Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Ja pse e mbështes Thaçin për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Ja pse e mbështes Thaçin për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

                

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

Duke gjykuar mendueshëm, realisht dhe me ndjesi e përgjegjshmëri kombëtare; duke vështruar tragjedinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve që u kanë ardhur nga padrejtësia europiane dhe genocidi serbo-sllav i tillë sa që kur përmenden Serbia dhe serbët te shqiptarët vijnë kujtimi i vuajtjeve, terroreve, përndjekjeve,vrasjeve, dëbimeve dhe i  geonicidit 150 vjeçar,  dhe për të gjitha këto serbët nuk kanë kërkuar as falje. 

Është detyrë kombëtare e çdo shqiptari, e çdo politikani e pushtetari shqiptar dhe sidomos e dy shteteve shqiptare që të interesohen për bashkëkombasit e vet kudo që ndodhen ata. 

Në rastin konkret Thaçi me të drejtë dhe me përgjegjësinë e detyrës së Presidentit të Kosovës interesohet me përkushtim dhe me përgjegjsi duke ndjerë dhe jetuar edhe me të drejtat e mohuara njerëzore e kombëtare, me problemet dhe shqetësimet reale që kanë shqiptarët e Kosoves Lindore. 

Ai deklarohet me të drejtë se zgjidhja reale ,më e drejtë dhe përfundimtare është Bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.

 Prandaj unë e mbështes këtë qëndrim të tij dhe  jam kundër atyre të cilët realisht nuk kanë bërë asgjë dhe nuk janë në gjëndje që të bëjnë ndonjë gjë të duhur për problemin shqiptar të Luginës , përveçse  e kanë të lehtë dhe duan të duken  duke bërë zhurma mediatike shterpë , përçarëse,pseudoatdhetarizmi  dhe papërgjegjshmërie.

Shqiptarët e  Kosovës Lindore edhe sot nën Serbi janë komuniteti më i diskriminuar në Europë. 

Prandaj edhe e mbështes deklarimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe jam kundër atyre  intelektualëve, mediatikëve dhe  kundër atyre politikanëve dritëshkurtër të Kosovës të  cilët për egoizëm ,xhelozi dhe për inate politike deklarohen kundër Presidentit Thaçi i cili kërkon me plotësisht të drejtë Bashkimin e Komunave shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. 

Ndërsa politikanëve, intelektualëve e mediave të Shqipërisë nuk është për tua vënë re kundërshtimin e tyre për Bashkimin e Luginës me Kosovën,  pasi ata gjithnjë kanë bërë politikën e njerkës me shqiptarët e Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. Tani Kosova është shtet Sovran dhe është vetë në gjëndje që t’i përballojë sfidat e saj, ashtu sikurse politika e Prishtinës nuk është se e ka pyetur kush në Shqipëri për ndonjë gjë  që i përket Shqipërisë,dhe  Prishtina nuk   ndërhyn në çështje të cilat i përkasin Shtetit të Shqipërisë. 

Tani po shohim e dëgjojmë  edhe së fundmi “këshilla “ nga  politikanë e deputetë nga Shqipëria  kundër Bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën si p.sh. nga deputeti  i Partisë Demokratike, Berisha. Por  si ka mundësi që dikur si ishPresident  per 5 vite, dhe më pas si ishKryeministëer  për 8 vite  ai kurrë nuk bëri ndonjë gjë të dobishme  as për Kosovën , as për Preshevën, as për shqiptarët e Maqedonisë , përveçse deklarime dhe  ka hipotekuar në karrierën e tij edhe sjellje e veprime të dëmshme  për Kosovën, për të cilën kur ishte president kërkonte autonomi kulturore ,dhe kur ishte kryeministër nepërmjet ministrit të tij të jashtëm deklarohej për “Pavarësi të të Kushtëzuar” duke  mospranuar  dhe mosnjohur kështu   fitoret e shqiptarëve si : Luftën Çlirimtare të UÇK-së, ndërhyrjen e NATO-s dhe  as ndihmën e kontributin vendimtar të Aleatit  të  madh të shqiptarëve, SHBA-të, dhe pra  as faktin e madh historik: atë  të çlirimit dhe të dëbimit përfundimtar të Serbisë nga Kosova. Pavarësi e Kushtëzuar ishte e njëjtë me  atë të cilën kërkonte Beogradi “autonomi substanciale” për Kosovën. 

