Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | ZEQO MEHMET REXHAJ – “MANDELA” I VENDLINDJES SIME KROPISHTIT VLORË

ZEQO MEHMET REXHAJ – “MANDELA” I VENDLINDJES SIME KROPISHTIT VLORË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qatip Mara

   Zeqo Mehmet Rexhaj (1921 -1995)

 

      Në familjen fisnike të prindit Mehmet Yzeir Rexhaj Kropisht Vlorë ishte pritur me shumë gëzim  lindja e djalit të bukur Zeqo Mehmet Rexhaj që kishte sjellur gëzimin e parë  të familjes.Kishte lindur në  Kvitin 1921.Ishte rritur me dashurinë e prindërve e fisit Rexhaj në lagjen Komlysh. kishte kaluar adoleshencën në  mirëqënje ekonomike ,në kohën  e regjimit  të mbretërisë shqiptare të  A.Zogut. Prindërit e tij ishin me prona të prodhimit të drithërave të bukës,me blegtori  dhe me  vreshta e ullinj. Kishte pritur me revolta agresionin e pushtimit fashist në 1939. Me ndjenjën e atdhedashurisë ishte aktivizuar në Luftën Antifashiste  për çlirimin e Atdheut nga okupatori nazi-fashist. Kishte luftuar me armë në dorë i inkuadruar në formacionet e brigades së 5-të  duke u dalluar për trimërinë,vendosmërinë në vijën e frontit të luftës për çlirimin e Atdheut.

        Pas çlirimit të atdheut ,shërbeu në institucionet shtetërore duke kryer detyrat e ngarkuara  nga ministria e brendshme.  Në atë kohë kishte krijuar familjen duke u martuar me bashkshorten Tarihe Kaso Rexhaj nga Ramica. Në familjen e tij kishte ardhur gëzimi lindjes të fëmijës së parë, e cila lumturoi nënën Tarihe Rexhaj ,prindin Zeqo Rexhaj dhe gjyshërit Mehmet Yzeir Rexhaj, Melaize Myslym Shametaj Rexhaj, por   gëzimi vazhdoi pak kohë,sepse kishte ardhur trishtimi i ndëshkimit me heqje të lirisë, dënimit  fillimisht me vdekje dhe me vonë amistia e  izoloi me burg  ish luftëtarin e luftës çliirimare . Zeqo Mehmet Rexhaj, që luftoi për liri të Shqipërisë,por liria iu mohua nga  diktatura komuniste.

Ishte viti i zi  1947 i klaneve të angjenturës jugosllave që kishte krijuar planet për aneksimin e Shqipërisë si republika e shtatë Jugosllave. Që në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, ishin dy emisarë të Beogradit Miladin Popovçi dhe Dushan Mugosha, të cilët thurën rrjetin e merimagës për të kontrolluar e sunduar udhëheqjen e Luftës antifashiste shqiptare. Me filozofinë “Përça e sundo”, nxitën e përkrahën përçarjen midis forcave të luftës antifashiste në Shqipëri. Ishin ata që prishën Marrëveshjen e Mukjes në vitin 1943 për të mos lejuar “Krijimin e Shqipërisë etnike”, të trojeve shqiptare,të banuar  që në lashtësi nga Ilirët,arbërit e shqiptarët dhe vazhduan politikën e luftës vëllavrase midis shqiptarëve. Deri në vitin 1948  politika angjenturore jugosllave eliminoi me pushkatime,burgime shumë shqiptarë që kishin luftuar kundër fashizmit e nazizmit. Ishin vitet kur sigurimi me agjenturën jugollave sundonte mbi PKSH.

