Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | E DASHUR POETE, GRUA, NËNË,MIKE FLUTURA AÇKA

E DASHUR POETE, GRUA, NËNË,MIKE FLUTURA AÇKA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Puntorie Muça Ziba

E DASHUR POETE, GRUA, NËNË,MIKE FLUTURA AÇKA

( Kur zëri ngushëllues shpërndahet në eter)

Ngushëllimet nuk arrijnë deri në zemrën e shkrumbëzuar të një nëne, por të kisha lutur të rrosh. Sa më shumë të rrosh e dashur Flutura Açka, aq më shumë do ta kujtosh të mirin, të vetmin djal që e humbe. Shkruaj për të, Flutura Açka, po çka edhe nëse një varg i vetëm mbetet në letërsi. Punemadhe. Ti nuk shkruan për ata që mallkojnë, për sedërsëmurët, për të shëmtuarit, për të mbuluarit me doza skizofrenie, për ata që duan të të shitojnë, për ata që duan të të shohin të vdekur, ti shkruan për të mirët, për fisnikët e kësaj bote. 
Jeta është luftë e dashur. Edhe ti duhet të luftosh me jetën si nënat kosovare që i humbën djemtë në luftë, si miqtë e tu poet dhe shkrimtar që i humbën djemtë, si poetja e madhe ruse Ana Ahmatova të cilës nuk deshën t'i bëhen kortezh kur vdiq. Asaj poeteje, sovjetikët ia kishin ndaluar edhe të publikonte poezi. Në vitin 1938, djali i saj u burgos. Për 17 muaj, nëna, poetja Ahmatova kishte qëndruar jashtë burgut të tij, duke kërkuar më kot lajme për të. 
E dashur Flutura, të lutem fli e zgjohu me metaforën briliante që ia ke kushtuar djalit tënd: "Ti kishe aq qiell brenda teje,sa edhe dielli bante ndejë n'tandin sy...". Mbaje këtë metaforë nën jastëk,sepse është hajmalia e shpirtit tënd prej gruaje, prej nëne. Është e drejta yte të shkruash, ngaqë nuk e vret askënd me plumb, nuk e fyen askënd. Le ta lexojnë ata që e duan vargun tënd, të tjerëve u ngectë në fyt e ua zëntë frymën çdo fonemë dalë nga shpirti yt.
Ka diçka më të keqe se humbja e fëmijëve, e dashur mike. Ajo është mendja. Njerëzit nuk i duan njerëzit, prandaj duan t’i shikojnë të çmendur. Njerëzit janë ujqër e dashur poete, shkrimtare Flutura Açka.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1