Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | RESPEKT,MIRNJOHJE,PËR VLERAT NJERZORE,BURRËRORE,INTELEKTUALE,TË ORGANIZIMIT E DREJTIMIT TË BIRIT TË SURROIT KUKSIAN TË NDERUARIT LUTFI ESAT VATA.

RESPEKT,MIRNJOHJE,PËR VLERAT NJERZORE,BURRËRORE,INTELEKTUALE,TË ORGANIZIMIT E DREJTIMIT TË BIRIT TË SURROIT KUKSIAN TË NDERUARIT LUTFI ESAT VATA.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lutfi Vata

RESPEKT,MIRNJOHJE,PËR VLERAT NJERZORE,BURRËRORE,INTELEKTUALE,TË ORGANIZIMIT E DREJTIMIT TË BIRIT TË SURROIT KUKSIAN TË NDERUARIT LUTFI  ESAT  VATA.

U lind me  23 shtator 1968 në fshatin Surroj,Kukës ,nga   një trung familjar i dalluar për besë e burrëri,bujari e mikpritje,atdhetari,trimëri,shqiptarizën dhe për intelektualizëm.Trungu familjar që ka lindur,rritur,edukuar, arsimuar Lutfiun kan nxjerr burra me shumë vlera atdhetarie si të paharraurit  Halit Osmani(patriot e luftëtar.Një nga figurat e luftës kundër pushtuesve turq dhe pavarësinë e vendit në trevën e Lumës e sidomos në bajrakun e Tejdrines), Osman Haliti(Figurë komplekse, oficer i lart në mbretërinë e Zogut,i burgosur nga Gjermanët, gjygjtar pas çlirimit të vendit,si dhe kryetar i pajtimit të gjaqeve  për qarkun e Kukësit),Ibrahim Vata dëshmor i luftës nacinal-çlirimtare)Halit Vata(mësues dhe ekonomist.Dënohet dhe lirohet nga sistemi komunist dictatorial i PPSH,Qazim Vata(drejtues minjere),Shaqir Vata(minator,brigadjer,përgjegjës sektori në Minjerë) ,Esat  Vata(drejtues sektori i NSHFP në zonën e Surroit),Enver Vata(teknik ndërtimi),Xhelal Vata(Shitës shëmbullor në tregëti),Kujtim Vata(Me arsim te mesem ekonomik,i cili ka punuar shef plani ne Fan te Mirdites dhe ne kooperativen e Surroi,i vleresuar e dekoruar),Baftjar Vata(ekonomist e drejtues ekonomie) e deri tek grupi i intelektualëve të brezit të tretë si:”Haki Vata,Agron Vata,Vladimir Vata,Ollga Vata,Arben Vata,Vjollsa Vata,Gazmend Vata,Shpresa Vata,Farie Vata,Nazmi Vata,Selvije Vata,Flutura Vata,Sulejman Vata,Osman Vata,Ilir Vata e të tjerë.Një nga përfaqësuesit e trungut  familjar të Osman Halitit Vatës dhe nga brezi i dytë që  ka  rezatue mençuri,urtësi,sjellje shëmbullore është Esat Osman Vata.Esati ka qenë dhe është një burrë i nderuar dhe shumë i respektuar,i cili ka punuar kryesisht në  tregeti.Ai ka kryer detyrën e     Shefit  të sektorit të tregëtisë në NSHFP për zonën e Surroit.Ai doli në pension me faqe të bardhë dhe plotë dinjitet e respect për punën që beri në shërbim të klasës puntore që operonte në ketë zonë.Vetë Esati ka qenë specialist e drejtues i suksesshëm,vëlla,mik e shok i dashur e korrekt,por mbi të gjitha ka qenë dhe është bashkshort,prind e gjysh shëmbullor.Ai sipas rregullave të kohës u njoh,u pëlqye dhe u fejua e martua me z.Nurije Misim Ismail Dragjoshit,bijë nga një familje me emër të mirë jo vetëm në fshatin e Vilës,zonës Kalasë së Dodës, por edhe më gjërë në trevën e Lumës.Ata si çift bashkshortor lindën,rritën,edukuan, arsimuan,martuan i gëzuan e po  i gëzojnë 5 fëmijtë e tyre të dashur e të respektuar.Konkretisht:”Lutfiu mësesues me të lartë,aktualisht në Angli;Gazmendi me të lartën “Administim public” dhe ushtarak karjere mbi 23 vite,aktualisht familjarisht me punë dhe banim në Neë-York të SHBA-së;Lavdrimi me arsim të mesëm dhe është ushtarak karjere,me shërbim në Garnizonin e Tiranës; Antoni me aktualisht në emigracion në Angli. Vajza Fatbardha e martuar më arsimtarin Mevlan Sali Lashin”,pra të 5 fëmijtë të aftë për jetën e tyre familjare.Një ndër djemtë intelektualë të trungut familjar të Osman Halitit parë rezaton edhe intelektuali i mësuesisë i nderuari Lutfi Esat Vata.Qysh i vogël ai reflektonte urtësi,sjellje shëmbullore, zgjuarësi, pjekuri e maturi moshe dhe ëndrronte