Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | NJË BASHKËSHORTE E MODELIT TË LARTË DHE FIGURA E PËRJETËSUAR, E Prof. Dr. SHEFIK OSMANIT

NJË BASHKËSHORTE E MODELIT TË LARTË DHE FIGURA E PËRJETËSUAR, E Prof. Dr. SHEFIK OSMANIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof.Dr.Hektor Veshi

 

          (Shkrim-portret, për një çift arsimtarësh, krijues të shquar)

 

Nga: Prof.Dr.Hektor Veshi

 

Kur seria e botimeve, me krijimtari shkencore pedagogjike etj., të shkruara nga Prof. Dr. Shefik Osmani po zgjatej, kaloi mbi dhjetë, dikush e pyeti të shoqen e tij: Ku po i gjeni forcat (?), e nderuara Urti, ajo u përgjigj, afërsisht: “Edhe unë nuk e di! Po shtytësi më i vendosur për nismën ishte shoku i ngushtë i tij,  i moshës e i shkollës,doktor, që një ditë ma propozoi nismën dhe unë i thashë “nuk mundem; nuk jam as e zonja!. As mosha, rreth 85 vjeçe, nuk më lejon?!” “Nuk do, jo nuk mundesh!”- nguli këmbë ai dhe iku në Durrës, gjasme, i pakënaqur me mua...”.

E prekur në sedër, po, natyrisht nga dashuria në çift, aq e admirueshme nga të gjithë sa i kanë njohur, zonja Urti ia nisi vërtet krijimtarisë: Kërkimit, gjetjes, sistemimit, shtypjes dhe botimit, në vëllime me tematikë orientuese shkencore-pedagogjike, të të gjithë krijimtarisë së profesor Shefik Osmanit, e cila filloi qysh nga viti i largët 1942 e vazhdoi për 70 vjet, deri më 2012, kur, ai u nda nga kjo jetë.

E gjithë vepra e saj, për të, familjen e punën, përmblidhet në njëmbëdhjetë vëllime. Përveç “Fjalorit të Pedagogjisë”,vepër e parë, e madhe, origjinale e solide e Prof.Sh.Osmanit, e vlerësuar lart, si për përmbajtjen edhe për paraqitjen e saj.

Këto ditë, dikush e kishte pyetur, zonjën Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”, tashmë në vitin e 90-të të jetës: “Me se po merresh?” “Nuk di çfarë të bëj!?...”- ishte përgjigjur. Nënkuptimi, për këdo, është se ka dëshirë, ka edhe mundësi, duke e mposhtur moshën, lodhjen aq të madhe, që kërkon korrektesa në përgatitjen e librave. Por gadishmëria tregon pafundësinë e dashurisë për ish- bashkëshortin, me të cilin është ndarë prej korrikut 2012, atëhere kur ai ishte afër aq, sa ajo ka moshën e saj, tani. S’ke ç’thua! Grua, bashkëshorte, bashkëpunëtore dhe vijuese e veprës së tij, mësuese në rolin e edukatores së brezave,fillimisht, pastaj përmes dijes, autore e teksteve mësimore dhe ndihmëse e bashkëpunëtore e të shoqit, në të gjithë krijimtarinë e shkruar.

Krijimtaria e tyre, secila më vete apo si çift, me autorësinë e të dy bashkëshortëve të rrallë, arrin në rreth 75 vëllime! Një enciklopedi e gjerë dashurie familiare e bashkëshortore, pedagogjike e psikologjike. sidomos për shkollat e ciklit të ulët e speciale, për te mesuarit në shkollat shqipe jashtë vendit, për ndihmë në koregjimin e shqiptimit të disa tingujve e fjalëve nga nxënësit, për historinë e edukimit e shkollimit, për kulturën islame, për filatelinë si mundësi e zgjerimit të dijeve, për nxitjen e talenteve në fusha të krijimtarisë shkencore e letrare etj. Dhe, më kryesorja, për dashurinë ndaj Atdheut, gjuhës shqipe, traditave mbarëkombëtare, pavarësisht ndarjeve administrative politike të shqiptarëve etj etj. Krijimtaria e tyre zë vend me dinjitet, krahas asaj të personaliteteve të tjerë të shkollës e të pedagogjisë shqiptare dhe i shërben, si burim i pafund dijesh, personave që do të vijojnë punën, mësues e drejtues të shkollave dhe, veçanërisht, studiuesve shkencorë, në qendër ose në rrethet e vendit.

