Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Dy Fjalë për Letrarin e Ri...

Dy Fjalë për Letrarin e Ri...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

Faruk Myrtaj


Dy Fjalë për Letrarin e Ri...

I nderuar je, për këtë Çiltërsi të Dlirë prej Poeti, Thani Naqo! Asnjë krijues për bè. as edhe ata për të cilët pas Ikjes Fizike thuhet me tërë shpirt se janë lindur për të thurur vargje me vrunduj ere e shigjeta drite, ata pra që lanë pas poemthat lirike më të bukur, për veshët më të ndjeshëm të shelgjeve njerëzorë, as ata, askush pra askush, Than i dashur, as ata që besohet se u shndërruan vërtetë në Yje me atë lloj drite të kush-e-di-se-kush-me manjetike dhe që me ndikimin e tyre krejt të pa qëllimtë formuan yllësi të tjera divine si Udha e Qumështit, Brirët e Kaprolles apo Shtergu i Më-në-fundmë Fare, as ata…

Pra edhe ata, po të mund t’i pyesim atje ku janë rehatuar shpirtrash, në Odën e Psherëtimës dhe të Lotit si Fat Njerëzor, edhe ata, pa as-edhe-një mëdyshje, do të bashkoheshin ty Thani Naqo duke pranuar se…edhe ATA, ndjehen Letrarë të Rinj!

 Mos u nxito të na kujtosh se ATA nuk e dinë fare që ti, Thani Naqo, apo Unë, apo tërë ata si ne, që u gëzohen lirikave e radhojve të tyre si këngë për vete, por edhe si dëshirë për të shtuar mirësi e fisnikëri, edhe atëherë kur nuk ia arrijmë kësaj qasjeje të dëshiruar, edhe atëherë madje kur ja blatojmë këngën diçkaje të cilës i është dashur ngè ta meritonte dashjen tonë…

Padashja, është pafajësi e merituar nga të gjithë qenieve njerëzore, teksa ne kemi gjithnjë kohë për të rënë në gjunjë e kërkuar ndjesë për paplotësinë e mospërkryerjen tonë...

 Njeriu lindet për të bërë njeriun, për ta njohur atë deri në telat më të hollë e më të brishtë të muzikave të shpirtit të tij: në këtë kahje, të kënduarit që të bëhet gjithnjë e më i ëndërrt. Fjala shndërrohet në muzikë, se edhe muzika një lloj fjale është, por fjalë e nxjerrë prej dhimbjesh e gëzimesh aq të mezi-dëgjueshme sa në të vërtetë nuk dëgjohen: vetëm ndjehen. 

Njeriu është, le të themi, një kitarë ku gishtrinjtë e Tjetërkushit luajnë si flladi në gjethet e sapoçelura të natyrës së gjelbër. Neve na duket sikur luajmë vetë ne...!

Pafundësia e ciklit të përkryerjes së vetes është shembëllimi i pafundësisë së tentuar por mrekullisht të pa-arritshme të shndërrimit të krijuesit/njeri në Krijues të Madh...

Thani Naqo ngjitet sa më lart shkallëve të varura në qiejt e shpirtrave lirikë, teksa ngre zërin e thellësive të tij dhe nuk druhet ta ndjejë veten Letrar i Ri!

Po ku ka këngë më të bukur se kjo, o Njeri?!

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 19/10/2018 17:55:26
avatar
ne Atdhe u takofshim-
O te miret atdhetare!

Faruk Myrtaj te pacim, per ate mendie te ndritur qe keni dhe na jepni dite. Te tille drite sjell dhe me shkrimin e mesiper per kete Letrar te Ri,si Thani Naqo,me "O Njeri".Faleminderi ju sa atij dhe une,duke"kaleruar"me,"trinitrina" marre sa *@ vite kaluar.
Sukseset ju shoqerofshin.
Na Atdhe u takofshim...

Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1