Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | N/kolonel Sofokli Pali Bushi, pasionet e një ushtaraku dhe sfidat e një biznesmeni

N/kolonel Sofokli Pali Bushi, pasionet e një ushtaraku dhe sfidat e një biznesmeni

Font size: Decrease font Enlarge font
image N/kolonel Sofokli Pali Bushi, pasionet e një ushtaraku dhe sfidat e një biznesmeni

 

 

 

 

 

Çdo kush që ka formimin dhe vetëdijen e një intelektuali, udhëton në rrugën e tij me bilancin e projketeve dhe punëve në kujtesë, me dëshirën për të mësuar nga gabimet dhe për t’u ngritur në lartësinë e detyrave dhe misioneve më fisnike, që përbëjnë kohën e tij dhe të brezit të tij. Dhe ndodh që teksa njeriu kthen kokën pas dhe vështron shenjat në rrugëtimin e tij,  gjurmët e tij dhe të kolegëve, me të cilët ndau kohën dhe përgejgjësitë, përkushtimin dhe ëndrrat, përmasat e një kohe të ikur me ngut, siç është mosha e artë e rinisë së hershme, vijnë dhe i qasen në vetëdije çaste kujtese, të cilat nuk do të donte ti mbante vetëm për vete, por ti bënte pjesë të të gjithëve, gjithë atyre me të cilët e nisi rrugëtimin e ëndrrës, i cili ende vazhdon.

Këto mendon shpesh ushtaraku i përkushtuar Sofokli Pali Bushi, gjashtëdhjetë vjeçari kërkimtar, i cili nuk reshti për asnjë çast së dashuruari ushtrinë, në radhët e të cilës, në vise dhe reparte të largëta e nisi karrierën e oficerit dhe e mbarti misionin e ushtarakut si një gur Sizifi, gjithmonë në kërkim të gjetjes së hapësirës për ta kryer detyrën e shenjtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

I lindur më 21 mars 1957 në Mazhaj të Lushnjës, gjithë rinia e hershme, burrëria dhe pjekuria e këtij burri ka qenë e lidhur me kapelen ushtarake, të cilën e vuri në kokë që në vitin 1972, kur ishte pesëmbëdhjetë  vjeç  dhe u rregjistrua në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe e mbajti me nder e dinjitet në të gjitha ciklet e shkollimit ushtarak,në të gjitha detyrat dhe funksionet e caktuara nga komanda eprore.

Pasi mbaroi në vitin 1976 Shkollën e Mesme “Skënderbej” me rezultate shumë të mira, sipas kritereve të kohës, do të punonte një vit si stazhier në minierën e kromit Bulqizë, në frontet e vështira të nëntokës, me rrezikun në sy, duke u përballur me mundimet e një pune të rëndë dhe me vetë vdekjen, e cila në atë botë të nëndheshme plot peripeci merrte shumë jetë njerëzore.

Më tej mbaron Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve gjatë viteve 1977-1980, ku fill pas mbarimit të saj, emërohet oficer i SH.L.U Prrenjas, detyrë ku qëndron deri në vitin 1981, pas kësaj gjatë viteve 1981-1983 Komandant Kompanie M.K.A Sopot. Më tej emërohet shef shtabi në batalionin mitralier Qafë Thanë, ku qëndron pesë vjet, deri në 1988.

Detyrën e komandantit të batalionit mitralier Qafë Thanë e mori në vitin 1988 dhe e mbajti gjer në vitin 1991, kohë e ndryshimeve të thella politiko-shoqërore, që do të pësonte shoqëria shqiptare. Në këtë kohë, në shtator të vitit 1991, vazhdon Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm )1991-1993.

Në vitin 1993 emërohet komandant batalioni me ushtarë aktivë tek Rrapi Treshi, detyrë që e mbajti një vit, për tu liruar më pas nga ushtria dhe për tu marrë me biznes familjar, të cilin e vazhdon edhe sot.

Ka marrë pjesë në paradën e Ushtrisë dhe ka qenë flamurtar nga viti 1974 e në vazhdim.