Apo edhe shumë intelektualë  të tjerë si p.sh. shkrimtari I.Kadare i cili nuk  po na shpik  dhe nuk po na thotë asgjë tjetër veçse diçka të konsumuar e të thënë nga të tjerë  para tij: për reciprocitet të Veriut të Kosovës me Preshevën.   Për çfarë reciprociteti? A mos vallë duhet besuar  te Serbia për reciprocitet ? Përse politika dhe akademia në Shqipëri nuk i kërkojnë Greqisë reciprocitet për  Çamërinë , për t’u rikthyer shqiptarët e dëbuar në trojet e tyre në Çamëri , dhe për të fituar shqiptarët atje liritë dhe të drejtat qytetare dhe kombëtare ashtu siç i kanë  minoritarët grek në Shqipëri?  Si Greqia dhe Serbia janë njëlloj antishqiptare . Dhe nëse Kosova Lindore do të mbetet nën Serbi, Serbia do të bëjë e përdorë të gjitha metodat, marifetet dhe përpjekjet  për t’i dëbuar nga trojet e tyre shqiptarët e Luginës siç po vepron edhe tani. 

Prandaj zgjidhja më e mirë dhe më e duhura është bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.

Tirana, politika dhe akademia e intelektualizmi në Shqipëri  as sot nuk interesohet për shqiptarët dhe për Çamërinë shqiptare  dhe jo më  për Kosovën Lindore. 

Tashmë ka ikur koha kur pushteti, politika dhe politikanët e Tiranës e shfrytëzonin dhe e përdornin “ndikimin” apo “popullaritetin” duke spekuluar me Kosovën dhe me shqiptarët e trojeve etnike shqiptare për  vetëm interesa personale politike e pushteti ; ka ikur koha kur  politikanët e Tiranës  paraqiteshin te ndërkombëtarët si individë me “ndikim” të madh në të gjithë sferën  shqiptare me qëllim që ata të fitonin pikë, kredo,  përkrahje  dhe mbështetje  politike ndërkombëtare  si lojtarë e aktorë të rëndësishëm  kombëtarë  për “stabilitetin “ në rajon , gjë të cilën ata e kanë shfrytëzuar  gjithmonë   vetëm për interesa të ngushta personale pushteti e politike.

Tashmë nuk pinë ujë  dhe nuk beson kush  as retorikat patriotike të pseudoatdhetarizmit politik. 

Për Kosovën Lindore , interesimi për të së pari i takon shtetit shqiptar të Kosovës sepse ajo i përket asaj. 

Thaçi, politika, qeveria  dhe shteti i Kosovës  nuk do ta lejojnë që Kosova Lindore ta pësojë fatin e pastrimit etnik si e ka pësuar Çamëria dhe më heret Toplica.

Unë gjithashtu jam deklaruar ndër të parët  edhe kundër instalimit të Gjykatës Speciale në Kosovë si një ndërmarrje e padrejtë dhe diskriminuese ndërkombëtare, si një akt disproporciteti sepse nuk është vepruar kështu me serbët , me autorët e vërtetë të krimeve dhe të genocidit  mbi shqiptarët e Kosovës ,por u ngrit një gjykatë për të gjykuar viktimat e krimit dhe të genocidit. 

Unë në këtë shkrim nisem nga fakti se duhet bërë shumë ,dhe duhet përkushtim që të mos i braktisim bashkëkombasit tanë të Kosovës Lindore ashtu sikur është bërë deri më tani, por është momenti historik që të mund të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të duhur për bashkëkombasit tanë atje. Këtë duhet ta shikojmë si përgjegjsi kombëtare pavarësisht se Kosova  dhe Shqipëria sot ballafaqohen  me shumë probleme e pasoja të pakëndshme që vijnë nga keqpolitika, keqqeverisja, nga korrupsioni  dhe nga padrejtësia e drejtësisë. 

