Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Thirrje shoqërisë: Mbeshteteni Protestën Studentore Kombëtare!

Thirrje shoqërisë: Mbeshteteni Protestën Studentore Kombëtare!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

Thirrje shoqërisë: Mbeshteteni Protestën Studentore Kombëtare! 

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Po Ju drejtohem shqiptarëve por si fillim të kësaj thirrjeje timen po citoj një fragment nga letra ime drejtuar Rinisë Shqiptare me 25 Prillit 2009 botuar në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT “: 

 “Brezi i Ri realizon aspiratat e vërteta patriotike, morale, fisnike dhe intelektuale, sepse ai është i lirë, i pastër dhe premtues për ndryshimin  dhe për emancipimin… brez i cili është i përgatitur mendërisht e fizikisht për të zhvilluar një demokraci reale, të gjallë dhe dinamike…Vetëm ai është i aftë të bëjë modelin e ri demokratik duke gërshetuar pozitivizmin tradicional me racionalizmin modern dhe që përjashton çdo përvojë totalitare dhe autokratike për të ndërtuar sistemin demokratik përparimtar bashkëkohor”. 

Rinia studentore , lëvizja e madhe studentore demokratiko-kombëtare në vitet 1990  e cila ka hyrë në histori si “Lëvizja e Dhjetorit” shëmbi regjimin e së keqes në Shqipëri, Diktaturën Komuniste. Por edhe pse kanë kaluar 28 vite që prej asaj kohe rinia shqiptare , idealet e asaj levizjeje u tradhetuan nga e gjithë politika shqiptare. Politika e pas tranzicionit rrëmbeu frytet e asaj lëvizjeje ,keqpërdori dhe e shfrytëzoi atë për interesa pushteti  duke bërë pabesinë dhe tradhëtinë e madhe ndaj rinisë studentore dhe tërë shoqërisë shqiptare e cila  e mbështeti atë Lëvizje të madhe historike. 

Edhe sot rinia studentore proteston me po atë thirrje e aspiratë  të para 28 viteve:  “E duam Shqipërinë si Europa”. Kjo është kauza edhe sot, sepse kemi 28 vite që politika e keqe shqiptare e mban peng dhe jashtë integrimit në BE Shqipërinë, sepse Shqipëria është sunduar nga e keqja, ku një prej shumë të këqijave të kësaj elite politike është se ajo është një elitë  jo vetëm krimi, korrupsioni dhe hajdutërie, por kjo politikë e sotme është edhe armike e dijes dhe e intelektualizmit të vërtetë për të cilën dhe kundër këtij mizerabiliteti antihuman dhe antidije proteston truri dhe e ardhmje e kombit, Rinia Patriotike Shqiptare, Rinia Studentore. Përballja me këtë realitet  dështak e të  korruptuar shkaktuar prej  tradhëtsë dhe   pabesisë, kjo është arsyeja që studentët nuk pranojnë të bisedojnë me asnjerin krah të politikës të cilët janë autorët dhe shkaktarët e këtij realiteti, të cilët janë edhe mëkatarët më të mëdhenj kombëtar. Kjo Lëvizje,kjo protestë kombëtare gjithëstudentore ka marrë mbështetje të madhe nga tërë Kombi ,sepse rinia është vazhdimësia e Kombit, që i lidh brezat  dhe është garancia për të ardhmen e sigurtë të tij. Kjo Lëvizje nuk është  lëvizje politike, por realisht është një reagim kombëtar si një 

LËVIZJE  ANTIPOLITIKË NË EMËR TË LIRISË ,TË SË VËRTETËS DHE TË DITURISË.  

Kjo është e tillë sepse e gjithë politika shqiptare deri më sot është fajtore dhe shkaktare ku ka degraduar i tërë sistemi, ku edhe ai arsimor dhe universiteti janë injoruar nga ligësia, tradhetia, papërgjegjshmëria, nga korrupsioni dhe nga kjo injorancë politike antikombëtare.

Rinia studentore u ngrit për një Rilindje Kombëtare Demokratike në vitin 1990 dhe jo për zëvëndësim të një diktature komuniste me një diktaturë tjetër  apo me një regjim antihuman  korrupsioni. Pra, kjo që po ndodh sot në Dhjetorin 2018, në Dhjetorin  e Dytë të Madh me protestën e rinisë studentore është vazhdimësia e asaj të Dhjetorit të Parë të Madh të vitit 1990. 

Kjo  Lëvizja Studentore e sotme është ajo e cila do t’i vërë vulën Triumfit të Rilindjes së Madhe Kombëtare e cila do të shënojë ndarjen përfundimtare me të shkuarën e largët dhe me vazhdimësinë e saj të derimësotmë e cila është maskuar e  mbuluar me maskën mashtruese të psedodemokracisë. 

Kjo është Rilindje e së mirës e cila do ta mposhtë  edhe Rilindjen mashtruese të E.Ramës, “Rilindjen” e tij të së keqes, e cila realisht është ashtu si edhe e gjithë politika e tranzicionit që  lëvizën më shumë  mbrapsht se sa para duke e çuar Shqipërinë shumë prapa , si  në vitet 1990. Kjo e keqe e madhe demokratike që ka pllakosur sot shtetin dhe shoqërinë  shqiptare, ku prej kësaj të keqeje rinia shqiptare detyrohet të marrë rrugët e eksodit dhe të braktisjes së atdheut, kjo e keqe e madhe që ngriti Republikën e Drogës e detyroi inteligjencën shqiptare, rininë shqiptare që të ngrihet e të protestojë përsëri fuqishëm dhe pandalshëm për ta rikthyer nderin  dhe dinjitetin e saj të merituar dhe për t’ia kthyer shpresën edhe të gjithë atyre shqiptarëve të cilët e kanë humbur atë.

Prandaj shoqëria shqiptare duhet ta mbështesë protestën e studentëve pasi ajo u sherben të gjithëve: është shpresë për demokracinë, lirinë ,progresin, drejtësinë  dhe për të mirën kombëtare. KJO PROTESTË ËSHTË RILINDJA E VËRTETË

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1