Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Fatos Arapi dhe poezia:”Drashovicë”

Fatos Arapi dhe poezia:”Drashovicë”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatos Arapi dhe poezia:”Drashovicë”

Fatos Arapi dhe poezia:”Drashovicë”

 Gëzim Llojdia


Këtë  te premte ,nisi shtegtimin qiellor ,poeti Fatos Arapi .Poeti Fatos Arapi ishte një ndër më të mëdhenjtë e poezisë së letrave shqipe.Poezia “Drashovica’, është një ndër ato poezitë e këtij poeti që shkroi: në vëllimin poetik:”Shtigje poetike”  ,botuar në vitin 1962 .Poeti hedh në fillim një vështrim  tërësor me vargjet:Nata shkon kaluar mbi kurriz të maleve/nata partizane nata e ngarkuar me klithmë t’alarmeve...Shkurtazi disa mendime mbasi per kete poezi eshte folur ne dy sistemet.

  Pastaj autori vijon me përshkrimin e trupave naziste dhe kryesisht me betejën  Drashovicës.

- Nëpër trup të saj,kollonat gjermane,kacavirren ngjiten/skuadrat partizane i presin si thikë”.

Një përshkrim poetik për fillen e betejës në Drashovicë ,aty ku ndahetnjë krahinë aty ky fillon prek kahmotit,kufiri i kahershëm i Labërisë. Autori sjell kujtimet e një lufte të përgjakur, që sipas kujtimeve të kohës, vijoi trup me trup dhe ditë e natë, pa ndërprerë. Autori përshkon trupat naziste të cilat mbërthyer me helmetat përmbi vetulla,ku në duart e tyre mbajnë bajonetat me çizme të rënda, thotë autori për ushtarëte  Rajhun e tretë ,që  vunë nën këmbët e çizmes ,Evropën e tkurrur. 

Në përshkrimin e një beteje të luftës së dytë botërore, autori sjell  në vëmendje  trupat pushtuese  të cilat vunën nën zjarr,terror dhe armë botën.Këto armata u ngritën jo befasisht por çmendurisht , në ngritjen në pushtet të Hitlerit. E panjohur për shumicën e njerëzve. Dhe nga rastësia nuk vjen gjithashtu, universi është në mes të një beteje të hollë të përmasave epike. Pjesa më e madhe e kësaj beteje po luftohet në dimensionin shpirtëror midis forcave të së mirës dhe të keqes. Po japim një fakt që ka dalë nga studimi shpirtëror për luftërat botërore botuar në vitin 2006. Në luftën e dytë botërore, magjistarët kryesisht nga rajoni i 3 -të i Xhehennemit, morën pjesë në orkestrimin e Luftës së Dytë Botërore. Hitleri për shembull, gjatë qëndrimit të tij në pushtet u pushtua nga një magjistar nga rajoni i  5 -të Ferrit. Kjo ishte gjithashtu arsyeja për ngritjen e tij dramatike në pushtet. Gjatë gjithë mbretërimit të tij magjistari u shfaq plotësisht.Në vitin 1945 (numrin 5) u  rrëzuan forcat e keqe,Hitleri u helmua në bunkerin e tij.Këto kolona u thyen edhe në Drashovicën e Vlorës në një nga betejat historike.

Përshkrimi i kollonave naziste ka një bazë reale.Po të shikojmë më poshtë, autori thotë:Me gjak të lirive ,duart kanë ngjyer ...Është i qartë kuptimi i këtyre  vargjeve të F.Arapit. Nazistët të frymëzuar nga djalli pushtuan shumë vende ,shkelën dhe copëtuan mjaftë sorvanitete si dhe  vranë, masakruan miliona njerëz të pafajshëm.

Në përshkrimin e kësaj poezia  të bukur të bie në sy fakti se autori sjell çdo detaj të kësaj beteje luftarake. P.sh:” Tre pushkë-një bombë”, tregonte sinjalin për tu ngritur  çetat territoriale të fshatrave .Pas shumë përshkrimeve për kohë sulmin dhe natën tinëzare ,që u ça nga fishekë,t pjesa më e bukur e kësaj poezie mbetet:Eh moj Drashovicë/trup më trup përleshën/jo lebër e fricë/kryqëzat e thyer/dhe yjet e kuq/fytas janë mbërthyer...

Nëpër atë hënë të ngrënë ,një riskë hënë dhe një grusht yje kundërisin në qiell,te gryka e Drashovicës kanë nisur sulmet luftarake kundër nazistëve. E ashër njihet lufta e Darshovicës, por mornicat që të shkojnë nga përshkimi realist i kësaj poezie mbetet i veçantë, kur autori thotë për plumbat ,që kanë prere trupat dhe kryqet e thyer ,madje more kryq i thyer me fytyrë njeriu,dokumentet thonë, ke emrin Valter.Poezia Drashovicë ,autori e ka përmbledhur edhe në botimin tjetër.

 Beteja e Drashovicës përkujtohet çdo mes shtatori të çdo vjeshte për sakrificën sublime të zebërve, kundër trupave naziste dhe kjo beteje përmendet si një ndër më të mëdhatë e luftës tonë. Në kryqëzim të kësaj gryke  është ndërtuar edhe një monument, që i përket dy epokave kundër pushtuesve :”Drashovicë 1920-Drashovicë-43 “.Fatos Arapi solli në letërsi me këtë poezi vlerat e spikatura të letërsisë  ,poezi e cila pati jehonë dhe  u bë e dashur edhe sot e kësaj dite, ata që nuk e kanë parë Drashovicën ,pikërisht e kanë njohur edhe nga vargjet e F.Arapit.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1