Shumë persona, që iu kanë rënë në dorë këto libra, miq, shokë, bashkëpunëtorë, ish-nxënës, personalitete të shkencave të ndryshme, sidomos të shkollës e të pedagogjisë sonë, i kanë shprehur me fjalë ose edhe kanë shkruar, me vërtetësi e admirim, zonjës Urti, për punën e bërë. Disa prej tyre gjejnë edhe veten aty, përmes veprimtarive, brenda e jashtë vendit, me Prof. Dr. Shefikun dhe, në vijim,  me vetë zonjën Urti, gjatë përballimit të punëve për botimet e realizuara.Ndër ato, permendim Bibliografinë dhe Albumin me fotografi, pasqyra të evoluimit e ngritjes së njeriut e personalitetit shumëplanësh e të paharruar, Profesor Doktor SHEFIK OSMANIT.                                                         

Tiranë, Korrik 2018

 

Comments (3 posted):

murat gecaj on 19/07/2018 09:17:27
avatar
Nderim per jeten e vepren e Prof.Shefik Osmanit dhe respekt te veçante, per punen e perkushtuar te bashkeshortes se tij, Urti Osmani-"Mesuese e Popullit"!
Te lumte, qe ke shkruar pe ata te dy, i dashur Prof.Hektor Veshi!
Nga: Murat Gecaj
Tirane, 19 korrik 2018
viron kona on 19/07/2018 13:33:43
avatar
Dy mesues te medhenj,Urti dhe Shefik Osmani, qe kohet do t`i admirojne:si bashkeshorte shembullore,per vlerat e medha dhe rrezatimet e ndritshme qe kane shperndare vazhdimisht ne jete, per ato kontribute te vyera qe i kane dhene arsimit dhe pedagogjise shqiptare,qe shtepine e tyre ne Tirane e kane shndrruar ne nje tempull te arte kulture.
Urti dhe Shefik Osmani, emra qe do te ndrisin ne libra, ashtu dhe ne kujtesen e qindra e qindra njerezve qe kane pasur fatin t`i njohin nga afer, t`u degjojne zerin e keshillat dhe te ndjejne te fjalet dhe shprehjet e tyre shpirtin e gjere dhe zemrat e bukura.
Mesuesja e Popullit Urti Osmani,nje grua dhe zonje e madhe shqiptare, duke nderuar Shefikun e saj te shtrenjte, kontribuon njeherazi edhe per shoqerine, duke botuar vepren e tij te plote arsimore, pedagogjike dhe kulturore.
Eshte privilegj per ne qe kemi njohur Prof.Dr.Shefik Osmanin dhe qe njohim Mesuesen e Popullit Urti Osmani.
Faleminderit Prof.Hektor Veshi, studiues, pedagog dhe publicist, personalitet i kultures dhe i letersise shqiptare.
Me respekt dhe nderim,
Viron Kona
Dhimiter Xhoga on 20/07/2018 04:15:14
avatar
Kam patur nderin,ta njoh ne intimite
te ndierin,Pr Dr.Shefik Osmani.

Natyrisht,si nje mesue i thjeshte deri drejtor shkolle,do ta kisha te veshtire te flisie per Pr.Dr.Shefik Osamanin e nderuar,te ndierin e te rralin NJERI,si Ai.
Fati njohies intime,te personaliteti tij,do te ishte shoku i tij i ngushte ,ish Shefi i Arresimi te Tiranes, (ardhurnga Shkodra,ne Ministrine e Arresimit se pari),une nje mesues i dispozicionit ne shtepine Mesuesi.(me shume ne seksion,ne dispozicion,marre me Muzeumet sa konviktet e shkollave te mesme,e mbi nje vit ne Rajonin nr4 te Kom ekzekutiv te rrethit;Kjo jo vetem ne Tirane,po aktivizuar deri ne rrethe.Aty ne seksion njoha nga afer te thjeshtin dhe urtin,Pr.Dr. Sherif Osmani,per te cilin ruaja respekt ne te gjithe detyrat kryer Ai,deri Zv rektor universiteti.
Me Musa Krajen e ndiere,si binjake i njoha dhe mbeshtes sa shkruan,miku yne i ralle,Pr Dr.Hektor Veshi,me te cilin ruaj maredhenie e mar Èmesime,sa me Pr.Dr.Murat Gecen.njejete bashkepunuar ,ai nxitur mua deri te merem me Gazetari sa botuar libra,krah Viron Konen,si pasues te te ndierit Pr.Ak. Bedri Dedia.
Ju faleminderit te gjitheve,mbajtur
mua pas,si MANAR.
Nuk mund te flas me,para PENAVE te mesiperme,une,nxenes mbetur ne klase i tyre,nxenes,qe ju shpreh falenderime dhe sot,82 vite kaluar.Ndiese atyre qe si kemi me midis nesh.
Faleminderit Pr.Dr.Hektor Veshi,qe si gjithnje,me ate thjeshtesine e tij,na sjell kryefjale te shkruar e te folur ,kryepenat e Gazetarise;Murat Gecaj e Viron Kona.
Te me falni miq,mua nxenesin tuaj ,mbetur ne klase.
Nga Toronto krah te nderuarve Pr Kistian Bukurosh,Pr.Shkrimtar e Poet, Vangjush Ziko,pa harruar,Kliton Verli e Kristaq Turtullin me shoke.
I perjetshem kujtimi dhe vepra e Pr Osmanit sa Bashkeshortes Urti,njeheres bashkeautore ne veprat e tij.I uroj pleqeri te qete e shpene ne fund amanetin premtuar;botimin e plote te veprave shkencore.Pr.Dr.Shefki Osamni ,,Urtia bashkeshorte sa,bashkeautore.

Me kondiderate
82 vjecari pesionist.
Dhimiter M. Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1