     Prindi Zeqo Mehmet Rexhaj ishte arrestuar,torturuar duke i kërkuar të pranonte  akuzat,intrigat që kishte zhvilluar veprimtari armiqësore. U kishte qëndruar me burrëri,trimëri e guxim presioneve e torturave. I kishin shtrembëruar gjymtyrët nga torturat  çnjerëzore.Kishte filluar kalvari vujtjeve nëpër burgjet e egëra të Burrelit e Spaçit të diktaturës komuniste enveriste staliniste.Prindi Zeqo Rexhaj nuk mundi të ledhatonte e përkëdhelte vajzën e tij të shtrenjtë Viloleta Zeqo Rexhaj.Vajza e tij foshnjë  e pa babain për herë të parë kur ishte rritur në moshën 18 vjeçare.

        Kur shkova në klasën e parë fillore ,kisha shoqe klase Violeta Zeqo Rexhaj, e cila shkëlqente në mësime, në bukuri e sjellje shëmbullore.  Në të katër vitet e shkollës fillore Violeta Zeqo Rexhaj ishte modeli nxënëses shëmbullore. Nëna e saj e dashur Tarihe Kaso Rexhaj, e vishte me rroba të bukura dhe e përcillte me shumë dashuri për në shkollë. Në atë kohë ne si fëmijë nuk e kuptonim Luftën e klasave dhe konceptin e diktaturës,por më vonë kur vazhdoja shkollën  7-vjeçare dhe pedagogjike, në pushimet verore punoja duke ndihmuar nënën time në proceset e punëve të ndryshme në kooperativë dhe  shikoja që punonte edhe nëna Tarhie, e cila nuk  gëzoj me lumturi kohën e bukur të  nusërisë, por me dhimbje e trishtime rriti dhe edukoi vajzën e saj të shtrenjtë Violeta Zeqo Rexhaj.

     Kur sapo kisha filluar punnën mësuess në Kroppisht,në vitin  1965  ishte liruar nga dënimi prindi Zeqo Mehmet Rexhaj. Babai im ishte rritur jetim në lagjen Komlysh dhee kishte shumë respekte e dashuri njerëzore për fisin Rexhaj.. Një darkë më mori me vete për të shkuar në shtëpinë e prindërve Mehmet Yzeir Rexhaj,sepse do të bënte urimin  për kthimin e djalit të tyre të dashur Zeqo Rexhaj nga burgu politik, i cili kishte kryer 18 vite në skëterrat e diktaturës komuniste. Me disa emocione të respektit që kisha për shoqen shëmbullore të klasës fillore Violeta Zeqo  Rexhaj,që i kishte ardhur në shtëpi babai i saj i shtrenjtë, hyra me kureshtjen e një të riu adoleshent për të parë se si ishte prindi Zeqo Rexhaj. 

Në dhomën e madhe ishin shumë burra kropishjot, të cilët të ulur nëpër shilte mbi qilimat e shtruar ,uronin prindin Mehmet Yzeir Rexhaj që ishte kthyer gjallë djali tij Zeqo Rexhaj.Në atë kohë që qëndrova te dhoma shikimi im ishte përqëndruar te fytyra e babait të shoqes time shëmbëllore të shkollës dhe përceptoja me vemendje shprehet e fytyrave të të gjithë burrave që ishin të pranishëm. Atje kuptova se të gjithë kropishtjotët kishin dashuri për njeri-tjetrin, por ishte lufta e klasave që i kishte ndarë me konceptet armike e,kulak.

       Në Vazhdimin e jetës vajza e prindit Zeqo Mehmet Rexhaj, Violeta Zeqo Rexhaj Fejzaj krijoji familjen e saj në Vlorë. Kur isha mësues në Kropisht prindërit Zeqo Mehmet Rexhaj ,Tarihe Rexhaj i takoja kur shkoja në lagjen Komlysh te disa nga nxënësit e fisit Rexhaj, nipër të tyre. Me fjalën e qetë me shumë dashamirësi prindi Zeqo Rexhaj  shprehte gëzimin që isha mësues në Kropisht.  Pas katër vite që punova mësues në vendlindjen time, më erdhi dënimi politik nga lufta e klasave, e cila më shpalli armik e kulakun e ri. Më dënuan të punoja tuneleve të Kropishtit që hapeshin për mbrotje e popullit nga sulmet ushtarake të huaja.

