Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Keni plotësisht të drejtë, ore intelektual i shquar nacionalist.

Keni plotësisht të drejtë, ore intelektual i shquar nacionalist.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof.dr. Eshref Ymeri

I dashur Fadil,

Keni plotësisht të drejtë, ore intelektual i shquar nacionalist. Pyetjet tuaja shumë të drejta kanë vetëm një përgjigje: të gjitha ato probleme që ju shqetësojnë Juve, si atdhetar shembullor, e kanë burimin te tradhtia në krye të Kosovës. Për këtë tradhti unë e kam ngritur zërin që gati para shtatë vjetësh, në një artikull me titull "Tradhtia në krye të Kosovës", të botuar në disa faqe interneti më 13 mars 2012.
Në pyetjet tuaja ju keni shtruar problemin e heshtjes së popullit shqiptar të Kosovës para tradhtisë në krye të saj. Por populli shqiptar i Kosovës, ore i nderuar Fadil, është pjesë e kombit shqiptar, i cili, tradicionalisht, ka qenë i paaftë, i pazoti, për të mbrojtur trojet e veta. Pra, duhet të jemi të bindur se fajin kryesor kombit shqiptar nuk ia kanë as politika kolonialiste grekosllave, as shovinizmi evropianoperëndimor, Fajin kryesor kombit shqiptar, si më i madhi dikur në gadishullin ilirik, ia ka vetvetja. Pas copëtimit që shovinizmi i egër evropian u bëri trojeve tona etnike më 1878 dhe më 1913, kombi shqiptar nuk qe i aftë absolutisht të nxirrte nga gjiri i vet Garbialdin dhe Bismarkun shqiptar. Kombi italian nxori në skenë Garibaldin, i cili i tregoi vendin shovinizmit austriak dhe francez dhe krijoi Italinë e Bashkuar. Kombi gjerman nxori në skenë Bismarkun, i cili mori në dorë situatën dhe principatat e përçara gjermane i bashkoi në një shtet të unifikuar kombëtar. Kombi shqiptar, ore Fadil atdhetari, ka qenë dhe vazhdon të jetë i aftë për të nxjerrë nga radhët e veta vetëm politikanë servillë të të huajve, mercenarë të tyre dhe tradhtarë të regjur, para të cilëve ai gjithmonë ka shtruar kurrizin. Kjo për arsye se në gjakun e tij lëvrin mikrobi i përçarjes dhe i urrejtjes së shqiptarit ndaj shqiptarit, përçarje kjo me prapavijë shumëshekullore. Dhe ky, domosdo, është mallkim hyjnor.
Ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2019: shëndet, mbarësi dhe suksese.
Me shumë respekt dhe mirënjohje.
Prof.dr. Eshref Ymeri
Tiranë, 06 janar 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1