Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | 140-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

140-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image HYSEN DIZDARI

140-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

10 QERSHOR 1878 - 10 QERSHOR 2018

Sot, më 10 Qershor 2018 mbushen 140 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

HYSEN DIZDARI

RRETHANA

T HISTORIKO-POLITIKE QË ÇUAN NË THEMELIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZERENIT MË 10 QERSHOR 1878

Lidhja Shqiptare e themeluar në Prizren më 1878-1881 është një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit dhe për çlirim kombëtar.

Me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit populli shqiptar provoi jo vetëm se ekzistonte tanimë si një komb i formuar dhe i bashkuar, por tregoi edhe dëshirën dhe aftësitë e tij luftarake për të mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta dhe për të themeluar shtetin e vet.

Pas Besëlidhjes së Lezhës, të mbajtur më 2 mars 1444 nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 434 vjet më pas, përbën ngjarjen më madhore në historinë të luftërave për pavarësi dhe për bashkim kombëtar.

Periudha e veprimtarisë së kësaj lidhjeje historike si organizatë politike e ushtarake gjatë viteve 1878-1881 dhe roli që ajo luajti në ngritjen e vetëdijes kombëtare, me të drejtë mund të quhet Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në mënyrë të veçantë del në pah lufta heroike e armatosur e popullit shqiptar kundër qarqeve shoviniste të Malit të Zi për mbrojtjen e viseve shqiptare të Plavës, të Gucisë, të Hotit, të Grudës, të Kelmendit dhe të qytetit bregdetar të Ulqinit, ku Fuqitë e Mëdha synonin ta shpërblenin Malin e Zi me toka etnike shqiptare.

LIDHJA E PRIZERENIT DHE TRAKTATI I SHËN STEFANIT

Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Rusedhe Perandorisë Osmane, i quajtur Traktati i Shën Stefanit, u nënshkrua në Shën Stefan më 3 mars 1878. Sipas këtij Traktati gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja: Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit Zi. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerash, edhe krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Ky traktat e gjymtonte rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte jashtëzakonisht shumë luftën e popullit tonë për krijimin e shtetit shqiptar. Ndërkaq, në prill 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi ndërkombëtar për kundërshtimin që kishte hasur Traktati i Shën Stefanit nga fuqitë europiane dhe nga populli shqiptar.

Për hir të së vërtetës, kundërshtim serioz pati vetëm nga dy shtete: nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, të shqetësuara së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të Rusisë në Gadishullin Ballkanik nëpërmjet krijimit të Bullgarisë së Madhe. Për këtë arsye, me këmbënguljen e Fuqive të Mëdha europiane u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878.

LIDHJA E PRIZRENIT DHE KONGRESI I BERLINIT

13 QERSHOR - 13 KORRIK 1878 

Më 13 qershor të vitit 1878, tri ditë pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u mbajt në Berlin të Gjermanisë Kongresi i famëkeq, i cili mori emrin e vendit ku u mbajt. Kongresin e Berlinit e udhëhoqi kancelari gjerman, Oto Fon Bismarku dhe në të morën pjesë gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës: Anglia, Gjermania, Franca, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. 

Në Kongresin e Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, por ky delegacion nuk kishte të drejta të barabarta vendimmarrjeje me përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha.

Në këtë kongres ishin ftuar edhe delegacione të vendeve ballkanike, por vetëm për të parashtruar kërkesat e tyre politike dhe territoriale. Delegacioni shqiptar i ngarkuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit drejtohej nga Avdyl Frashëri.

Ky kongres i nëpërkëmbi dhe nuk i mori parasysh të drejtat e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, packa se patrioti Abdyl Frashëri u përpoq ta bindte udhëheqësin e Kongresit, Bismarkun, në një takim që pati me të, duke i parashtruar kërkesën që të përfshinte në rendin e ditës edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk e pranoi kërkesën e delegacionit shqiptar e, duke u shprehur në mënyrë brutale Bismarku theksoi: 

“Nuk ekziston kombi shqiptar në Gadishullin Ballkanik!”.