     Në këto tunele në brigadën e të “deklasurëve” punova edhe me prindin Zeqo Mehmet Rexhaj, i cili me shikime shprehte dhimbje që isha dënuar si armik. Ishin momente trishtimi për mua që në moshën 18 vjeçare më dënuan e cilësuan armik e kulaku ri i fisit Mara ,pasi vite më parë pas çlirimit të atdheut ,ishte dënuar me burg politik e shpalluar kulak kushëriri parë i babait tim Sherif Mara. Në brigadën e punës në tunele prindi Zeqo Mehmet Rexhaj, së bashku me prindërit Faslli Sulaj,Petref Sulaj më qëndronin shumë afër,më jepnin kurajo për të sfiduar vështirësitë. Njëkohsisht djemtë e mirë të prindit Faslli Sulaj,Njazi e Sazan Sulaj së bashku me shokun tim si vëlla Qemal Rexhaj kërkuan të punoja me karrocë për nxjerrjen e dheut jashtë tuneleve. Aty kam ndjerë dashurinë më tepër se sa vëllazërore të brigadës së punës,të cilët më dhanë optimizëm për jetën. Prindi Zeqo Rexhaj më këshilloi që kur të shikoja që nga tavani tunelit të binin pak formacione dheu,duhej të vrapoja që mos më zinte dheu brenda tunelit. Fillimisht hapëm tunele në kodrën e Lutrojit, kur ishte shpallur gadishmëria luftarake nga sulmi mundëshëm nga nga traktati Varshavës e Rusia.

    Burrat e kropishtit ishin mobilizuar ushtarë në gjirin e Vlorës në gadishullin e Karaburunit. Edhe kur punuam në tunelet afër lagjes Komysh, prindi Zeqo Rexhaj me shumë dashamirësi më ofronte të haja bukë nga racioni tij. Ishte i heshtur për të biseduar sepse në bridadën e punës kishte edhe ndonjë që ishte i lidhur me sigurimin e shtetit dhe shpesh edhe na provoknte duke bërë shaka. Pas punës nëpë tunele brigadën tonë e vendosën të ndërtone rrugën e fshatit me kalldrëm guri.Prindi Zeqo Rexhaj punonte me kujdes në shtrimin me nivel të gurëve  duke ju dhënë formën pët tu lidhur me njëri tjejtrin.Mua më kishin caktuar të grumbulloja gurë me qerre që quheshin brana, Pasi mbaruan gurët nëpër ledhe më udhëruan të merrja gurë nga kodra ku ishte kisha e Arapit. Hezitova të shkoja e të shkatërroja themelet e kishës, Kur isha fëmijë më shumë shkoja në kasha,më pëlqente mjedis saj Brenda me ikona e piktura. Fshati im Kropisht ka pasur 13 kisha dhe vende të shenjta pelegrinazhi,por socializmi shkatërroi objektet fetare.

Kur brigadier më foli përsëri,prindi Zeqo Rexhaj përqëndroi sytë në fytyrën time.Ishte një shikim qortues që të shkoja te kisha e Arapit,që të mos kundërshtoja se rasstin më të vogël kërkonin të më shumëfishonin dënimin poltik si armik.

    Pas shumë viteve, në kohën e fillimit të ndryshimit të sistemit politik,prindi Zeqo Rexhaj më kishte kërkuar të më takonte. Në organet e rrethit Vlorë më kishte shkruar emrin që të trajtohesha si kuadër me arsim të lartë në drejtim të institucioneve të qytetit Vlorë. Dëshira e tij humane ishte që djemtë e Kropishtit të përkraheshin për arsimimin dhe sistemim në fronte të ndryshme pune.

