Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | DOM NDRE MJEDA NE FILATELIN SHQIPTARE

DOM NDRE MJEDA NE FILATELIN SHQIPTARE

Font size: Decrease font Enlarge font
image HYSEN S.DIZDARI

ME RASTIN E 81 VJETORIT TË LARGIMIT NGA JETA TË DOM NDRE MJEDA.

Dom Ndre Mjeda, Lindi në Shkodër me 20 nëntor 1866 dhe u largue nga jeta, me 1 gusht 1937. Mjeda ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar por dhe një nga poetët më të  shquar të kombit shqiptar.
Jakov Milaj në veprën e tij  “Raca Shqiptare”,  Ndre Mejden e cilëson       “nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija”.

Prof.Dhimiter Shuteriqi ,duke vlersuar Mjeden si poet thekson :

,,Cilësit artistike te Mjedes janë të mëdha .Vargun e ka të përsosur,është mjeshtër i rrallë i strofkës dhe i tingullit.Ai është shembull i një ndergjegjëjë artistike në historinë e letresisë sonë.,,

Posta shqiptare i ka dhënë vendin e merituar teologut poetit dhe atdhetarit shquar ,Dom.Ndre Mjedes.

Emisioni i parë kushtuar Dom.Ndre Mjedës u emetua ne nëndor të vitit 1966 dhe  titullohet ,,Ndre Mjeda,,.

Ky emisioni përbehet nga dy pulla me vlerë 25 qindarka dhe 1,75 lekë.

( ketu vendosni 2 pullat me vlere 25 q dhe 1,75 leke

Emisioni i dytë kushtuar Dom.Ndre Mjedës u emetua  me 17 Gusht 2016 dhe titullohet ,,Figura të shquera kombëtare ,,

Ky emision përbëhet nga tre pulla me vlera të ndryshme .

Pulla me vlerë 10 lekë i kushtohet Dom Ndre Mjedes.

( ketu vendosni 2 pullat me vlere 10 leke)

Ky emision u shtyp në 304.500 copë pulla postare dhe FDC në  250 copë

------------------------------------------------------------------------------------------------

ME RASTIN E 81 VJETORIT Të LARGIMIT NGA JETA Të DOM NDRE MJEDES PO JU KUJTOJ SHQIPTARVE NJë PJESE NGA POEMA E TIJ .

Poema e famshme ,,Liria,, është shkruar në viti-1911,në pragun e shpalljes pamvarsisë Shqiperise ,por pau dritën e botimit vetëm pak para vdekjes autorit në vitin 1937.

       LIRIA - I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!

"Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.
................................. …………………

- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve  e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija

e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin' ushtore
e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.

E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.

 

Ndre Mjeda - Poema ,,Liria,,-Shkruar në Viti-1911


Comments (2 posted):

lorenc on 19/07/2018 17:11:59
avatar
Poeti i madh Ndre Mjeda,përveç emisioneve filatelike të paraqitura me saktësi nga ju,është kujtuar edhe me rastin e 75 vjetoriz të vdekjes dhe 100 vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar,me aktivitete kushtuar Ndre Mjedës,që u mbajt në Kukël,Shkoder me pjesmarrjen e studiiesve të Qëndrës së Studimeve Albanologjike dhe shumë studiues të huaj referuan aty. U promovua edhe qendra muzeore "Ndre Mjeda"në Kukël.
Besnik Fishta on 19/07/2018 19:57:13
avatar
Bravo Z.Dizdari!
Ne permjet ilustrimeve filatelike dhe letrare qe Ju i njihni shume mire,beni nje pasqyrim te mrekullushem te figures se ndritur te patriotit Ndre Mjeda.
B.Fishta.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1