të bëhej kuadër shteti i shkolluar,por më shumë i pëlqente detyra fisnike e mësuesit edukator.Ai shkollat fillore,8 vjeçare dhe të mesme të përgjithëshme i kreu me rezultate të mira në qershor të vitit 1987.Fillimisht  i jepet e drejta e studimit në USHT,fakulteti i ekonomisë në degën financë. Pas shpalljes se listës në Kukës nga Këshilli i rrethit, në publik i hiqet emri këtij dhe djalit të axhës tij Arbenit për çështje biografike, pasi ishte arrestuar axha i tyre, Haliti me qëllim për t’i demaskuar.Lutfiu u  detyrua të shkoj në të punoj në kooperativën bujqësore Surroj për disa  kohe,dhe pas  disa muajve vazhdoj punën në  minjerën e nxjerrjes mineral Kromit në Kalimash dhe pas një viti kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak,duke qenë ushtar e n/oficer shëmbullor.Në vitin 1989 axha i tij Haliti merr pajfajsinë dhe Lutfiu pas një viti në ushtri, lirohet për të vazhduar studimet e larta.Pasi konkuroj me  konkurs,nga organet e qeverisjes vendore të Kukësit i jepet e drejta e studimit në Universitetin shtetëror”Luigj Gurakuqi”në qytetin e Shkodrës,në fakultetin e shkencave të natyrës,të cilin e kreu me rezultate të larta, duke u diplomuar mësues për shkollat e mesme në degën e Bio-Kimisë.Karjerën e bukur të mësuesit edukator Lutfiu  e filloi  si mësues në shkollën e mesme të  Arrënit  dhe pas një viti në shtator të vitit 1993 emërohet Drejtor shkollës mesme dhe 8 vjeçare në Surroj ,duke kryer ketë detyrë deri në gusht të vitit 1995.Ndërsa nga shtatori vitit 1995-1999 ka ka kryer detyrën e  drejtorit në  shkollën  8 vjeçare të fshatit Çerkezë të Tiranës.Në shtator te vitit 1999 emigron si shumë bashkrahinarë e shqiptar të tjerë në Londër të Anglisë.Lutfiu ka qenë i angazhuar në strukturat e PD në Surroj e në Kukës.Pas ardhjes në Tiranë ka qenë angazhuar si këshilltar në komunën Paskuqan për disa vite.Edhe në Forumin Rinor të PD e shume funksione të tjera në Komunë  dhe në  PD. Në  1999 së bashku me bashkëshorten  e tij të nderuar mësuese Albanën, e cila dhe ajo ishte me profesion mësuese dhe djalin e tij Alsin emigruan në Angli.Si çdo emigrant atij dhe zonjës së tij ju dashtë të përballoj vështërsitë e fillimit të emigrantit ,që të përvetsonin  gjuhën angleze dhe zanate të punës për t’u integruar.Ata si intelektual me vullnet vizionar e këmbngulje,duke e bërë natën ditë,duke studjuar e përvetsuar gjuhën angleze, përfituan dokumentat e regullta si emigrantë resident të ligjshëm në Angli,duke shënuar suksesin e parë.Ata menduan që vetë profesioni i tyre intelektualë i mësimit dhe edukimit,i favorizonte që ata ta ushtronin ketë profesion edhe në Angli në të mirë të krenarisë së shqiptarizmës.Ata i vunë vehtes për detyrë,me bindje se atyre u takonte t’u  mësonin fëmijve të emigrantëve shqiptar gjuhën shqipe në të shkruar e të lexuar.Me shumë mençuri e guxim morën nismën per hapjen e shkollën e parë shqipe në Londër në ditën e bukur të mësuesit me 7 mars 2005,në zonën e Leëisham,ku kishte shumë fëmijë emigrantësh shqiptarë. Pas kësaj filloj të hapë shkolla shqipe në shumë zona tjera të  Londrës,ku numri i nxënësve arriti mbi 650 nxënës.Bile   në disa klasa të ndryshme në disa zona të Londrës vazhdojnë edhe sot me sukses në kryerjen e kësaj detyre shumë fisnike që i shërben mbajtjes gjallë të kenarisë shqiptarizmës në këtë vend të zhvillimit bashkohor shkencor prendimor.Kjo nisme e shoqëroruar me masa tekniko-organizative ngjalli interesin e familjarve emigrantë shqiptarë për t’ju mësuar fëmijve të tyre gjuhën e bukur shqipe,duke frekuentuar këto shkolla.Që të arrihej këtu ju dashtë që të uleshin e bisedonin me bashkëatdhetar në Londër.Të gjenin mësuesit fillimisht me punë vullnetare ku në krye të këtyre nismave vullnetare