Çështja kombëtare është parësore dhe duhet mbështetur çdo nismë e inisiativë që i shërben asaj, në rastin konkret zgjidhjes së problemit shqiptar të Kosovës Lindore, pa marrë parasysh se nga cili personalitet politik e shtetëror vjen ajo, dhe pa marrë parasysh edhe nga cila politikë  propozohet, përkrahet e mbështetet ajo.

 Duke u nisur jo nga preferenca politike dhe as nga konsiderata dhe as nga simpati personale por nga ndjesia kombëtare së pari, ja pse edhe e mbështes Presidentin Thaçi për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën: 

1-Thaçin e mbështes në kërkesën e tij e cila përputhet me Referendumin e shqiptarëve të Kosovës Lindore të vitit 1992 ku ata deklarohen edhe për Bashkimin me Kosovën, së cilës kjo krahinë i përket.

2-E  mbështes sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, janë komuniteti më i diskriminuar në Europë ku shkelen liritë dhe të drejtat njerëzore si dhe ato kombëtare, pasojë e të cilave është pastrimi etnik dhe boshatisja  në vijimësi edhe sot e këtyre viseve shqiptare nga popullsia shqiptare e këtyre trevave ,pasi shqiptarët atje trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

3-Tirana dhe Prishtina deri më sot nuk kanë treguar interesim dhe as qasje serioze për të ndihmuar, përkrahur e mbrojtur bashkëkombasit e vet në trojet e tyre në Kosovën Lindore përveçse sipërfaqësisht sa për të kaluar radhën dhe vetëm në mënyrë deklarative dhe emocionale kur ndonjë  kryetar partie nga Tirana dhe personalite shtetëror nga Shqipëria :Kryeministër, President apo Kryekuvendar  i kanë pritur  në Tiranë apo  i kanë  vizituar shqiptarët në Preshevë, dhe janë mjaftuar  vetëm me kaq . 

Vetëm tani disa politikanë dhe intelektualë nga Shqipëria kanë filluar të flasin për reciprocitet të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës pasi më parë as këtë reciprocitet as nuk e kanë përmëndur. 

Pra, kërkesa e Thaçit për Bashkim të Luginës me Kosovën e ndërshqiptarizoi problemin shqiptar të Kosovës Lindore pra e bëri problem kombëtar gjithshqiptar , si dhe aq më tepër edhe e ndërkombëtarizoi atë ashtu siç e ka bërë  më parë UÇPMB-ja, ashtu sikurse që e bëri dhe e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në histori Kosovën dhe Çështjen Shqiptare  Lufta e Lavdishme dhe Heroike e UÇK-së.

4-E  mbështes Presidentin Thaçi  për faktin se përderisa nuk ka barazi dhe reciprocitet në krahasim me atë se çfarë lirish dhe të drejtash ka minioriteti serb në Kosovë me atë se çfarë kanë shqiptarët e Kosovës Lindore, ku serbët në Kosovë gëzojnë liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në asnjë vënd të botës, dhe përderisa nuk ka as gjasa që shqiptarët  autoktonë në trojet stërgjyshore të tyre  në Kosovën Lindore  (sot akoma nën Serbi)  që  t’i fitojnë e t’i kenë po ato liri dhe të drejta të cilat i ka minoriteti  i kolonëve serb në Kosovë, atëhere  dhe prandaj është më se e drejtë që Kosova Lindore t’i  bashkohet trungut të saj, Kosovës. 

5- Thaçi ka plotësisht të drejtë kur kërkon  Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën edhe si një sfidë ndaj Europës e cila sillet me dy standarte: ku nga njëra anë kërkon dhe mbron me fanatizëm minoritetin serb në Kosovë dhe nga ana tjetër bën shurdh-memecin dhe toleron diskriminimin serb të shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe prandaj mbrojtja dhe zgjidhja më e mirë dhe përfundimtare për trojet dhe shqiptarët e Kosovës Lindore është bashkangjitja e saj me Kosovën.