Vendimet kryesore të Kongresit kishin qenë të parapërgatitura përmes bisedimeve të fshehta qysh më herët se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, paçka se zyrtarisht ky kongres u thirr për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit, që Perandoria Ruse i kishte diktuar Perandorisë Osmane për përfitimet e saj dhe të aleatëve të saj ballkanikë. Kongresi i Berlinit mori vendime të padrejta ndaj popullit shqiptar, duke i copëtuar trojet shqiptare në mënyre të padrejtë, duke i përdorur ato si plaçkë tregu për të realizuar interesat e tyre në Gadishullin Ballkanik.

Ky Kongres nuk mori parasysh kërkesat e drejta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për realizimin e autonomisë dhe më vonë për shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Këto vendime të padrejta cenonin rëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit shqiptar dhe integritet tokësor. Prandaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e vendosur të mbronte trojet etnike shqiptare dhe të mos i respektonte vendimet e marra në Kongresin e Berlinit.

Ja çfarë shkruan intelektuali dhe patrioti Kostë Çekrezi në veprën e tij “Histori e Shqipërisë”botuar në Boston, 1921, faqe 190, ku thekson.

“Vetëm kur dëgjuan se Kongresi i Berlinit kishte vendosur të zgjeronte kufijtë e sllavëve e të grekëve me toka shqiptare.... shqiptaret u zgjuan nga gjumi i thellë në të cilin po flinin dhe i ranë mendjes të mbronin të drejtat e tyre”.

LIDHJA E PRIZRENIT DHE VENDIMET HISTORIKE TË SAJ

Në Prizren u mblodhën 110 delegatë nga të gjitha krahinat e vendit. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë ishin Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdulla pashë Dreni, Ymer Prizreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi etj. Në Kuvendin e Përgjithshëm në Prizren kishin ardhur gjithashtu si delegatë nga viset e Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Mbledhjen e hapi patrioti dhe atdhetari Avdyl Frashëri, i cili midis të tjerave, tha:

“Qëllimi i Kuvendit është t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që të mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.”

Disa nga vendimet më të rëndësishme të Lidhje së Prizrenit janë:

1. Të gjitha krahinat shqiptare të bashkohen në një vilajet, me një seli në një qytet, i cili do të jetë i afërt dhe i përshtatshëm për të gjitha viset e tij.
2. Të gjithë nëpunësit që shërbejnë në krahinat shqiptare të Arnautllëkut duhet të dinë edhe gjuhën shqipe.
3. Të përhapet arsimi dhe nëpër shkolla të mësohet gjuha shqipe.
4. Të zbatohen të gjitha vendimet që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin dhe me interesin e shtetit dhe të kombit të cilat merren nga Kuvendi i Këshillit Qendror, i cili do të mbahet në qendrën e vilajetit, duke e vazhduar punën e vet katërmujore në vit.
5. Të caktohet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme të vilajetit, e cila të përdoret për zhvillimin e arsimit dhe ndërtimin publik.

------------------------------------------------------------------------------------------------------

Me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit u kujtoj vëllezërve shqiptarë poezinë e poetit shkodran të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Filip Shiroka.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

KOMBIT TONË

Vimë nga pelazgët, njerëz të lavduem

Ç’në kohët e vjetra të njerzisë

Jemi t’permendur e të nderuem

Ç’në kohë të moçme të histories

 

Komb kreshnik jemi, jemi ushtarë

Kemi luftue trimnisht gjithmonë

Nga shqypja kemi emrin Shqyptar

Me shqype kemi flamurin tonë.

 

Çoni prej gjumit, birt e Kastriotit,

Se robnia është turp për trimin

Çoniu bre burra, për emën t’Zotit,

Nër male e n’fusha qitni kushtrimin!

 

Çoniu sokola, çouni nji herë,

Cohu, njeshi armët burri i Shqypnisë,

Përpara botës s’ka robi nderë

Turp asht për trimin zgjedha e robnisë!

FILIP SHIROKA 

Comments (1 posted):

Endri Fishta on 11/06/2018 14:51:44
avatar
Shkrim me vlera te shumfishta.Por mua vec te tjerash me terheq ilustrimi me pullat tona te kesaj ngjarjeje.Por dhe poezia shume e gjetur dhe qe te frymezon me ndjenja patriotike.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1