Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Dje dhe sot

Dje dhe sot

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

Dje dhe sot
Astrit Lulushi

Devijimi më i vogël nga e vërteta shumëzohet më vonë një mijëfish, ashtu si njeriu mund të bëjë gabim në jetë, por jeta kurrë nuk bën gabim me njeriun. Por ka edhe të tjera që e çojnë njeriun në të njëjtin përfundim; fuqia, pushteti tërheq të korruptuarin, pastaj e korrupton atë më tej. Shenja e parë e korrupsionit është kur qëllimi bëhet justifikim për mjetin; kur rezultati i mirë justifikon çdo gabim të kryer; një fushatë me fonde të paligjshme e shtyn një parti të mendojë se fitorja në zgjedhje do të justifikonte çdo mjet të përdorur, ose një kandidat, me qëllim për të fituar votat, bën premtime boshe.
Përkeqsimi i çdo qeverie fillon me prishjen e parimeve mbi të cilat u themelua, thotë Montesquieu. Të gjithë precedentet e këqinj, patën filluar si masa të justifikueshme.
Por le të jemi mirënjohës, sepse në qoftë se nuk mësuam shumë nga jeta, të paktën mësuam pak; nëse disa arritën të mos mësonin fare, të paktën nuk u sëmurën; nëse u sëmurën, të paktën nuk vdiqën burgjeve e internimeve, as nuk u rrezikuan. Pra, le të jemi mirënjohës, sepse kurrë më parë nuk vodhëm; edhe nëse na vodhën, të paktën nuk na morrën jetën; nëse na i morrën të gjitha, prapë nuk ishin shumë; le të jemi mirënjohës, sepse ne ishim të grabiturit dhe jo grabitësit. Ndryshe nga sot, jeta ishte e errët atëkohë, si një labirinth plot dredha, padritë, papasqyrë, plot me njerëz të verbër.

Comments (1 posted):

on 07/12/2018 14:37:01
avatar
Vella Astrit,

Jam e ketij opinioni edhe une, se duhet patur kuraje te pohojme aty ku eshte veshtire te gjendet ndonje gje e vlefshme per tu pohuar... Besoj se ka mbetur dicka akoma. Jemi ne vete, me ne eshte shpresa e jetes qe merr fryme gjithmone. sa te jete fryma, do jetoje dhe Shpresa!

Kur jemi ne distress, e gjithe urtesia boterore keshillon qe te evokojme nje kohe e vend kur ishte ndryshe, kur ishim ndryshe, kur jeta shkonte ndryshe... Kete bejne psikologet kudo.

Shqiptaret e kane eksperiencen dhe traditen e Rilindasve tane, ata evokuan dhe treguan per nje kohe tjeter, per nje diell qe ndriconte ndryshe, per nje jete ndryshe. Mjalte i mjaltit - fjala e Rilindasve tane, i shpetoi cdo erresire dhe kohe dhe arriti e paperlyer deri tek ne sot... Dhe na ben mire, na kuron, na sheron, na jep nje vend dhe nje kohe kur fjala thuhej ndryshe, kishte peshe, ishte gur i rende!

Fjala sot eshte shperdoruar, si cdo gje tjeter qe eshte shperdoruar. Ka humbur bukurine e Shqipes fjala jone, nuk i kendon me dashurise dhe Perendise.

Eshte zvogeluar zemra e shqiptarit vella Astrit, nga ato kohet e Rilindasve tane.

Shqiptari eshte zvogeluar, bere sa nje therrime, s'i kendon me dashurise, se e ka harruar ate! Ka harruar kush quhet vellazeri, kush eshte Meme-Dhe!

Kjo eshte rrenja e se keqes qe perjeton Shqiperia sot.

Lutemi per te! Allahu vente dore te na ndihmoje!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1