Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Fati tragjik i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe spekulimi me një mbledhje rutinë të vitit

Fati tragjik i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe spekulimi me një mbledhje rutinë të vitit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ndrek Gjini

Fati tragjik i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe spekulimi me një mbledhje rutinë të vitit 

 

Nga Ndrek Gjini

 

Etiketimi euforik që i patën bërë një mbledhjeje të përbashkët të qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, mbajtur me 11 Janar 2014, si ‘Lidhja e Dytë e Prizrenit’, përbën se pakti një falsitet në aspektin e historiografisë shkencore. Kjo për faktin e thjeshtë se pas Lidhjes se Parë të Prizrenit me 1878, Lidhja e Dytë e Prizrenit është mbajtur nga 16-20 Shtator 1943. Këto janë fakte historike qe i përkasin të shkuarës, dhe siç e ka thënë poeti i lashtë grek, Agathon, qe 400 vjet para lindjes se Krishtit, ‘as vetë Zoti nuk ka fuqi ta ndryshoje të shkuarën.’ Kështuqë shtypi dhe mediat e kontrolluara nga Edi Rama apo Hashim Thaci, të dehur me euforinë e tyre megalomane, duhej qe se paku ta etiketonin atë mbledhje, nëse dëshironin, ‘Lidhja e Tretë e Prizrenit’.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është aspak analiza apo gjykimi i asaj mbledhje rutine mes qeverise Shqiptare dhe asaj të Kosovës, por të informoje lexuesin rreth fatit tragjik të Lidhjes se Dytë të Prizrenit të mbajtur, prej 16 deri me 20 Shtator 1942.

Pas shembullit pozitiv të Lidhjes se Pare të Prizrenit me 1878, të mbajtur ne qytetin me të njëjtin emër, me ndihmën dhe përkrahjen e Perandorisë Osmane, në situatën e re të krijuar gjatë Luftës se Dytë Botërore, lindi nevoja imediatë e thirrjes se Lidhjes se Dytë të Prizrenit. Kjo pasi fati dhe interesat e shqiptareve të Kosovës ishin të kërcënuara seriozisht.

Disa nacionalistë shqiptare ne Kosove dhe Shqipëri, me mbështetjen e autoriteteve Gjermane të kohës, hartuan ne mbledhjen e kësaj Lidhje një platformë për mbrojtjen e kufijve etnike shqiptare; kufij qe ishin realisht të kërcënuar nga shovinistët serbo-malazeze të Drazho Mihajeviçit dhe brigadave mikse sllavo-komunistë të disa shteteve sllave (serb, malazez, maqedonas, e bullgar).

Por fatkeqësisht, aktiviteti i kësaj Lidhjeje, u shtyp dhunshëm dhe shume shqiptare u vranë apo u zhduken.

Historiografia Shqiptare dhe ajo e ish-Jugosllavisë deri ne vitin 1990, e kane paraqitur ushtrine gjermane si shkatërrimtare për fatin e Kosovës, por realisht gjatë kesaj periudhe Kosova përjetoi një liri, e cila për fat të keq nuk zgjati shume. Është i njohur fakti se gjermanet, me përjashtim të zonës së minierave të Mitrovicës, u tërhoqen shpejt duke e njohur Kosoven si pjese të Shqipërisë.

Dy muaj e gjysem para se të mblidhej Lidhja e Dytë e Prizrenit, pikerisht me 7 korrik 1943 ne Kosove u shpall shtetrrethimi. Çetat çetnike serbe e malazeze, ne tragjedinë e Bihorit, masakruan barbarisht 4000 shqiptare të pafajshem. Për t’i bere balle kësaj situatë ne Kosove u be domosdoshmëri krijimi i një organizmi për të ndalur këtë revansh e keto masakra.

Ne rrethanat e reja të krijuara pas kapitullimit të Italisë disa njësitë shqiptare, të ndihmuara prej disa formacioneve të vogla ushtaresh gjermane (të ardhur nga Mitrovica) morën ne dorëzim administratën lokale të Kosovës, duke formuar Këshillat Autonome Ekzekutive. Nderkohe çetat e ashtuquajtura “çlirimtare” komunistë ne Kosove, luftonin me të gjitha mjetet për minimin e punës atdhetare të ketyre Keshillave Autonome Ekzekutive, duke mbjellë frymën e vllavrasjes midis shqiptareve, ashtu sic kishin bere ne shume zona të Shqipërisë.