 6-Agjenda “Thaçi” për Bashkimin e Kosovës Lindore  me Kosovën e cila është një e drejtë kombëtare e jona ka rëndësinë e saj të jashtëzakonshme  të bërë  ndonjëherë nga një politikan  dhe përfaqësues i rangut të lartë shqiptar  për Kosovën Lindore, dhe është ajo: Thaçi me këtë kërkesë legjitime si  President  dhe  si një politikan i besueshëm ndërkombëtarish, i guximshëm dhe real e ka ndërkombëtarizuar si kurrë më parë në Europë dhe më gjërë Çëshjen Shqiptare të  Kosovës  Lindore  e cila kërkon zgjidhje në kuadër të zgjidhjes së Çështjes së pazgjidhur në Ballkan,  që është Çështja Gjithkombëtare Shqiptare. 

Zgjidhja  e  të pazgjithshmes që është akoma  Ballkani, ku kryesore është Çështja Shqiptare, përkrahet dhe mbeshtetet edhe nga aleati strategjk dhe miku i madh i shqiptarëve , SHBA-të, pa rolin vendimtar të tyre nuk do të ishte çliruar dhe as krijuar shteti i Pavarur i Kosovës që kemi sot. 

Këtë duhet ta kenë mirë parasysh politika dhe politikanët shqiptarë si në Prishtinë dhe në Tiranë për të cilët kam një pyetjese se:  a janë ata në gjëndje të bëjnë integrimin e Veriut shqiptar të Kosovës në shtetin shqiptar të Kosovës, dhe a janë ata në gjëndje për t’i siguruar, garantuar e mbrojtur liritë dhe të drejtat qytetare dhe kombëtare të bashkëkombasve të tyre në Kosovën Lindore  apo edhe a janë ata në gjëndje për ta bërë vetë ata këtë me strategji politike e diplomatike , apo ta bëjnë edhe me luftë mbrojtjen dhe Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve?! 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xh) on 18/09/2018 14:27:01
avatar
Nje shkrim horizont hapes i zotit Kapiti qe jo lexuar po kospektuar per t'u ngilitrur ne koke.
Si jo i profilit,vec falnderimeve,tiu
Bashkangjis Nje poezi te te Madhit tone POET Naim Frasherit,titulluar:

"A T D H E U"
O Atdhe! Me je i dashur sa me s'ka,
Me je nene, me je moter,me je vella.

Nga c'karrotull m'i shtrenjti ti me je
Je me i miri nga cdo gje qe ka ky dhe.

Ty per dite te pat pare imja nene,
Dheu yt ne fund ate e pati ngrene(1)

Nemeruar i pat lulet syri i saj,
Te ti lindi, te Ti vdij ajo pastaj.

Ti ka pare gjysh stergjysherit e mij,
Edhe eshterat tretur ua ke po ti.

Nga Ti,shpirt-o,ata kurre s'qene ndare
Prane teje paten qeshur ,paten qare.

*Nena ime vdiq,ndaj ty te kam sot nene
Nene qe s'ke vdekie kurre,faqehene.

Dhe,pse ha,o dhe tibijte e tu te mjere
Numeri prape ne vend mbete kurdohere.

Begatoje,o IMZOT,ti kete vend !
Epu njerezve te tij mbrodhsi e shend!

Hi u befshin gjithmone armiqte e Tij!
Gaz per jete pacin njerezit e tij!

I BEGATE -i LULZUAR qofte ai,
Nje te ardhme paste plot me LUMTURI!

Nga libri"ENDERRiMET"(TEHAJJULAT)
I Naim Frasherit botuarFondacioni kulturor"SAADI SHIRAZI" me rastin e 105vjetorit vdekies se,Naim Frasherit.

1-ngrene=vdekur.

Toronto 18-09-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1