Në repartin 1524, në Qafë Thanë, kur ishte shef shtabi e komandant batalioni mitralier, komanda eprore ka vlerësuar përkushtimin e tij në detyrë, operativitetin dhe transparencën, duke e dekoruar.

Pasionet e tij të vrullshme, të cilat i ka ndjekur gjithmonë, me shpirt të ndezur, janë sportet, veçanërisht futbolli. Kështu duke qenë aktiv ka marrë pjesë në të gjitha spartakiadat e Ushtrisë, ku ka zënë vende nderi në ekipet që ka përfaqësuar.

 Edhe pas daljes në lirim, në jetën civile, ai e ka ndjekur dhe e ndjek me përkushtim rrugëtimin e kolegëve të tij oficerë, ka organizuar e sponsorizuar pesë veprimtari takimesh mes kolëgëve oficerë, të reparteve e njësive ku ai ka shërbyer, për të përcjellë mesazhin e madh të kujtesës ushatarke dhe të vazhdimësisë së brezave uhstarakë.

Biznesi i tij familjar, megjithëse i zë thuajse githë kohën, prap ai gjen mundësi që të ruajë lidhjet me kolegët, shokët, miqtë, me ata me të cilët u nisën së bashku në rrugëtimin ushtarak, i cili akoma vazhdon për të dhe brezin e tij.   

Teksa flet me Sofokliun për punët dhe pasionet e ushtrisë, e kupton se ai është larguar vetëm fizikisht nga radhët e saj, pasi me zemër dhe shpirt ka mbetur aty, me kujtesë dhe ndërgjegje qytetare, në startin e një ëndrre që e pati nisur para rreth dyzet vitesh dhe që ende vazhdon dhe nuk ka të ndaluar.

Për punë të palodhur dhe kontribute të çmuara në  Ushtri, ka marrë këto medalje: Mdealje Shërbimi për shërbime të shquara, Medaljen e Flamurit, Ylli I Kuq, si dhe Dinstinktivin Ushtarak Shembullor.  

Njerëz si Sofokliu, me botë të madhe dhe pasione të mëdha, shokë të mirë dhe intelektualë të formuar, ke dëshirë t’i kesh gjithmonë pranë në këto kohë të vështira që po kalon shoqëria shqiptare, kur më shumë se kurrë ndihet nevoja e njerëzve që shohin përtej hundës së tyre dhe bëjnë për të tjerët, atë që do të donin të bënin të tjerët për ta…  

Gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake e më tej, sot në kushtet e tregut të lirë dhe të sfidave të këtij tranzicioni tejet të vështirë, ai është dalluar dhe dallohet për shpirt iniciative dhe vetëveprimi, për gadishmërinë për t’iu ardhur në ndihmë të tjerëve, shokëve, koelgëve, miqve, të afërmve, gjithkujt që ka nevojë për ndihmën e tij.

Kjo cilësi e ka bërë të dashur me njerëzit, të gjendshëm e të respektuar. Familja e tij, e shoqja Elsa mësuese, e cila ka mbaruar për Histori-Filologji dhe dy djemtë, Ervisi me banim familjarisht në Amerikë dhe Iliri në Tiranë, janë bërthama e ngrohtë e gjirit të tij familjar ku ai ndihet mirë dhe i vetëpërmbushur.  

Kur shkruan për njerëz të tillë, ndien se lidhjet e tua me kohën dhe bashkëkohësin bëhen më afektive dhe solide njëherësh, pasi tek individë si ai koha dhe hapësira e shqiptarisë merr kuptimin e një kërkimi në kujtesë, për të gjetur dhe sendërtuar aty realitetet e një kohe në transformim dhe përsosje.  

Shokët e tij nw Shkollwn e Bashkuar Skwnderbej:

Shkëlqim Durmishi, Vladimir Biraku, Vladimir Kalivaçi, Vladimir Miçi, Selam Nexhipi, Ylber Braha.

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1