Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | DUKE BISEDUAR SHQIP ME MBESAT E NIPIN

DUKE BISEDUAR SHQIP ME MBESAT E NIPIN

Font size: Decrease font Enlarge font
image DUKE BISEDUAR SHQIP ME MBESAT E NIPIN

DUKE BISEDUAR SHQIP ME MBESAT E NIPIN

      Qatip Mara                 

Largimi për disa javë në Tiranë e Vlorë kishte malluar shumë mbesën e vogël e cila nuk u besonte syve kur u ktheva në shtëpi. Më kishte kërkuar çdo ditë  duke u shqetësuar për mungesën time  Ajo ishte mësuar që e shoqëroja në shëtitje në natyrë në bllokun e banimit. Flinte me mua dhe zgjohej me përkëdheljet e mija duke e ledhatuar me shumë dashuri,sepse si thonë ata që e kanëprovuar  të qenurit gjysh : “ dashuria e evlatit të evlatit është mjati mjaltit.”

Ishte nata e parë që isha kthyer nga udhëtimi lodhshëm i linjës së avionit Rinas –Frankfurt – Nju Jork  dhe këmbët më ishin mpirë si druri thatë dhe ndeja dhimbje si  miza miza, sikur lëviznin në kockat e  ngrira. Kur pashë mbesën e vogël që më shikonte me habi  e sy të ndritura  fytyrën time zgjata duart e putha me shumë dashuri. Embëlsia e saj më dha energji fizike ta ngrijja lart në krahët e mi.  Për disa çaste dëgjoja të rrahurat e shpejta të zemrës të mbesës të dashur e cila po më shtërgonte  fort me doçkat e saja të vogla por të fuqishme. Duart nuk mi hiqte na zverku  duke forcuar gishtrinjtë mbi lëkurën time. Thuhet se forca e fëmijës në duar: ka mbytur edhe gjarpërin. Por mbesa ime e vogël ishte e frikësuar se mos do largohesha përsëri larg.  Si gjithmonë ajo fle gjumë dhe natën e kthimit tim gjatë natës zgjohej e kontrollonte me duar trupin tim se mos isha laguar

Prej kohës qëkam ardhur me banim te shtëpia tjetër angazhimet e mija janë shtuar. Mëngjeseve herët dalë te rruga e pres autobusin e nxënësve që mbesa e madhe e nipi nisen çdo ditë për në shkollën fillore. Nga meraku dalë 20-30 minuta parakohe  duke vrojtuar nga rruga dhe kur duket autobusi në afërsi u jap sinjalin mbesës e nipit të dalin nga shtëpia për të ardhur te autobusi. Me qëllim që nipi e mbesa të mos qëndrojnë në rrugë në të ftohtin e dimrit,ata qëndrojnë te dritarja e shtëpisë dhe sapo u jap sinjalin “ushtarak” më lëvizje të duarve,ata nisen duke vrapuar me shumë gëzim në shkollë. Më parë ata shkonin në shkollë me makinën e familjes duke mos shprehur emocione gëzimi. Udhëtimin me autobusin e shkollës e presin me shumë gëzim sepse aty  fëmijët e tjerë i presin me ovacione e humorin e kolektivit. Vlera edukative në shoqëri është një forcë e madhe që jep emocione të bukura te fëmijët.

Disiplina e  transportit të nxënëve në shkollë është tepër e kujdesshme dhe e rreptë. Autobusi nuk i merr fëmijët për në shkollë po qe se nuk është një përfaqësues nga familja. Dhe po kështu kur kthehen nga shkolla në orarin e caktuar, unë dalë e presë autobusin që të zbresin fëmijët,sepse po nuk ishte përfaqësuesi familjes,shoferi autobusit i  merr përsëri fëmijët. Një ditë në fillimet e muajit tetor unë po shkruaja në compjutër dhe harrova të dilja në orarin e caktuar pasdite te rruga. Autobusi kishte ardhur,kishte pritur disa minuta dhe ishte larguar duke marrë nipin e mbesën në shkollë. Kur na morën në telefon  unë ngriva nga  neglizhenca ime.Kjo ndodhi më bëri të kufizojë punën në compjutër e sidomos në facebook ku kemi mall të komunikojmë me miqësinë e të afërmit e familjes në largësi.

Pas disa ditëve që kisha ardhur nga Tirana, nipi e mbesa kishin mësuar see unë kisha botuar librin kushtuar mamit të tyre : “ Brunilda jeta ime e dytë”. Isha në dhomën  time dhe u befasova që më erdhi mbesa e madhe me nipin tim duke më kërkuar sqarime. Mbesa në dorë mbante librin e botuar nga shtëpia e mirënjohur UEGEN të pronarit,shkrimtarit Xhevair Lleshi – Mjeshtri Madhe. Fatmirësisht mbesën e madhe dhe nipin e kam mësuar të flasim shqip.  Mbesa dhe nipi bisedojnë duke shqiptuar me saktësi fjali të gjuhës shqipe. Ata kanë ngarkesë në shkollë dhe me aktivitete të shumta që nuk kam mundur tu mësoj  të lexojnë apo të shkruajnë gjuhën shqipe por në të ardhmen do tua mësoj me një kurs të shkurtuar.

