Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | 85 vitet e vrullshme të shkrimtarit Bardhyl Xhama

85 vitet e vrullshme të shkrimtarit Bardhyl Xhama

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bardhyl Xhama

 

 Nga Sejdo Harka          

 

              Shkrimtari, publicisti dhe “Mësuesi i Merituar” Bardhyl Xhama  ka 85 vjet që bën  një jetë , sa të qetë aq dhe të vrullshme, ashtu si koha dhe dallgët  e trazuara të detit,  buzë të cilit ai u lind , u rrit  dhe punoi e jetoi gjatë. Janë këto dallgë , sa të reale aq dhe metaforike, të cilat kanë bërë që në portretin e tij  të jenë harmonizuar mirë bukuria fizike me atë shpirtërore. Ne kolegët , miqtë dhe shokët e tij të hershëm, në personalitetin  e tij kemi gjetur shembullin e njeriut  puntor dhe tepër komunikues, e njeriut gojëëmbël dhe me shpirt krijues. Janë këto disa nga arsyet që të gjithë ata që e njohin thonë se Bardhylit i ka lezet edhe fjala e ngrohtë, edhe  hapi i ngadaltë , edhe mendja  e shëndoshë, edhe kujtesa e rrallë, edhe trupi i tij i drejtë si djalë .

              Të shkruash për vrullin e jetës së tij 85-vjëçare , ndoshta do të duhen faqe të tëra, por në këto shënime të shkurtëra do të ndalemi në momentet mё tё rёndёsishme .            

 

                         1.Shkollimi dhe puna nё arsim

 

      Shkollёn fillore e kreu në  vendlidje dhe nё Sarandё. Shtatëvjeçaren dhe të mesmen pedagogjike, si degë e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, i mbaroi me rezultate të shkelqyera. Në gjimnazin “Asim Zeneli”, në vitet 1949-1953, ishte pjesëtar aktiv i rrethit letrar të shkollës, ku  merrnin pjesë dhe Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Agim Shehu, Gaqo Veshi, Bekim Harxhi e shumë të tjerë. Poezitë e para i botoi në organet e shtypit qendror qysh kur ishte në shtatëvjeçare.

       Në  vitet shkollore ka marrë pjesë aktive në veprimtaritë jashtëshkollore, ёshtё marrë gjerësisht me sport, me teatër, me balet, me kor etj., që i kanë ndihmuar shumë në punën e mëvonshme me nxënës e mësues. Në basketboll , në hendboll dhe atletikë ka përfaqësuar Gjirokastrën në  kampionatet kombëtare të kategorisë së parë, në voleiboll e futboll ka luajtur me Delvinën e Sarandën në kategorinë e dytë.

        Për rezultate të shkëlqyera në marrjen e maturës pedagogjike, në vitin shkollor 1953-54, në moshën njëzetëvjeçare, Ministria e Arsimit e emëron “profesor matematike” në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, aty ku mbaroi maturën. Ka qenë vit i vështirë dhe i suksesshëm. Ata që kishte shokë, iu bënë nxënës, ata qe kishte mësues, iu bënë kolegë dhe e ndihmuan.

         Arsimin e lartë me korrrespondencë në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë – Letërsi Shqipe, e vazhdoi me këmbëngulje dhe e përfundoi me  mbi dy të tretat e notave “shumë mirë”.

         Ka dhënë mësim në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Ka qenë drejtor e zëvendёsdrejtor në shkollat e mesme (gjimnaze) të Delvinës e për një kohë më të gjatë në Sarandë,  inspektor i arsimit në  Kom.Ekz. të Sarandës për rreth 5 vjetë si  dhe drejtor i kabinetit pedagogjik të rrethit.

       Ka patur marrëdhënie miqësore e korrekte me nxënësit, me kolegët e vartësit, me prindët e qytetarët dhe ka gëzuar respektin e tyre.

 

                                 2.Si gazetar e studiues.

   

          Ka punuar më shumë se 10 vjetë në redaksinë e gazetës “Mësuesi”, në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, që nga viti l969. Në fillim ka qenë redaktor  e më pas sekretar i Kolegjiumit të gazetës.

