Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | KODET ESTETIKE TË POETIT HIQMET MEÇAJ NË VËLLIMIN POETIK “VDEKJA E QIRINJVE”

KODET ESTETIKE TË POETIT HIQMET MEÇAJ NË VËLLIMIN POETIK “VDEKJA E QIRINJVE”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Arqile V Gjata

VDEKJA E QIRINJVE-11 JANAR 2019

KODET  ESTETIKE TË POETIT HIQMET MEÇAJ NË VËLLIMIN POETIK  “VDEKJA E QIRINJVE”

Arqile V Gjata

 

 

Abstrakti:

           Poezia si pjesë e rëndësishme e komunikimit, si shprehje e botës shpirtërore dhe e mendimit  të autorit (të poetit të talentuar Hiqmet Meçaj) drejt lexuesit, ku prekja e thelluar e problematikave përmes tematikave dhe konfiguracionit të përdorur është e rëndësishme të trajtohet si vlera madhore në thesarin e letërsisë shqipe. Krijimtaria letrare e  poetit H.Meçaj është dhe mbetet e veçantë në fondin e letërsisë shqipe!

         Në këtë vëllim poetik përballemi me një gjuhë të përzgjedhur,  semantikë e mirëorganizuar, që ka vendin e vet në poezitë e këtij vëllimi.

         Autori është përfaqësues i poezisë moderne dhe qysh në moshë të re ka tërhequr vëmendje e lexuesit dhe kritikës... Siç  e ka përcaktuar koha, kritika dhe lexuesi H.Meçaj i përket rrymës letrare të “Mikrobotizmi”-t.

         Me bindje them se, poeti H.Meçaj është një nga ata krijues që përqafuan dhe shkruan sipas shijeve dhe koncepteve moderne në poezi.

            Ajo që më nxiti  ta trajoj këtë studim, është një mendim i filozofit Bergos, sipas të cilit: 

1- “Ajo që ndodh më parë, përcakton atë që vjen më pas;....domethënë se...

          Autori përcjell tek lexuesi një botë poetike “të jetuar” në koshiencën krijuese të vet poetit dhe përcillet tek lexuesi si një “realitet” i qenësishëm, i shkruar me stil prej mjeshtri të kohëve moderne!

 

Fjalë kyçe: Fytyra, heshtja,vdekja, maskat, kode, qirinjtë, vetvrasja, funerali.

 

Hyrje:

               

           Në krijimtarinë poetike të poetit shumë të  njohur në letërsinë shqipe Hiqmet Meçaj shprehet, ndihet individualiteti i  gjuhëkrijuesit se si stolis dhe pikturon nëpër kuptimin e fjalëve indentifikuese e të figurshme në poezinë e tij..

                Poeti ka imagjinatë krijuese tej realitetit, formës dhe ideve, që përshkohen nga tragjizmi dhe individualiteti  i thekshëm të pasqyruara përmes ngjyrimeve semantike, me kuptimin e konteksteve të vargjeve dhe koloritin e përzgjedhur vetijak.

             Arti poetik i autorit është  ushqyer qysh në rrënjë, në kohë të viteve të rinisë së tij krijuese. H.Meçaj është misionar i fjalës magjike. Ai ecën krah poezisë moderne për të zgjuar tek lexuesit interesin e një prurje ndryshe dhe me të tjera koncepte krijuese…              

                -Nga leximi i poezive të këtij libri  “VETVRASJA E QIRINJVE’ të autorit, ndjen,prek, merr prej tij përfytyrime dhe ide të pa pikturuara nga të  tjerë  poetë. Ndjesitë shpirtërore të tij ai i  “vajton” në poezinë  që po e trajtojmë.

   

  ***                     

1- Karakteri i tragjikes në këtë vëllim poetik është një variabël estetik, që shpërfaqet, rrjedh  natyrshëm nga mendimi dhe kujtesa e tij krijuese...

Rreth poezisë  “Fytyra vdiq”

            Vdekja është një kod i përjetësimit me plot mënxyra ku faktori (Heshtje) i ngjan funeralit. Gjithë poezia është e “pushtuar” me shumë metafora dhe absurdi jeton në çdo varg..

           Kjo “mënxyrë” vuri maska, që të dukeshin si statuja për të shoqëruar funeralin...”ku..ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur” përkëdhelet...

         Tragjizmi poetik i këtyre poezive të vendos përballë një "realiteti" tragjik  që variojnë  në aspektin sa poetik aq dhe filozofik.

           Aristoteli thotë: Poezia është më filozofike se historia.”. Kjo referencë e filozofit na tregon se një libër poetik nuk mund të jetë libër poetik në se aty  nuk ka filozofi dhe për më shumë nuk ka vlerë në se mungon trajtimi filozofik në prurjet e shumta të librave me poezi.

