Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | “Këpucë për Gjyqin e Fundit”

“Këpucë për Gjyqin e Fundit”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi


Libër me tregime nga Faruk Myrtaj, Shtëpia Botuese UEGEN

Kur lexon librin e Myrtajt, takohesh me karaktere të ndryshme, dhe kuriozitete; dëgjon për ciganë që nuk duan të bëhen jo-ciganë; pa një vend të përherëshëm, pa atdhe ata duket se ndjehen më mirë të integruar në këtë botë globale. 
Pastaj njihesh me njeriun i cili për të bërë emër të madh, e shkurton atë, duke këputur çdo lidhje; sheh një “idealist” që për një palë këpucë vret shokun e tij. Takon përkthyes që e nxjerrin nga burgu
 pa ia njohur lirinë, e shumë të tjerë nga kjo e ajo kohë. 

Heronjtë e Tregimeve të Myrtajt janë si  gjigandët që hedhin gurë për të goditur male dhe për të shkaktuar tërmete që gllabërojnë ide të shumta të cilat mund të ndihen e dalin në sipërfaqe nga konvulsione të natyrës.

Përsëri, fenomenet e përhershme të përditshme, janë aq të njohura të përhapura gjithandej në këto tregime sa nuk nxisin asnjë vërejtje por vetëm ndjesi e keqardhje. 
Personazhet e Myrtajt janë qeniet njerëzore që u dalluan në jetën e tyre me përparësinë e vet mbi të afërmit e tyre, dhe pas vdekjes ata hyjnë në mesin e atyre që jetonë.  Autori i prek si me shkop magjik zbulon detajet e jetës së tyre, të cilat, duke i veshur me tonin e tij të veçantë prozaik,  i regjistron si të shquara.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1