Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | THIMI NIKA AUTORI I ENCIKLOPEDISË TË PULLAVE POSTARE SHQIPTARE

THIMI NIKA AUTORI I ENCIKLOPEDISË TË PULLAVE POSTARE SHQIPTARE

Font size: Decrease font Enlarge font
image THIMI NIKA AUTORI I ENCIKLOPEDISË TË PULLAVE POSTARE SHQIPTARE

Nga Hysen S. Dizdari                                                        

Tiranë  me, 14 Tetore 2018

THIMI NIKA AUTORI I  ENCIKLOPEDISË  TË  PULLAVE POSTARE SHQIPTARE 

 

Lajmi i dhimshëm i datës 8 Tetor 2018  për ndarjen para kohe nga jeta të  krijuesit të  Enciklopedisë  të  pullave postare shqiptare Thimi Nikës ,është sa i dhimbshem dhe  një  humbje e madhe per familjen,shokët miqët dhe të gjithë  bashkpuntorë t e tij.

Ne shokët dhe bashkpuntorët e tij,kemi humbur një  profesor,një  gazetar, një  diplomat, një  koleksionist, por Filatelia Shqiptare ka humbur një  nga filatelistët më të  Mëdhej shqiptar.

Familja ka humbur njeriun më  të  dashur të  saj.

Thimi Nika rrjedhë ,nga nje familje me origjinë nga Muzina e Sarandës.

 Lindi në qytetin e Kukësit, më 11 shkurt 1949.

 Në vitin 1951, u vendos familjarisht në qytetin e Beratit.

Në vitin 1970 përfundoje  studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike,në degën e Shkencave Politike.  

Ka qënë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. 

Në vitin 1982, mbrojti gradën shkencore "Kandidat i Shkencave" .

Në vitin 1995,  mbrojti gradën shkencore "Doktor i shkencave". 

Ne vitin 2013 botoje librin  enciklopodik ,,Historia e filatelisë shqiptare,,

Në vitin 2014 librin tij “Historia e Filatelisë shqiptare”, u vlersua me Medaljen e Artë në Ekspozitës filatelike ballkanike.

Për shumë vite punoje pa pagesë si kryeredaktor i revistës prestigjioze “Koleksionisti”, organi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë. 

Gjatë  bashkpunimit me Thimin ,ai me aftësi dhe profesjonalizëm më ka  pergatitur , parathënjën e dy librave të mi me titullë ,

1-Flora dhe Fauna Detare në pullat shqiptare 1913-2017 –Shqip-Anglisht

2-Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017- Shqip-Anglisht

Jam takuar dhe këshilluar disa hëre para botimit tyre dhe  ruajë  kujtimet më  të mira ,si një  nga filatelistët më të aftë dhe më të  mëdheje shqiptare.

Homazhe për intelektualin e njohur dhe Filatelistin e madhe Thimi Nika.

Ngushllimet për familjen dhe te afërmit e tij.

Comments (1 posted):

lorenc on 15/10/2018 12:22:15
avatar
Ngushëllimet më të thella i kemi shprehur familjes nga ana e shoqatës së koleksionistëve dega Shkodër.
Thimi përveç një koleksionisti të madh,ishte edhe një intelektual i mirënjohur.Me shkrimet e tija pasuroi shumë historinë e filatelisë shqiptare.
Studjuesi dhe botuesi Hysen Dizdari ka paraqitur këtu,në shkrimin e tij,me profesionalizëm për jetën dhe veprimtarinë e Thimi Nikës.
Familjarët,miqtë dhe dashamirësit e tij të rrojnë e ta kujtojnë Thimi Nikën
Shoqata e koleksionistëve dega Shkoder
Lorenc Kaçulini

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1