       Shkova dhe e takova në Kropisht,kur punonte në Komunën e Vllahinës. Për herë të parë biseduam pa kufizime duke shprehur vlersimet për ndryshimet politike. E falënderova me mirënjohje për kohën që kisha punuar tuneleve dhe e sqarova se unë kisha planifikuar largimin me familje në emigracion,sepse pluralizmi politik është i komanduar nga lartë sipas programit të Katovicës të Gorbaçovit dhe ishte fatkeqësi që shteti e la pronën shtetërore të shktërronin, objketet e punës,fabrika,godina,objekte social kulturore. Në të gjitha revolucionet në botë ,asnjë popull nuk ka shkatërruar pronën,por ka larguar udhëheqësit.

    Më dëgjoi me vemendje e keqardhje që do largohesha,por edhe më mirëkuptoi se duhej të sakrifikoja për tu siguruar kushte arsimimi vajzave të mija të shtrenjta,duke punuar në punët më të vështira në emigracionin e hidhur. Kur vija nga emigracioni në Kropisht ,prindin Zeqo Rexhaj e takoja që kthehej nga puna në komunën e Vllahinës dhe me shumë dashamirësi diskutonim hallet e jetës.

       I persekutuari nga regjimi komunist ,bashkfashatari e kushëriri Qemal Hadër Rexhaj e kujton me respekte Zeqo Mehmet Rexhaj, ku midis të tjerash shkruan:

 

“ Zeqo Rexhaj në rininë e tij luftoi me armë për të çliruar atdheun nga pushtimi nazi fashist duke u rreshtuar në forcat e brigadës së pestë.Pas çlirimit, në vitin 1947 e arrestuan dhe e dënuan me vdekje se akuzohej i lidhur me grupin tradhëtar të Koçi Xoxes. Pak  më vonë me aministi të asaaj kohe i hiqet dënimi me vdekje dhe e kishin dënuar me 25 vjet heqje lirie.Kreu gjithesejt 18 vjet burg. Mbas daljes nga burgu më 1965 vazhdoi jeten e tij ne Kropisht me bashkeshorten, z. Tarihe Rexhaj e vajzen e tij Violeta të cilën e la të porsalindur kur u denua. Kur erdhi e gjeti 18 vjeçe.     

       Ajo e kaloi fëmijërinë e adoloshencën nën kujdesin e nënës , gjyshërve e xhaxhallarëve të  saj. Mundoheshin ta mbanin sa më afër e ti gjëndeshin pranë në çdo shqetësim .por përkëdheljet e dorën e ngrohtë të babait të saj të dashur ajo nuk i shijoi dotë.I ndjeri Zeqo Rexhaj kur mbaroi dënimin punonte në punë të ndryshme në Kropisht. Ishte i respektuar nga të gjithë. Ishte njeri fjalë pak ,por fjalët e tij kishin shumë vlerë . Burgun e kreu me intelektual të asaj kohe. Me profesorë Doktorë. Gjat kryerjes së dënimit duke pasur të bëjë me njerëz intelektual ,ishte paisur me një  kulturë të mirë intelektuale. Në bisedat që bënte në shoqëri e miqësi të mahniste me fjalët e tij të  mençura e kuptimplote. Në heshtjen e tij kuptoje se ishte një njeri me vizion. Me kulturën e tij fisnike tëbënte për vete e të impononte respekt. Nga torturat e rënda nuk mundi të sillte më femijë tjetër në jetë.Pas. ardhjes nga burgu martoi dhe vajzen e tij të vetme . Violeta krijon familjen me z. Alem Fejzaj në Kaninë. Ata lindën e rritën 4 femijë,.dy vajza e dy djem.: Qamile Fejzaj. (Ekonomiste) Luljeta Fejzaj Gusho (Pedagoge në Universitetin Ismail Qemali Vlorë me grad shkencore për shkenca ekzakte matematik fizik ).,Eduart Fejzaj (emigrant Itali ) Erjon Fejzaj (manigram kembim valute ). Të gjithë të martuar me femijë. 