          Si gazetar ka shkruar me qindra artikuj në ndihmë të mësuesve, ku janë shquar artikujt për drejtimin e shkollës dhe për metodat e mësimdhënies e të edukimit.

       Nga gazeta “Mësuesi” është transfruar në vitin 1982 e ka punuar për një vit zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor e më pas, për gati 10 vjet në Institutin e Studimeve Pedagogjike si shef  i Sektorit të Gjuhës e të Letërsisë Shqipe.

      Në këto vende pune ka dhënë kontribut me vlerë në hartimin e  programeve e të teksteve shkollore, veçanërisht të gjuhës e të letërsisë shqipe, që nga klasa e parë fillore e deri në maturën e shkollës së mesme.

       Gjatë kësaj kohe ka ndjekur e kryer shumë studime shkencore, si për leximin letrar në shkollën tetëvjeçare, për lidhjen e gjuhës me letërsinë në shkollat e mesme, për rolin kualifikues të kabineteve pedagogjike të rretheve, për metodat e mesimit etj. Me bashkëautor ka botuar dhe një libër të veçantë për përvojën e shkollës së mesme bujqësore të Delvinës. Ka drejtuar studimin për profilizimin e shkollës së mesme të përgjithme në degët shoqërore e matematiko-natyrore. Shumica e studimeve janë botuar në “Revistën pedagogjike”,  në gazetën “Mësuesi” e në botime të veçanta përmbledhëse  për shkollat.

.       Ka përgatitur e mbajtur në seminare kombëtare e konferenca shkencore mbi 30 tema pedagogjiko-shkencore për probblemet e shkollave.

             Për punë shembullore si mësues, drejtues shkolle, gazetar e studues është dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës, Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III, Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit II, si dhe me titullin e lartë “Mësues i Merituar”

            

                      3. Si shkrimtar 

 

         Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, në vitin 2003, është nderuar me “Çmimin e Karierës” për kontribut në letërsinë për fëmijë dhe në drejtimin e Shoqatës Mbarëkonbëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Ka disa Ҫertifikata Mirёnjohjeje dhe ёshtё zgjedhur Kryetar Nderi i Shoqatёs sё Shkrimtarёve pёr Fёmijё e tё Rinj.

        Ka botuar 18 libra artistikë për fëmijë  e të rinj, nga tё cilat 10 janё nderuar me çmime ne konkurset kombёtare tё letёrsisё pёr fёmijё e tё rinj. Shtёpia Botuese “Toena” ka nё proces botimi kolanёn me tetё libra me rrёfenja pёr fёmijё e tё rinj, tre nga tё cilёt janё botuar.

       Sapo ka dalё nё qarkullim libri “Mikeshat e pёllumbit”, botuar nga Shtёpia Botuese “Toena” me 101 rrёfenja tё zgjedhura, nga mbi 260 rrёfenja tё botuara deri tani nё libra e organe shtypi. Jo mё kot ёshtё vlerёsuar nga kolegё e studjues si “babai i rrёfenjave”, “mjeshtri i rrёfenjave”, apo “pasardhёs i Kutelit”.

         Janë ribotuar tё gjitha librat e para viteve 90, ndёrsa mё shumё se gjysma e librave pas90-tёs janё ribotuar disa herё.  Ka shkruar  dy pjesë për teatrot e kukullave, të cilat janë shfaqur në Sarandë. Janë botuar mbi 100 tregime e përralla në gazeta e revista për fëmijë

         Janë përgatitur për radion e televizionin dhjetëra skenarë, teletregime e telenovela për fëmijë, që janë transmetuar disa herë. Ka përgatitur tre skenarë për filma dokumentarë, një për shkollat e mesme të vendit, dy të tjerët për vizitë të ansambleve artistike shqiptare në Kosovë e në Turqi.

            Me që shkrimtari dhe shoku e miku ynë i rrallë Bardhyl Xhama mё 13 qershor ka  85-vjetorin e lindjes, këto shënime të shkurtëra po i mbyll me  urimin e madh:”Edhe  njëqind, Bardhyli ynë i dashur! Rrofsh sa të tё dojë e bardha zemër, bashkë me njerëzit që i do dhe të duan aq shumë! Libra  edhe më të bukura dëshirojmë të na dhurosh  në të ardhmen”!

