDERBEG.

At Dhimiter Frangu lindi ne qytetin antik te Drishtit ne vitin 1443 dhe Vdiq në Trevi ,Itali më 1525 në moshën 82-vjeçare.Ne shqiptarete brezit te sotem duhet te jemi mirenjohes ,At Dhimiter Frangu sepse  eshte  i pari shqiptar qe na dha biografinë e vërtete te Herot tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeut,dhe është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si arketar i tij në udhëtimin që bëri në Itali më 1466 – 1467 .

 Prifti shqiptar ,Pali Engjëllit i biri i Pjetër Engjëllit, i lindur në Venedik, njeri me kulturë , autor i disa librave fetarë, qe emëruar famullitar në Briana, ku do të zëvendsonte kushëririn e tij Dhimiter Frangun pas vdekjes së tij, në vitin1525. Në Briana ai gjeti dorëshkrimin latinisht të Dhimitër Frangut, e përktheu në italisht dhe e botoi në Venedik më 1539 nën këtë titull: “Comentario de le cose de’ Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d’ Epyro” Shqip:

Komentar i të bëmave të Turqve dhe i Z. Gjergj Skanderbegut, princ i Epirit.

Por ne kete shkrim i shpreh mirenjohjen time per punen e palodhur patriotike dhe atedhetare qe ka bere studjusi  Lek PREVIZI,duke e perkthyer me mjeshteri te larte shkencore ,nga Italishtja e vjeter ne shqip vepren e Dhimiter Frangut per Skenderbeun,mbeshtetur ne varjantin Gegnisht te gjuhes  arberarore .

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

PER TE NDERUAR 550 E VDEKJES SKENDERBEUT PO JU KUJTOJ SHQIPETARVE

------------------------------------------------------------------------------------------

 

POEMA HISTORIA E SKENDERBEU

Kush nuk e di Skënderbenë, 
që nderojti ,mëmëdhenë.. 
Dhe sot nga armët e tija 
Kullon thjeshtë trimërija! 
E di njerëzi e tërë 
Atë Zot ç’punë ka bërë: 
Kur hiq Skënderbeu 
Shpatë 
Trimave u jepte datë!

…………………………

Ishte mbret i bukurisë,
si dielli epte dritë…,
… kish të gjitha mirësitë
dhe të tërë urtësinë,
njerëzin' e dituritë
dhe fuqin' e trimërinë.

…………………………….

Shumë herë trimërija
Sjell shpëtim, ësht’ e pëlqyer,
Po herë dhe urtësija
Është m’e mir’ e m’e vyer;
Gjithë bota mir’ e dinë
Shqipëtarë q’është burrë,
E ka pasur trimërinë
Edhe nuk’ e harron kurrë
Mos pandehni q’unë dua

Për shqipëtarë të thonë:
“Këtë her’ u frikësua,


E s’lëftoj si pat zakonë!”

……………………………

Naim Frashëri-1898

Comments (1 posted):

Lorenc on 15/01/2019 14:41:30
avatar
Z.Hysen,si gjithmone aktual ne pervjetorin e vdekjes te heroit tone kombetare Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
Ne shkrimin e tij tregon edhe nje here njohurite e tij per historine e kombit shqiptar
L.Kaculini

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1