ishte çifti bashkshortor  mësuesitë Albana e Luftfi Vata.Me një grup nisimëtarësh ata krijuan shoqatën  atdhetare kulturore ”Ardhmëria shqiptare”ku kryetar i saj u zgjodh z.Lutfi Vata.E tërë puna u përqëndrua në hartimin e programit,sigurimin e mësuesve  sipas klasave me vite, sigurimin e teksteve ,ambienteve ku do të zhvillohej mësimi,krijimi i klasave dhe kabineteve të nevojshme.Kjo punë e lavdrueshme filloi t‘i jap frutet e para.Arritën që të bindin komunitetin se edhe këtu në Anglinë demokratike, vetë shqiptarët mund të zgjidhin problemin e shkollimit të fëmijve në gjuhën shqipe.Me shumë interes shikohej sidomos mbyllja e vitit shkollor,ku çdo nxënës para se të marr diftesën përulet,puth  flamurin kombëtar në gjunjë dhe betohet,ku me shumë emocion po përcillej nga viti në vit tek nxënësit e prindërit e tyre.Me shumë zgjuarësi intelektuali Lutfi Vata arriti të krijoj e forcoj lidhjet me deputet e shtetar të Bashkisë Londrës,si dhe me parlamentin Anglez.Ata filluan të festonin, festat e çlirimit Shqipërisë dhe çlirimit të Kosovës,dita e 7-8 marsit,kun në keto festa ftojnë e marrin  pjesë përfaqësues të ndryshëm të Bashkisë,deputet të ndryshëm e politikan. Këto  lidhje erdhën duke u forcuar dhe u arrit që i nderuari Lutfi Vata si përsonalitet në shërbim të komunitetit shqiptar, të ftohet dhe të flas në parlamentin Anglez,duke bërë të njohur objektivat e shoqatës “Ardhmëria” dhe sidomos puna që bëhet për shkollën shqipe,duke arritur të marr edhe ndihmë nga shteti sipas ligjeve që rrjedhin nga kushtetuara Angleze.Lutfiu është dekoruar disa herë nga disa kryetar Bashkishë në Londër për punën që bënë me komunitetin.Lutfiu ka qene disa herë i ftuar në parlamentin Anglez, ku për herë të parë me datën 13 janar  2009 prezantohet komuniteti shqiptar  pranë deputetve të forcave kryesore politike.Lutfiu ka patur takime me ish ministrin e jashtëm David Miliband. Me ish liderin laburist Ed Miliband e shumë politikan e deputet të parlamentit. Puna e tij me shumë profesionalizëm ka ndikuar në bashkimin e shqiptarëve në aktivitete të ndryshme,duke i shërbyer ruajtjes traditave e zakoneve të mira shqiptare, por mbi të gjitha po i shërben ruajtjes shqiptarizmës në komunitetin shqiptar të Londrës.Në çdo detyrë që ka kryer intelektuali i mësuesisë  inderuari Lutfi Esat Vata është dalluar për:”Profesionalizëm ,përkushtim, ndërgjegje të lartë në detyrë,i dashur,i thjeshtë,shumë njezor në komunikim, vizionar në organizim e drejtim, ndershmëri në gjithëanshmëri,figurë të pastër moralo-shoqërore,i vlerësuar e respektuar nga konuniteti i nxënësve,komiteti i prindërve,nga këshillat pedagogjike, organet eprore të qeverisjes vendore të Kukësit e Tiranës dhe sot nga komuniteti shqiptar i Londrës si dhe organizmat shtetërore të bashkisë Londrës dhe parlementarëve Anglez”.Puna dhe aktivitei i tij jetsor si intelektual e drejtues vazhdimisht është vlerësuar nga organizmat shtetërore, duke u shpërblyer me stimuj moralë e materjal të kohës. Për aktivitetin e tij jetsor dhe kryesisht për punën e tij në shërbim të komunitetit shqiptar në Londër gazetari e shkrimtari vilasi kuksian Rruzhdi Jata ka botuar librin me titull”LUTFI VATA FRUMËZIM PËR ARDHMËRINË”.Ky libër është promovuar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë me datën 3 janar 2016 në prani të një pjesëmarrje të gjërë miqë e shok të trungut familjar të Osman Halit Vatës, familjar, bashkëfshatarë, bashkrahinarë,intelektualë të gjitha fushave ,njerëz të medias vizive dhe asaj të shkruar,shkrimtarë,poet, dr,shkencash,professor,krijues e artist të artit e letërsisë. Mernnin pjesë kryetari i Bashkisë Tiranës z.Erion Velia, deputet  nga të gjithë krahët e politikës shqiptare,dhe atij të Kosovës