Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Urime dhe suksese për ju znj.Vranari!

Urime dhe suksese për ju znj.Vranari!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lejla Gorishti

Urime dhe suksese për ju znj.Vranari!

 

Lejla Gorishti

https://mail.google.com/mail/u/0/images/cleardot.gif

https://mail.google.com/mail/u/0/images/cleardot.gif

    Çdokush përpiqet të përmbushë qëllimet e veta në jetë, qofshin ato të vogla apo të mëdha. Disa i arrijnë lehtë dhe shpejt, kurse disa të tjerë vonë dhe me shumë vështirësi. 

  E rëndësishmja qëndron ta arrish atë që ke ëndërruar me çdo lloj mënyre, edhe pse të kanë mohuar si individualitet, t’i kanë mbyllur të gjitha shtigjet, ti përsëri pate kurajon të ringrihesh. Paksa me vonesë, e megjithatë talenti nuk humbet. Vjen një ditë dhe ai shpërfaqet më i fuqishëm, më i drejtëpërdrejtë dhe më real. 

    Lajmi që mora sot, se shoqja dhe mikja ime, shkrimtarja e njohur shqiptare nga Vlora, znj Vilhelme Vranari Haxhiraj është Anëtare më e re e Akademisë së Shkencave dhe Arteve me seli në New York, jo vetëm më gëzoi së tepërmi, po ndjeva një farë krenarie kombëtare se,  ky vlerësim na lartësoi edhe si vlonjatë duke qenë bashkeqytetare me Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky vlerësim i bëhet jo vetëm autores, por edhe familjes, shoqërisë, Lidhjes së shkrimtarëve, madje i bëhet nder Vlorës dhe Kaninës.

   Ju e meritoni plotësisht, shoqja ime e mirë dhe e urtë,sepse suksesi vjen në saje të punës së palodhur, në saje të pasionit me të cilin punohet dhe në saje të përkushtimit ndaj detyrës, tënde. Ambicia për të nxjerrë më të mirën e vetes, është hallka më e fortë e suksesit tend, Vilhelme, e cila të ka lartësuar hap pas hapi e të çon përpara. Jo të gjithë kanë ambicie për të ecur në jetë, dhe disa nga ata që i kanë, i kanë të kundërta. Kjo e dallon Vilhelmen nga të tjerët, kjo  e bën atë më shumë të suksesshme.

  Edhe atëherë kur, ti shoqja ime e mendoje gjithçka pa dritë dhe pa rrugëdalje, nuk e humbe besimin te vetja. Arritja dhe suksesi yt ishin brenda teje, veçse dikush e kishte penguar pas një cepi apo nëe kthese. Ty nuk të humbi durimi, pasioni, përkushtimi, ambicia për punë dhe suksesi e gjeti shkallë -shkallë rrugën duke vazhdur të kapë të tjera lartësi.

Askush nuk lind i suksesshëm, por gjithkush mund të bëhet.

Faleminderit Akademik Dr.Flori Bruqi!

Faleminderit anëtarëve të kësaj Akademie...që e ulët këtë zonjë të nderuar në karrigen e merituar!

Kam katërcipërisht besim, se znj Vilhelme ,do t'jua zbukurojë dhe do t'jua dritësojë më shumë Akademinë tuaj Të nderuar me kontributin e saj

Urime Vilheme!

Urime familjes Haxhiraj! 

Me respet!

Lejla Gorishti 

Vlore 1.11. 2018

Comments (3 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xh) on 01/11/2018 23:08:24
avatar
Me ju lumte ajo pene,e nderuara Lejla Gorishti,qe"ma hodhe"mua gjyshit,me kete urim per te rrallen krijuese VIVRA qe ne kulmin e moshes saj shkelqen vertet si hena e dielli,ne lindiet dhe perendimet e tyre.
Me gezoni qe ajo ka pasues te denje..
Miresite ju shoqerofshin zonja te nderuara;si Hena pesembedhjete!

Urim gjyshi"Pasues veterani"

Toronto01-11-2018 Guri Naimit D,
Armela Hysi on 03/11/2018 08:47:40
avatar
E nderuar Zonjë e Letrave Shqipe
Vilhelme Vranari Haxhiraj!
Vivra jonë!
Ju përshëndesim dhe ju urojmë familjarisht për këtë hap të ri në ecurinë tuaj!
Suksese të mëtejshme!

Zonja Lejla Gorishti ju përshëndes për këtë shkrim dhe ju uroj gjithë të mirat e shëndet në jetë. Emri juaj shoqëron bujarisht, shpesh krijimtarinë e arritjet e Vivrës tonë dhe edhe tani me urimin tënd na dhe këtë lajmë të bukur. Faleminderit dhe paçi gjithmonë lajme e urime të lumta për vete, për njerëzit e zemrës suaj, por dhe për intelektualët shqiptar që e meritojnë. E kemi cilësuar dhe herë të tjera që Shteti ynë është e qartë që duhet të bëjë shumë më tepër për Vilhelme Vranarin, për botimin dhe shpërndarjen e veprës së saj, po e po; por dhe të nxjerr në pah më shumë, duke vënë potencialin e tij në vlerësimin më të madh edhe për emra e personalitete të tjera, ( që edhe në këtë portal cilësor ndeshim përherë). Nuk dua të theksoj emra, sepse do lë pa thënë mjaft, sado që të rradhisë, por për nder të mikpritjes kaq fisnike nuk mund të mos përmend të paktën z.Fatmir Terziu, që na mbledh të gjithëve në sofrën e Fjala e Lirë, apo z.Ymeri, z. Mërkuri, etj. Sidoqoftë arritjet vijnë pak nga pak dhe sot festojmë ato të Vivrës. Përherë të tilla! Respekt!
Vilhelme vrana haxhiraj on 05/11/2018 17:00:42
avatar
Të dashura dhe të nderuara miket e mia: Lejla dhe Armela!
Ju faleminderit për urimet tuaja të ngrohta, të sinqerta dhe kuptimplote!
Vilhelme

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1