             Në poezinë “Fytyra vdiq” ligjërimi vjen si shpërthim ndjenjash të shtresuara. Po kështu poeti gjurmon drejt orjentimit modern në forma të ndryshme ekzistenciale siç janë ai i jetës dhe vdekjes... Tek poezia “Fytyra vdiq”, apo tek poezia “Vetvrasja e qirinjve”

Lexuesi ndjen një shkallëzim emocional ngjitës, nga ku kuptojmë natyrën metafizike të shpirtit. 

(Heshtja ishte e gjatë,/ i ngjante funeralit,/kishte humbur shëmbëlltyra, ç'mbeti?/ Ca krisje, tek tuk  një vetmi e bukur./ Duart në pantallona të burgosura./ Fjala thellë, thellë u dogj. (f,8)

 

FYTYRA VDIQ

Heshtja ishte e gjatë.

I ngjante funeralit,

kishte humbur shëmbëlltyra, ç'mbeti?

Ca krisje, tek tuk një vetmi e bukur.

Duart ,në pantallona të burgosura.

Fjala thellë, thellë u dogj.

Ndaj, kur fola u habita vet nga flakët,

që u vareshin në buzët e shkrumbosura…

Unë qeshja pas funeralit, krisja qeshte,

absurdi ishte tek unë, i rëndë, i tejdukshëm .

I thashë viteve të mia:

Heshtni! Lastarët e vetmisë

M'i mbuluan miqtë e mi memecë.

Ditët u mbushën me statuja. I godita me gisht,

tringëllinin njëlloj si muzgu.

Kudo ishte absurdi.

Në se mërzitesh, më tha veshi im,

vure një maskë, që t'i ngjash asaj.

Fytyra vdiq. Funeralin e ndiqnin pas statujat. (f,8)

2-Mendja e harrimit jeton në errësirë, grabitur nga dikush... që ia rëndojnë jetën deri në flijim të “personazheve”...

 Tek poezia “VETVRASJA E QIRINJVE”  ndjejmë mjaft mirë karakterin motivues në trajtimin e pavetëdijes tek e ashtuquajtura... “Vetvrasja e qirinjve”

          Në këtë poezi gjejmë peisazhe  romanteske me shumë kolorite dhe tipike brenda asaj estetikë që ne e quajmë “Shëmtima e kohës”!(..Boll duruam skutat e errta)

VETVRASJA E QIRINJVE

 

...Boll duruam skutat e errta,

Vetvrasjen shpallim botërisht.

Dhe i hodhën nëpër kosha me neveri,

nëpër plehra i zbrazën të gjitha.

Dikush tha:-i vrau errësira,

dikush tjetër,-drita... (f,17)

           Vargjet e mësipërme janë shenja indetifikuese, të përveçme, janë si vargje terri dhe mistike, që i detyruan Qirinjtë të “vetëvriten”...

3 -MENDJA E HARRIMIT ËSHTË GRABITUR NGA DIKUSH, KA SHUMË PJESË QË E RËNDOJNË JETËN, E TORTUROJNË.        

               Duke lexuar gjuhën e figurshme të poezive të poetit H.Meçaj  (..si tek poeza “HESHTJEN  E GRABITUR S,KA KUSH E KTHEN” lexuesi përballet me një gjuhë abstrakte, e koncetruar me imazhe të ndjera. Poeti ndërton abstrakten për ta veshur me bukurinë e pikturuar prej tij.)

          Gjuhëkrijuesi në këtë vëllim poetik është vlerë e çmuar në lirikën moderne e filozofike për të sjellë mesazhe në mënyrën e vet individuale...

          Siç e thekson studjuesi Pr. Dr. Valter Memishaj:

“...Poezia si lloji i krijimtarisë artistike ka  “kapriçot” e veta dhe krijuesi i saj gjendet në vështirësi në përzgjedhjen e përdorimin artistik të fjalës dhe jo me të njësisë frazeologjike e cila, duke qenë e ndërtuar me dy a më shumë fjalë shenjuese “nxjerrin kleçka” në rrafshin semantik, në rrafshin e realizimit të figurshmërisë, si tipar kryesor të saj.”

            Këto mënyra të pikturimit të fjalëve nga autori vijnë si mundësi  nga fantazija dhe mozaiku letrar që autori zotronë...

            Si poet modern  autori e pikturonë bukur gjuhën artistike dhe fjalën si vetpërgjegjësi e intelektit të tij krijues e gjejmë(e shijojmë) me elegancë, me përkime të veçanta të figurave, ngjizur si  një finesë e habitshme,me detaje të përveçme në llojin e vet për të na sjellnjë të vërtetë...“Heshtjen e grabitur ska kush e kthen.”.

      Poetin mund ta quajmë dhe “Profet” sepse ai i jep jetë dhe ndjenja  HESHTJES...si:

       “Le të vishet si të dojë.Të qeshë/ a fytyrën në një pikë  loti ta fusi,/ të qjelltë, të  qelqtë.”

          Kjo  tërsi substanciale e ngjeshur e simbolikës së pa përsëritshme, janë vargje  me  vlera estetike dhe letrare, që na entuziasmojnë, jo vetëm si lexues, por dhe si studiues!