Mbesa e madhe e kishte hapur librin te kapitulli fëmijërisë së Brunildës. Si zakonisht fëmijët i tërheq fotografia. Me shumë vemendje mbesa e madhe dhe nipi më kërkonin tu regoja moshën e fotografive te mamit të tyre. Krahasonin ndryshimet duke më kërkuar tu komentoja edhe përshkimet e jetës së fëmijërisë së mamit të tyre. Kur po u tregoja se Brunilda në moshën katër vjeçe zinte radhën  për të blerë një shishe qumësht duke vendosur që në darkë para dyqanit një gjysëm tulle që në mëngjes të merrte qumshtin me racionin e caktuar. Mbesa  e habitur më pyeti pëër fjalën tollonë që përshkruaja jetën në kohën e tufëzimit. U dukej e pabesueshme që familja kishte një copë kartoni nga ndërmarrja e tregëtisë ,tollona, ku duhej të blinim me racion një kg mish në muaj,një kg djathë .Mbesa e nipi të hutuar nga komenti i varfërisë ku është rritur mami tyre më shikonin me dhimbje,sepse tavolina e tyre gjithmonë është e mbushur me ushqime të larmishme e me sasi pa kufizime.

 Pasi u qartësuan me fotot e fëmijërisë kaluan te fotot e shkollës,ku u përqëndruan për të bërë ndryshimet nga fëmijëria në adoleshencën shkollore.Pasi mbaruan kapitullin e shkollës 9-vjeçare  u përqëndruan te foto e pasaportës time të emigracionit të vitit 1991 që ka edhe katër foto të vajzave të mia. Më kërkuan tu  sqaroja pse fleta e pasaportës kishte  pesë fotografi. Më dëgjonin me shumë kureshtje kur u tregoja se kishim ikur në emigracion  në Athinë duke punuar në punë të rënda fizike me qëllim të përmirësoja jetën e vajzave. Nuk u besohej se unë kisha fjetur jashtë dhe mamin e tyre Brunën e kisha mbuluar me xhaketën time duke fjetur mbi dërrasa

Kur shikonin foton e mamit të tyre që ishte duke pjekur mishin e një zonje në Athinë për ditën e Pashkëve qëndruan  instiktivisht në heshtje të emocionuar sepse u komentoja vuajtjet e jetës në emigracionë

Sipas kronologjisë së librit shikuan me interes fotot kur mami tyre ishte gjimnaziste në Vlorë. Duke vazhduar pyetjet për kapitullin Brunilda me studime në universitetin Texas USA  u sqarova vështirësitë e shumta që vajza ime e shtrenjtë Brunilda përballoi për të paguar studimet mjeksore. Në disa momente që u tregoja sakrificat e mamit të tyre  shikoja në fytyrat e tyre pezmatim por edhe krenari fëminore që mami tyre kishe realizuar objektivin për tu arsimuar.

Në kapitullin e fejesës së Brunildës shikonin me vemendje fotot e bukura në Vlorë,në malin e Dajtit dhe në kalanë e Petrelës, Te kapitulli martesës së Brunildës më kërkuan sqarime pse kishim bërë dy cermoni dasme, në Nju Jork 12 korrik 2009 dhe në Tiranë në 15 gusht 2009.

Kur mësuan se motrat e Brunilëds nuk mundën të vinin në dasmën e saj në Nju Jork sepse ambasada amerikane në Tiranë nuk ju dha viza , diçka anglisht shprehën si kritik . Shikonin me emocione fotot e bukura të Brunildës  me motrat në kopshtin botanik në Tiranë .

Në kapitujt e tjerë ndjenin kënaqësi që u komentoja lindjen e mbesës së madhe, të nipit dhe të mbesës së vogël, e cila në këtë kohë ishte duke fjetur. Kur ajo është zgjuar më pushton e më detyron të jem në dispozicion të saj për ta argëtuar.  Edhe pse flet me fjalë të shkëputura me rrokje ,ajo më kupton shumë qartë kur flasë gjuhën time shqipe dhe shpesh më miraton me tundjen e lehët të kokës 

Në libër mbesa e madhe e nipi mësuan edhe ecurinë e jetës së tezeve të tyre nga fëmijëria deri sot.

Kur përfunduan duke parë fotot   e dëgjuar komentet e përshkrimeve në libër më shprehën me sytë e qeshur shumë dashuri që kam botuar librin kushtuar mamit të tyre. Unë ju premtova se pak më vonë do ta botoj librin anglisht që ta lexojnë e të mësojnë jetën e nënës së tyre të shtrenjtë Brunilda.

U ndjeva shumë i gëzuar që botimi librit “Brunilda jeta ime e dytë” ngalli interes te mbesa e nipi ,të cilët bashkë me mbesën e vogël e nipin që kam në Angli  janë oksigjeni jetës sime të dytë.

Mendoj se librat autobiografike kanë jo vetëm vlerë dokumentare arkivore familjare por kanë edhe forcë konkrete edukuese te pasardhësit e familjes.

Qatip Mara

Nju Jork 07. 12. 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1