Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Në vazhdim të një analize me rëndësi kombëtare

Në vazhdim të një analize me rëndësi kombëtare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Prof.dr. Eshref Ymeri

 

 

Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 29 qershor 2018, lexova analizën mjaft serioze me titull”Nuk kam guxim ta lexoj deri në fund”. Është një analizë që zotëria Kadri Tarelli i bën librit “Prapaskenat e Konferencës së Londrës”të studiuesit të mirënjohur dr. Nuri Dragoj, një intelektual ky me formim të admirueshëm nacionalist. Analizën e lexova me një frymë. E përshëndes dhe e përgëzoj zotërinë Kadri Tarelli për vlerësimin kritik që i bën këtij libri. Në fund të analizës ai shtron një pyetje tepër kuptimplote: 

“Pse jemi të përçarë mes vedit”.

Kjo pyetje të fut në mendime të thella. 

Ata burra të shquar, me në krye Ismail Qemalin, të cilët u mblodhën në Vlorë dhe më 28 nëntor 1912 firmosën Dokumentin Historik për shpalljen e pavarësisë, u mjaftuan vetëm me hedhjen e firmave dhe paskëtaj secili u largua në punën e vet. Si është e mundur që ata zotërinj nuk u kujtuan që, fill pas shpalljes së pavarësisë, duhej të jepnin kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë, duhej t’u bënin thirrje tregtarëve të pasur të jepnin kontributet e tyre financiare për armatosjen e popullit dhe për krijimin urgjent të forcave të armatosura, të cilat duhej t’i drejtonin armët kundër grekosllavizmit shovinist dhe jo kundër forcave turke, të cilat kishin kohë që ishin katandisur në ditë të hallit në gadishullin tonë? Si është e mundur që ata burra të shquar nuk morën shembull nga Garibaldi (Giuseppe Garibaldi-1807-1882), i cili u vu në krye të popullit italian dhe arriti të krijojë Italinë e bashkuar, duke u treguar vendin francezëve dhe austriakëve? Si është e mundur që atyre burrave të shquar nuk u ra ndër mend që shpallja e pavarësisë, siç ka ndodhur kudo në botë me popuj të robëruar, duhej shoqëruar urgjent me krijimin e forcave të armatosura? A ishte e udhës që Ismail Qemali, i shoqëruar nga Isa Boletini, Mehmet Konica dhe i biri Et-hem Vlora, të linte atdheun pas shpalljes së pavarësisë dhe të shkonte në Londër për të ndikuar te Konferenca e Ambasadorëve për çështjen ekufijvetë Shqipërisë? Apo duhej të lëshonte urgjent sinjalin për armatosjen e popullit dhe krijimin e forcave të armatosura? Dhe çfarë arriti nga ajo vizitë në Londër? Absolutisht asgjë. Madje shoqëruesin e tij, Isa Boletinin, ministri i jashtëm anglez Eduard Grei (Edward Grey 1862-1933), kryesues i Konferencës kriminale të Londrës, e shndërroi në objekt humori. Përgjithësisht, qëndrimi i Eduard Greit ndaj delegacionit të Ismail Qemalit, në heshtje, ishte tepër fyes, për të mos thënë poshtërues.

Vetvetiu shtrohet pyetja:

Po si shpjegohet që firmëtarët e pavarësisë nuk ndoqën shembullin e Garibaldit? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse shqiptarët, brez pas brezi, kanë pasë qenë mbartës të mikrobit të përçarjes kombëtare. Edhe në Lidhjen e Prizrenit, përfaqësuesit e të katër vilajeteve tona shkuan të përçarë. Disa prej tyre ishin për autonomi, kurse disa të tjerë për pavarësi nga perandoria otomane. Ky mikrob i mallkuar është trashëguar që nga pararendësit tanë pellazgoilirë dhe vazhdon të ketë një forcë mbijetese të jashtëzakonshme deri në ditët tona. Prandaj edhe shovinizmi evropian, me në krye shovinizmin rusomadh, armikun e betuar të kombit shqiptar, u tall me ne si i deshi qejfi, na katandisi si zogjtë e korbit, duke na i hallakatur trojet etnike nëpër disa shtete të gadishullit dikur ilirik. Si është e mundur që mikrobi i përçarjes ndërshqiptare, i reflektuar në një mënyrë të vajtueshme në aradhën e politikanëve shqiptarë në qëndrimin ndaj Çështjes Kombëtare, sidomos ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, vazhdon të mbijetojë në mendësinë e tyre edhe sot e gjithë ditën? A thua se jemi të mallkuar nga Hyjnia që të mos shërohemi në jetë të jetëve nga ky mikrob gjëmëndjellës që po na kërcënon me shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar?

Tiranë, 30 qershor 2018

Comments (1 posted):

kadri tarelli on 01/07/2018 19:46:42
avatar
Faleminderit profesor!
Një shikim objektiv i situatave që na shtron koha, por që ne i bishtnijmë, duke qënë të për♪5arë, ashtu siç na do hasmi.
Me mirënjohje!
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1