     Me ardbjen e demokracisë  Zeqo Rexhaj u nderua e respektua. Ai u votua si anëtar i këshillit në komunën e Vllahinës. Si i tillë, ai punoi me përkushtim e mençuri. Komuna për punën e vlerat e tij e shpalli QYTETAR NDERI për komunën pas vdekjes .së bashku me disa figura të tjera të zonës .Zequa në fillim të vitit 1995 u semurë rëndë me ceroz në mëlçi dhe në tetor të po këtij viti ndërroi jetë . Në ceremonin mortore morën pjesë edhe peëfaqesuës të shoqatës së persekutuarve politik të Shqiperisë. . Përfaqësues nga P.B.K. Me pjesemarrjen e miqëve e shokëve,u përcuall për në banesën e fundit me shumë nderime për cilësit e larta të figurës së tij. Humbem nje njeri te rendesishem te vlerave njerëzore. I tillë qe dbe mbeti figura e ZEQO MEMET REXHAJ”

 

Ish brigadieri i koperativës të Kropishtit Latif Alliak ,në shkrimin që publikova në facebook për të ndjerin Zeqo Mehmet Rexhaj shkruante

 

 “ I pa harruar qoftë kujtimi njeriut më punëtor dhe më të edukuar që kam njohur gjat punës në kooperativë, njeriu që shtroj rrugën me kalldrëm  guri nga Vllahina te vorrezat në Kropisht. Qoftë i ipahruar kujtimi Zeqo Mehmet Rexhaj dhe bashshortes së tij Tarihe Rexhaj! Të rrojnë fëmijët dhe ta kujtojnë në vite nipër e mbesa

 

 Bashkfshatarja e vendlindjes Kropisht z. Lonora Xhanaj kishte komentuar në shkrimin e publikuar duke vlerësuar të ndjerin Zeqo Rexhaj, në tëë cilin shkruante:

 

 Kam kujtimet më të mira me xha Zeqon dhe me nënën Tarihe Rexhaj. Ishin cifti më ideal, më të kulturuar. më të zgjuar . Kishe qef ti degjoje në bisedat e tyre. Kam pasur mundësinë   të isha afër tyre se ishja shoqe me Teuten ,mbesën e tyre,vajzen e xha Filos.Kam qenë e pranishme në ato oborre ,pastaj u rrita dhe me xha Zeqon ndiesë pastë kam punuar në koperativë. Ishte,një prind e një shokë i mirë për të gjithë. Përshtatesh me të gjitha moshat. I  kish lezet fjala.Ishin  fjalë plot kuptim .Ikën këta burra që  përcillnin atë mirësi për të gjithë ne.  U prefshin në paqe , me shpirtin në Parajsë ,,,,

 

Prindi Zeqo Mehmet Rexhaj u largua nga jeta në moshën 75 vjeçare,në 25 tetor 1995. Ishte pëërcjellur në banesën e fundit me dhimbje nga bashkshortja Tarihe Rexhaj,nga vajza e vetme Violeta Fejzaj (Rexhaj), nga vëllazëria Rexhaj,nga gjithë kropishjotët. Në këtë cermoni mortore kishin nderuar me pjesmarrje edhe përfaqësues nga Komuna e Vllahinës,nga institucionet  e të persekutuarve etj. Në vitin 2006 ishte larguar nga jeta  edhe bashshortja, nëna Tarihe Kaso Rexhaj e cila me përkushtim e besnikëri i  kishte shërbyer me dashuri në familjen e të nderuarit Zeqo Rexhaj.

Ndonëse prindi Zeqo  Rexhaj është larguar fizikisht, nga jeta por ai mbetet i gjallë te trashëgimtarët e tij,te vajza Violeta,niprit Eduart Fejzaj, Erjon Fejzaj, te mbesat Qamile Fejzaj, Luljeta Fejzaj Gusho, e cila është profesore në univestitetin “Ismail Qemali “ Vlorë të cilëëtt ndjehen krenarë me gjyshin e nderuar Zeqo Rexhaj dhe gjyshen  e paharruar Tarihe Rexhaj.

Qoftë i paharruar kujtimi prindërve Zeqo Mehmet Rexhaj, Tarihe Kaso Rexhaj!

Qatip  Mara

Nju Jork    20.09.2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1