Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Paradokse të kohës

Paradokse të kohës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Paradokse të kohës
Astrit Lulushi

Kur i referohesh të kaluarës, asgjë nuk duket më e përparuar në shoqëri sesa tradita, apo gjërat që kanë mbetur pas. Tradita gjithmon ngre kokë, është e pavdekshme, herë tregohet e rreckosur, herë e veshur me tesha të reja shumëngjyrëshe të kohës - asnjëherë nuk del jashtë mode, nostalgjia për traditën nuk shuhet. Sistemet qeverisëse janë pak ndryshe, asnjëherë nuk janë në modë për shumë kohë. Demokracia, psh., konsideruar ndër sistemet më të mira, edhe gabon, kryen vetëvrasje, qeveria sa herë mbyllet a bllokohet, dobësohet, dënon veten, si nusje që tradhton burrin duke shkuar në shtrat me mullisin për inat të vjerrës, apo si ‘kaobojsi’ i hutuar, i cili padashje plagos veten në këmbë. Përfundimisht janë njerëzit e thjeshtë, populli, që e pëson e vuan - Demokracia bazohet në popull, ushqehet prej tij, por jo që ta shtypë atë. Duket se Demokracia si ide rrëmbehet për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta. Po ashtu dhuna është prodhim kombëtar, fillimisht nxitet, si koka kola, pije freskuese, dikur popullore, por sot e pakëshillueshme për shëndetin. Të arrish këto përfundime do të thotë se diçka ke mësuar nga jeta dhe se përtej saj nuk ka gjë tjetër.
Jakob Philipp Fallmerayer njihet për shumë ide të cilat koha i ka hedhur poshtë, por që nuk mbetën pa ndikuar shumë shkencëtarë të politikës. Nuk duhet harruar se Fallmerayer veproi në gjysmën e parë të shekullit XIX. Një nga teoritë që ai paraqiti dhe mbrojti me forcë të madhe ishte se kapja e Stambollit nga Rusia ishte e pashmangshme dhe kjo do të çonte në gllabërimin nga perandoria ruse të të gjithë gadishullit ballkanik; dhe se kjo perandori e zgjeruar do të përbënte një kërcënim të vazhdueshëm për kombet perëndimore, veçanërisht gjermanët. Asnjë nga këto parashikime nuk dolën të vërteta, por nuk mund të thuhet se ato nuk ndikuan shkencëtarët. Bashkimi Sovjetik ndoqi të njëjtën strategji dhe atje ku nuk mundi të futej me armë, u përhap nëpërmjet ideologjisë. 
Richard Wagner dhe Fallmerayer kanë qenë dy prej idhujve të Adolf Hitlerit, i cili ka ushqyer urrejtje deri patologjike për hebrenjtë, sllavët dhe grekët. Disa thonë se Hitleri, i njohur për krime e vrasje të shumta në Greqi, ishte mik i shqiptarëve - dhe ky është një tjetër paradoks. Të jesh grek, duhet të vritesh; të jesh shqiptar, po njësoj; të dy vriten në emër të njeri tjetrit. Hitleri i urrente grekët dhe nuk i shihte aspak si pasardhës të heronjëve homerikë. Këtë ide ai e kishte krijuar duke lexuar Fallmerayerin, i cili shkruante se grekët e sotëm janë shqiptarë që kishin populluar trojet e mbetura bosh. Dhe shtrohet pyetja: Nëse Greqia ishte populluar nga shqiptarët, atëherë cilët urrente Hitleri, grekët apo shqiptarêt, apo njëkohësisht të dy bashkë?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1