Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Dy Fjalë që s'mund të mos thuhen për komentin e Fahri Dahrit

Dy Fjalë që s'mund të mos thuhen për komentin e Fahri Dahrit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

Dy Fjalë që s'mund të mos thuhen për komentin e Fahri Dahrit

Faruk Myrtaj

Kur vijne urime dhe respektime prej autoreve dhe emer/mbiemrave si me siper e te tjere qe, edhe pse do donin ta benin kete gjest- respektimin e Et'hem Haxhiademit dhe te ngjashmeve me te ne atributin si Memedhetare te Kulturuar qe Dijen e perdoren per te ndriçuar Atdheun- fare pa te keq nuk e bene kete, pra kur sheh midis ketyre emrave Fahri Dahrin, Fatmir Terziu sigurisht eshte ndjere mire...

Jane nje varg i tere prononcimesh te Tij, te zoterise se ditur Fahri Dahri. Kurajoz dhe autoritar, jo thjesht prej subjektit qe ai meton te qartesoj, por per shkak te argumentit, logjikes shkencore dhe njohjes se praktikave e parimeve te ngjashme boterore, mu per kete edhe brave-man dhe mendjehapur, ky emer ka bere vend e nderim jo vetem te Fjala e Lire, por krejt natyrshem ne kete adrese.

Nje seri shkrimesh/artikulimesh/esesh mbi problemet kombetare- ku privimet e plaget e Camerise dhe Kosoves natyrshem zene vend te vecante ne te majte te gjoksit, diku brenda tij, qe s'mund te mos lexohen. Lexohen dhe jane aq te plote, aq te urte, aq bindes ne kumtet e tyre, sa edhe komentin e deshiruar si lexues per to sikur e bejne te tepert...

Po, jane nje antologji shkrimesh qe edhe pse formalisht duket sikur kalojne mes Harkut te Heshtjes, perkundrazi, nderohen si te parakalonin nen Harkun e Triumfit te Fjales se Lire te qytetarit te Botes, duke hedhur hapin krenar edhe per atdheun nga vjen... 

Shqyrtimet, analizat, perballjet faktike e dokumentare te Fahri Dahrit, bartin pa fjale nje permendje, nje kujtese, nje shkundje te bukur per secilin qe ende nuk eshte i qarte perse duhet dashur ky Dhè, kjo histori -sado e shkruar pasakte, pse duhet ri-lexuar, perse duhet rilezuar e rikuptuar ajo qe ka ndodhur me jetet dhe te shkruarat e ketyre Te Vdekurve te Medhenj, qe po provohet tashme se nuk mund te nderronin jete ashtu sic u ndodhi, ne heshtje, ne mosnderim, ne rrekje per tu hapur vend ca te tjereve qe e identifikuan Atdheun me politikat apo privilegjet prej tyre. 

Aq me pak, s'mund te neglizhoheshin dot prej atyre qe u munduan t'i nencmonin, t'i linin menjane, dhe mos o Zot, t'i mbiquanin me terma te tjere- krejt te perkundert me memedhetarine, kontributin atdhetar apo sakrificen e pa asnje interes. Bashkohem me ata qe besojne e pranojne se u jemi ne borxh, si breza qe nuk mundem t'i dinim, t'i njihnim teresisht, aq me veshtrire t'i nderonim, por qe edhe me pas, pas dekretimit te Pluhur-Alizmit, nuk ditem , ende s'po dime, t'i mekembim ne piedestalet brenda nesh...

 Ne plan me te gjere, trajtesa te tilla, na vetedijesojne se s'ka perse druhemi te jemi e te shfaqemi sa qytetare te botes se lire, po aq fuqishem, edhe si Qytetar te Komunitetit e Kombesise qe i perkasim...

Fjala e lire, ku ben sy edhe Fahri Dahri, eshte nje gjest i tille.

Comments (2 posted):

Resmi Osmani on 27/09/2018 12:10:05
avatar
Jam teresisht i nje mendimi me ju, Faruk Myrtaj, krijimtaria e Fahri Dahrit per Thesproti-Çamerine, meritojne nje studim te plote, pasi eshte nje kolane e tere me studime te mirfillta historike. Fahri Dahri, i vetem me punen e tij per Çamerine, ka bere me shume se gjith historianet e tjere te marre se bashku dhe ajo çka eshte e dallueshme eshte metoda shkencore, analiza e thelluar e fakteve historike, objektiviteti shkencor,trajtimi mençurisht dhe me gjuhe te zgjedhur, referencat e shumta nga autoritete te fushes se historise duke nisur qe nga lashtesia, dhe kryesorja duke u mbeshtetur ne keto te dhena, ka ndriçuar erresiren keqdashese e te qellimshme te qeverive greke, ka sugjeruar dhe propozuar zgjidhje racionale te pranueshme, te cilat perveç shtypit ia ka adresuar administrates se larte shteterore dhe nje pjese te tyre ne perkthimin anglisht edhe trupit diplomatik. Krijimtaria e Fahri Dahriut per nga problematika eshte e barazvlefshme me nje Ibstitut te studimeve per Çamerine. Meriton veç vleresimit edhe vemendje per idete qe hedh dhe tezat qe paraqet, te cilat Ministria e Puneve te Jashtme dhe Keshilli i Ministrave duhet ti mbaje parasysh ne zgjidhjen e problemit çam ne bisedimet me palen greke.
Nga kontaktet qe kam me Fahriun, mund t'u them se shume nga shkrimet e tij, disa nga gazetat e Tiranes nuk i publikojne, mesa duket ne politikat e tyre editoriale, i ruhen trajtimit te problemit çam, se mos u mbetet hatri qarqeve te interesuar per shuarjen e ketij problemi, qe eshte pjese e problemit tone kombetar.
Duhet mbajtur parasysh se botimin e dhjetra librave e ka perballuar me shpenzimet e veta.
Edhe nje here urime per komentin tuaj.
Fahri dahri on 30/09/2018 09:36:42
avatar
Mirënjohje dhe falënderime për mbështetjen tuaj,jo vetëm mes komenteve por dhe mendimet e drejtpërdrejta që më jepni gjatë takimeve, për të ngritur forcën e fjalës, derisa opinioni i gjërë publik tek ne dhe ai nga të gjitha anët kufitare, të ndërgjegjësohet se e keqja është e keqe dhe duhet luftuar prej të gjithëve.
Falënderime të sinqerta z.Fatmir Terziu, i cili na jep mundësi të mëdha për komunikimin me lexuesit, në rastin konkret për të kuptuar armiqësitë dhe urrejtjen krejtësisht të padrejtë dhe të pa baza ndaj nesh, që ushqejnë disa përfaqësues të lartë, kryesisht të shtetit Grek.
Respekte për ju i nderuar Resmi dhe për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e shqiptarëve të Çamërisë, kudo ndodhen.
Fahri DAHRI Itali më, 30.09.2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1