Me 11 shtator 1943, me nismën e një grupi nacionalistësh të përberë nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Luke Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, u zhvillua ne Prizren një mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja imediatë e disa nismave urgjentë qe duheshin marre, për përballimin e situatës se krijuar.

Tri ishin pikat baze të kesaj mbledhje. 1.Thirrja e një Lidhjeje me frymën e Lidhjes se Pare të Prizrenit, ku do të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e Kosoves, Dibres, Strugës, Tuzit, Ulqinit me delegatë të zgjedhur nga populli. 2. Krijimi i një Keshilli Autonom Ekzekutiv qe do vepronte deri sa të zgjidhej një autoritet legjitim nga Mbledhja e Përgjithshme e kesaj Lidhjeje. Kjo me qellim për të mbajtur qetësinë, rendin publik dhe për t’u bere balle situatave e reja qe mund të krijohen ne terren. 3. Keshilli Ekzekutiv i kesaj mbjedhje do të merrej me përgatitjen e Mbledhjes se Kuvendit, pra të Lidhjes se Dytë të Prizrenit, hapja e të ciles do të behej jo me vone se me 16 shtator 1943.

Keshtu pra me 16 shtator 1943 ne godinën e shkollës “Bajram Curri”, ne Prizren filloi punimet Lidhja e Dytë e Prizrenit. Kjo lidhje zgjodhi Musa Shehun kryetar, Aqif Blutën n/kryetar, Prof.Rexhep Krasniqin n/kryetar e Bedri Gjinajn sekretar. Ketu u miratuan 6 pikat e rendit të ditës, të cilat ne thelbin e tyre të përbashket kishin bashkimin e trojeve etnike. Ne fund u zgjodhen Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kole Margjini n/kryetar, dhe Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, antare.

Ishtë data 21 shtator 1943 kur delegatët shkuan ne seline e Lidhjes se Pare të Prizrenit të 1878, dhe atje nenshkruan vendimet qe Lidhja e Dytë e Prizrenit kishte marrë. Statuti i Organizatës se Lidhjes se Dytë e Prizrenit, kishte 22 nene, të ndare ne disa pika.

Veprimtaria e kësaj Lidhjeje u shtyp dhunshëm me pushtimin e Kosoves nga Jugosllavia e Titos. Por, është i njohur fakti se përpjekjet dhe luftimet e çetave nacionalistë qe vepronin ne kuader të kesaj Lidhjeje nuk kane pushuar deri ne vitin 1945. Komunistët serb, malazez e shqiptar qe vepronin se bashku vrane e masakruan me mijëra nacionalistë të Kosovës dhe Shqipërise qe veronin ne kuader të kesaj Lidhjeje.

Numri i nacionalistëve të pushkatuar mbas pushtimit sllavokomunist të Ksoves arriti ne mbi 20.000 vetë, duke përfshire ketu drejtuesit dhe organizatoret e kesaj Lidhjeje si, Musa Shehu, Prof.Kole Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra të tjere ne viset e ndryshme të Kosoves e Maqedonise.

Edhe ato pak nacionalistë qe munden të largohen nga Kosova duke shkuar ne Shqipëri, regjimi i Enver Hoxhes, nuk ngurroi t’i ktheje të gjithe tek autoritetet Jugosllave, ku u pushkatuan pa gjyq. Të tille ishin Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapitën Hajdar Planeja, Kapitën Rasim Dajç, kapitën Hysni Rudi, kapitën Gjon Deshtanishta, kapitën Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku.

Gjatë Luftës se Dytë Botërore njësitet e ushtrise shqiptare qe shkuan ne Kosove, ne vend qe të bashkonin forcat me njësitet nacionalistë të kesaj Lidhjeje dhe të luftonin kunder atyre qe po vrisnin shqiptaret e Kosoves; bene të kundertën, vrane me qindra e mijera shqiptare, nacionalistë. Dhe të gjithe ketë gjakderdhje e bene për hir ideologjise komunistë.

Ky pra, qe fati i Lidhjes se Dytë të Prizrenit. Keshtu qe nese Rama e Thaçi tëntuan ta trumbetojne mbledhjen e përbashket të qeverive qe kryesonin si Lidhje të Prizrenit, duhej qe për hir të të gjithe nacionalistëve qe organizaun dhe drejtuan Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe qe dhane jetën për idealin kombetar, se paku ta etiketonin atë mbledhje rutine të 11 Janarit 2014, me termin Lidhja e Tretë e Prizrenit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1