shqiptare,si dhe ministri i kulturës qeverisë së Kosovës z.Nehat Mustafa e të tjerë.Kryetari i bashkisë Tiranës z.Erion Velia përshëndeti autorin dhe pjesëmarrësit në ketë takim provovues dhe vlerësoi shumë punën e Lutfi Vatës; për punën e tij me shumë atdhatri që bënë me komunitetin shqiptar në Angli e veçanrisht në Londër.Në fund i dorëzoi z.Lutfi Vata Simbolin e Tiranës me sahatin e saj.Për ketë aktivitet kan shkruar shtypi shqiptarë dhe e kan dhënë në emisionin e lajmeve disa televizione shtetërore e locale.Intelektuali Lutfi Vata ka qenë dhe është specialist e drejtues i suksesshëm në punën në komunitetin shqiptarë të Londrës,vëlla,mik e shoki dashur e shumë korrekt,por mbi të gjitha është djalë,bashkshort e prind shëmbullor.Ai njihet,shoqërohet, simpatizohet,dashurohet,fejohet dhe martohet me zonjën Albana Islam Mici me origjinë nga Kalisi kuksian,bijë e një familje me emër të mirë jo vetëm në zonën e Kalisit por edhe më gjërë në trevën e Lumës e të Kukësit. Zonja Albana ka kryer  universitetin për “Gjuhë e letërsi  Angleze” dhe Linguistikë.Ka kryer  kurs pasuniversitar Level 5 Diploma in English Language Teaching in the Lifelong Learning Sector.Ajo është krahu i djathtë i bashkshortit Lutfi dhe kontribuese në gjithë punën e bërë mes komuniteti shqiptar te Londrës,sidomos në drejtim të programimit e zhvillimit ,masivizimit të shkollave shqipe në Londër.Edhe zonja Albana është dalluar jo vetëm si intelektuale me vision bashkohor në arsimimin e fëmijëve shqiptar në shkollat shqipe ku ata frekuentojnë e  mesojne  gjuhën e bukur shqipe,por edhe si bashkshorte dhe nënë shëmbullore.Çifti bashkshortor intelektualë Albana e Lutfi Vata kan lindur,rritur,edukuar dhe arsimuar fëmijtë e tyre të dashur.Konkretisht:”Djalin Alsin vazhdon studimet   në një Universitet International Busines Management,kurse vajza është në shkollë të mesme ekselente me prespektiveë përshkollë të lartë.” Vajza është në shkollë të mesme shëmbullore dhe ekselente në mësime ,mjaft premtuese si një intelektuale e ardhëshme për studime në universitetet Angleze”.                        I nderuar lexues! Unë mendova të sjell në kujtesën e lexuesit surrojas,zonës Tejdrinës,Kukësit e Shqiptarisë disa nga vlerat jetësore intelektuale të çiftit bashkshortor intelektualë Albana e Lutfi Vata.Nisur nga kontributi i deri tanishëm intelekualë të fushës mësimit, edukimit e drejtimit të çiftit bashkshortor Albana e Lutfi Vata,të cilët kan kryer detyra të ndryshme si mësues e drejtues në Shqipëri, si mësues e drejtues shkolle e shoqate mes komunitetit shqiptarë në disaporën e Londrës në Angli e më gjërë,duke ju mësuar qindra nënësve me prindër shqiptar atje dhe duke i dhënë shoqërisë shqiptare e angleze fëmijë të edukuar e të të shkolluar,ata rradhiten si pjesë”Elitare” e krenarisë inteligjencës kuksiane e shqiptare dhe të evidentuar nga puna që kan bërë e po bëjnë në shërbim të komunitetit shqiptar në Angli si “nderi i  fshatit Surroj”,”Nderi i Tejdrines kuksiane”,”Nderi i Kukësit”dhe “Nderi i Shqiptarisë në Diasporën e Anglisë”.Unë si bashkrahinarë,si autor i këtij vlerësimi portretizues dhe  nip i fshatit Vilë,kam kënaqësinë dhe obligimin tim maksimal nga Filadelfia e SHBA-së përshëndes Esat  Vatën Familjarisht dhe i uroj:”Gjithë trungu familjar i Esat Vatës me djemë(përfshi intelektualin brilant Lutfi Vata),vajzë e vëllazëri dhe gjithë komunitetin shqiptar në duaspoën e Londrës,të përjetojnë shëndet cilësor,jetgjatësi,mirësi,gëzime e lumturi familjare e vëllazërore dhe suksese në detyrat e tyre shtetërore e privatë”.Zoti i bekoft familjarisht dhe vëllazërisht. Faleminderit për mirkuptimin të nderuar z.Esat Vata,Lutfi, Gazmend,Lavdrim e Anton Esat Vata për mirkuptimin.

Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 30/07/2018 02:25:31
avatar
"Etalon"-Mesues-Lytfi Esat Vata,me bashkeshorten Albana,ne Londer!

Nje "binjak"qe me duhet ta pergezoj personalist,z. Lytfi E.Vata,une 82 vjecar pesionist,nje jete mesues e drejtues shkolle ne Tirane.Ketu ne Toronto,nis qe ne Athine 1966,krah mesuesve te nderuar sot e mbi 25 vjet ne Emigracion nga 1996-ta,nisur ne Athine e nga 2002 ne Toronto te Kanadase, mbijetesen,perballuar.
Me entuziazmoni sa shkruani nga Sh.B A. dashamiresi tyre,i nderuari Hys Hysa,qe e falenderoj per sa na sjell keto Eksperienca,te njerezve te arresimit,nga Londra.
Pos ketij falenderimi duhet t'iu them lexuesve,se shume mesues ne emigracion, jane per t'u vleresuar e nderuar,me te lartat Vleresime,per punen qe bejne;Nga mesuesit ne Greqi,(nisur ne Athine e Selanik),Itali,France e deri ne Suedi,pa harruar ato tej oqeanit,Kanada,Sh.B.A e tej,deri Australi.
Flamurtaret e para mesuese ne Toronto te kanadase jane,me veteranen Nikolete Kostandini ne krye;Rajmonda Demi, Evgjeni Xhakolli,Pavlina Muca,Tefta Tahiri,Drita Plana,Merita Alushi Astrit Demalia,Marjana Dhima, Tefta Tahiri,
Ilir Cela e tj.(te me falin se nuk kam komunikuar kete muaj si i semure...)
I theksova te gjitha keto,vetem e vetem se dua te terheq vemendien,Ministrise Arresimit dhe levave te saj,se me shume duhet te ndaloje,jo vetem per vleresimin e punes se ketyre mesuesve,po ndihmen direkt,me shume.(si ato ne atdhe).
Jemi e prag te fillimit te vitit te ri Shkollor 2018-19 e duhet te merin masa per pregatiten ketij viti shkollor.
Juve ju faleminderit i nderuar Hys Hysa per sa shkruani.Eshte nje kontribut i madh,prag vitit te Ri shkollor,per shkollat ne emigracion,me synim kryesor; ruajtien e gjuhes amtare sa Historine e traditat e popullit tone.
Une kam shkruajtur per shkollat ne Toronto kryesist e,jane per t'u laveruar mesuesit e perkushtuar,deri vulnetare,sa nxenesit,bere njeheresh perhapes te artit,tradites e kultures shqiptare pa harruar perkushtimin e Shoqatave mbashqiptare:me Ramazan Kellezin kryetar e Tv."Pasqyra Shqiptare"me Ilir Lenen e krye,qe pasqyron arritiet.
Suksese vellezer e motra,ne kete detyre; sa humane dhe ATDHETARE qe perkon me 550 vjetorin e herroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti,116 vjet PV.dhe 75 vjetorin e Clirimit.
Mesuesi 82 vjecar
"Pasues veterani"
Toronto29-07-2017 Dhimiter M Xhoga

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1