 HESHTJEN E GRABITUR S'KA KUSH E KTHEN.

Le të vishet si të dojë.Të qeshë

a fytyrën në një pikë  loti ta fusi,

të qjelltë, të qelqtë.

Heshtja

mban erë, ia thithi një grenzë,

Thanë ishte bletë-pastaj e grabiti.

Askush s,u kujtua.S,na duhet heshtja-thanë,

veshët e gjatë

të stërkënaqur kërcitën.

Ej, ti njeri, I ulur diku si në mosqënie,

Mos uluri ashtu.Heshtje s,ka më,Dikush e grabiti

As u përshëndetëm,

as na tha ku shkoi,

kur do kthehet vallë?

Unë po i përgatis një dhomë,

na ardhtë nga larg, do ta pres si mik,

në mos ardhtë,

nisem vet ta sjell,

hipur mbi shurdhëllinë e rrugës që s,fle. f,13    

Në poezinë “Heshjen e grabitur nuk ka kush e kthen”

shfaqen bukur idetë si një dyzim i pandashëm ndaj këto veçori të marra së bashku na bëjnë të qartë portretin e poetit.

Këto  shenja indetifikuese, të përveçme, si vargje terri dhe mistike i gjejmë. Përfytyruar artistikisht poeti është ulur diku...

Ej, ti njeri, i ulur diku si në mosqënie,

Mos uluri ashtu.Heshtje s'ka më, Dikush e grabiti…” (f,13)

-Them se, ajo që shkruan poeti është e mençur, një e vërtetë estetike që dhe shurdhërisë i jep jetë...

Absurdi i poetit (te poezia “I PATRUPI ME NJOLLA” shkruan:

“Absurdi im! Ai njeri mendoj unë po na grabit heshtjen?)/ do mbetemi ndonjë ditë pa heshtje/ vetëm zhurmë do ndjejmë/ do na ulërij qielli, toka do bëj tam tam/ dhe atëherë...dhe atëherë.../ heshtjen e grabitur/ s'ka kush e kthen’. (f,12)

           Poeti me nerv  dhe shprehje të rrallë e gjurmon fjalën duke i dhënë  një kuptim shumë dimesional, kjo e marrë në konsideratë si kohën, apo si zhvillim i saj si; ”..hipur mbi shurdhërinë  e rrugës që s'fle ose: "Në ardhtë nga larg ajo që nuk iku/ do ta marr prej dore të më tregojë udhën/ e unë nuk do shkoj andej/ si zëri,/ që veshin e shurdhër, se do për qiell.” ”NË ARDHTË NGA LARG” (f,14)

            Efekti, elementi, paradoksi i figurave letrare ndërtohet në formën e pikëçuditseve... metafizike, që e gjejmë shpesh...

“E TEJDUKSHME, HESHTJE”…Më mirë ti përfytyrim vdis/ të lind prap e vërteta,/ të lind prap e vërteta,/l ind prap ti mashtrim/ i brishtë, i krisur/...Atëhere të  vërteta s'kish, por jetë kish. Vdis ti jetë/ panë të vërteta, që egërsira të mos ketë. (f,27)

       Si përfundim, apo përmbyllje të termit, konceptit “HESHTJA” them:

-Heshtja nuk është lëndë, materje, ose diçka si përfytyrim… Ajo është një “hapsirë bosh”, e qetë dhe shpesh herë e domosdoshme. Heshtja si ndjesi, si perceptim ka brenda saj fshehtësinë dhe mirëkuptimin e nënëkuptuar, si tolerancë…

 

 Disa Përfundime:

        

        &-Karakteristikë dalluese e këtij vëllimi poetik është se aty gjejmë shumë kode estetike…

       &.Poeti H.Meçaj përbën një vlerë në letërsinë shqipe, vepra e tij krijuese është modeli i poetit vizionar që shkruan shumë ndryshe nga të tjerë krijues të kohës..

       &-Poeti ka sjellë një vepër poetike shumë të pasur me vlera gjuhësore, leksiko semantike me domethënien e tyre të bukurshkruara.

       &-Poeti përdor një arkitekturë të çuditshme të mendimit të tij në poezi.

       &-Poeti është vërtetësisht Personalitet I poezisë moderne.

       &-Vargu i poezive të tij në këtë vëllim poetik karakterizohet nga struktura shumë të ndryshme moderne, me plot filozofi dhe elegancë poetike. &-Autori përdor vargje me struktura të ndryshueshme dhe me një fjalor shumë të pasur…

Comments (2 posted):

G. Prifti on 12/01/2019 13:21:43
avatar
Të fala nga Alaska
Gati për laraska
Shkrim shumë i bukur?!
Bilbil on 17/01/2019 16:43:06
avatar
Sa guxim për të shtyrë lexuesin në qorrsokak?!
Dhjetëra pështjellime mendimesh pa kokë dhe pa gjymtyrë.
Hiqmet Meçaj meriton partner serioz në tryezën e artit.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1