Comments (5 posted):

viron kona on 14/06/2018 04:11:21
avatar
Urime Bardhyl Xhames per 85-vjetorin e lindjes!Edhe 100 vjet te tjera!
Shendet te plote,gezime familjare dhe suksese te metejshme ne krijimtarine e bukur dhe te begate!
Urime Sejdo per artikullin!
Me konsiderata te vecanta,
Viron Kona
Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 14/06/2018 12:38:06
avatar
Fatmiresi;jetuar e bashkepunuar,me shkrimtarin dhe "Mesuesin e merituar"-Ruzhdi Pulaha,sot festuar 85 vjetorin.

Se pari faleminderit i nderuari Yne Sejdo Harka,nje nga ata PESE "Bilbilat e MESUESISE"krah tij,qe po kalojne moshen e tyre te ARTE te pensionit aktiv,mes Tiranes me ne mes tyre te Madhin e te rrallin Bardhyl Xhamen,qe Ju i nderuari Sejdo,na e keni paraqit "Radigrafine "e tij,shkelqyshem.Ju faleminderit.
Kam pasur e kam nderin qe te jem "MESUES nxenes i TIJ"Ate shembelltyre ne Tirane nje jete mesues e drejtues shkolle.
Me Shembelltyren e tij prane,kudo ai qene,si nxenes student,mesuess e drejtues,me ato vite kreatyre ne Tirane,dhe tani;PESIONIST AKTIV i ralle.
E kemi pasur per nder qendrimin dhe punuar me te sa Krenohemi,mathimat e Tij,vene ne jete.Kush nuk jeton deri sot me ate shoqeri prefekte te atyre te PESEVE "binjake":Bardhyl Xhama,Murat Grecaj,Virin Kona,Sejdo Harka e te palodhurin qe nga Durresi me ta,Kadri Tarelli,(vella i mikut dhe shokut tim ne emigracionte ndeierit Ytbi Tarelli,lene vepra te tij sklupturore deri ne Kosove e Toronto te Kanadase)deri nga Suedija ardhur koleget e tij te ralle,apo Ibrahim Hajdarmaaj nga Tropoja e Barjam Curit me shoke.
Urime per kete 85 vjetor qe po Ju kremtojme te gjithe i nderuar Bardhyl Xhama,edhe mbi 100 vite te pacim mes families dhe shoqerise,Ju i nseruari Bardhyll Xhama perkushtuar atyre.
Nga Toronto me ne krah dashamires te shumte,me ju ne goje,dolline po ngrejme:
82 vjecari(me 10 Qershor festuar)
Dhimiter M. Xhoga.
bashkim saliasi on 14/06/2018 14:18:52
avatar
Shume urime per ju z Bardhyl Xhama. Jetofshi dite te lumtura dhe me shendet te plote me familjen, niper e mbesa. Suksese ne krijimtari dhe realizofsh te gjitha enderrat e planifikuara. Urime z Sejdo per pershkrimin e jetes dhe veprimtarise se z Bardhyl Xhama. Shume respekte per z Bardhyl nga Bashkim Saliasi Tirane.
kadri tarelli on 14/06/2018 14:48:00
avatar
Faleminderit Sejdo, pë këtë shkrim me shumë vlera njohëse, kur flitet pë figura të njohura si Bardhyl Zxhama, një jetë në fushën e letrave, si krijue, gazetar, shkrimtar, fabulist, etj.
Urime edhe profesorit, jetë, shëndet dhe vazhdim krijumtarie, përtej 100-tave
Me mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës
murat gecaj on 17/06/2018 07:51:58
avatar
Urime te perzemerta per 85-vjetorin e ditelindjes se kolegut e mikut tone kaq te dashur, Bardhyl Xhama-"Mesues i merituar" dhe te lumte Sejdo, qe e ke publikuar kete shkrim!
Respekte te veçanta:
Murat Gecaj
Tirane, 17 qershor 2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1