Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Te njihesh prej veprave apo prej fytyres?

Te njihesh prej veprave apo prej fytyres?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shpetim Luku

 

Te njihesh prej veprave apo prej fytyres?

 

Jane te shume ata qe ne komentet e tyre, lidhur me refuzimin e Presidentit Meta per te dekretuar emerimin e Ministrit te ri te Jashtem permendin faktin se kandidat ministrin nuk e njohin as tek lagja e tij. Ne fakt, kjo mbase ishte e vertete deri para dy diteve, por ky "handikap" i Cakes u eleminua. Pasi per te eshte folur aq shume ketyre dy diteve, sa tashme ate e njeh i madh e i vogel ne Shqiperi e Kosove. Mire kjo cfare ndodhi me te e ajo cfare ndodh ne menyre sistematike prej kohesh ketej nga anet tona hap nje diskutim te rendesishem. Qe mund te permblidhet ne disa pyetje te tilla si psh, cfare do te thote te jesh i njohur ne Shqiperi? Dhe si duhet te jesh i njohur? Te njihesh prej veprave, prej kompetences profesionale, prej karrieres sistematike, seriozitetit, pergjegjshmerise e mencurise e dobishmerise karshi te tjereve apo prej te qenit zhurmaxhi, i kudondodhur, i paturpshem, i papergjegjshem, i demshem per te tjeret etj etj. Sepse e verteta eshte se Shqiperia ka sot nje hierarki te permbysur vlerash qe te sjell ndermend ate shprehjen "jane ngritur kembet e i bien kokes". Sot statusin e personit publik e kane lloj lloj dallkaukesh, njerez qe nuk kane bere asgje ne jeten e tyre, por qe per "merite" kane sahanlepirjen, servilizmin, fanatizmin, besnikerine e verber, deshiren per te rregulluar mireqenien e tyre duke krijuar fatkeqesi per te tjeret. Eshte kjo "lenda e pare" e pjeses me te madhe te medias, e cila nese do funksiononte ne dobi te publikut, duhet te ishte barriere e padepertueshme prej ketyre individeve. Mirepo ajo, ne te kundert, i promovon, duke krijuar keshtu modelin demsjelles se per te arritur sukses mjafton te ndiqet rruga e te "suksesshmeve" aktuale. Shqiperia ka shume qytetare te suksesshem te saj, te cilet, e meritojne te jene para syve te publikut sepse kane cte thone, kane cti transmetojne atij. Sa per nje shembull te thjeshte ilustrues, ne QSUT punon nje doktor shume i kualifikuar, me arsimin te mbaruar ne Kanada e Itali, Edvin Prifti. Megjithate jam i sigurte se ai nuk e ka "popullaritetin" e atyre qe dalin pernate ne televizion duke dhene mend per gjithcka. Madje ai nuk ka as popullaritetin e "protestuesve profesioniste" qe nuk lene proteste pa marre pjese e pa e evidentuar kete pjesemarrje. Nje doktor i mire, nje inxhinier i mire, nje biznesmen i suksesshem, nje fermer punetor nuk kane asnje shans te kene as 1 per qind te fames se nje personi qe e siguron kete, psh duke vra 8 vete te familjes. Por nuk eshte kjo rruga qe duhet te ndiqet. Kjo me e shumta shpjegon pse shoqeria shqiptare eshte ne kete gjendje ku eshte, pse ndotja psiqike e tranmetuar tek publiku eshte kaq e madhe, pse ambienti i jetes eshte kaq stresues, pse shqiptaret nuk jane bashkekohes te mire per njeri tjetrin. Kjo maksimumi eshte nje nder shkaqet nepermjet te cilit mund te kuptosh pse ka kaq dhune verbale, pse ka kaq sherre e kontradikta, pse ka kaq pesimizem apo edhe pse emigron nje pjese e njerezve. Kjo duhet kuptuar patjeter, pasi habia e injorantit nuk eshte justifikim

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1