Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | PËR TY ,PLAVË - GUCI

PËR TY ,PLAVË - GUCI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ibrahim Hajdarmataj

Ibrahim Hajdarmataj.

PËR TY ,PLAVË - GUCI 

Shkrimtari Ramiz Lushaj , autor i 20-të librave ,doli këto ditë me librin e tijë të ri : " Për ty, Plavë - Guci".Ky libër ka redaktore Ardita Lushaj , e cila ka punuar me mjaft përkushtim .

Libri ka 118 faqe ku i tëri është me poezi ,i ilustruar me fotografi për të cilët poezon si dhe me skica dhe harta .

      Plava dhe Gucia janë një krahinë etno-historike e turistike nga më të veçantat e më  të bukurat në Alpet Shqiptare dhe në hapsirat shqipëtare e ballkanike ,të cilat shtrihen në teritorin e shtetit të Malit  Zi ,me një siperfaqe 486 km katrorë dhe me një popullsi mbi 15000 banorë .Aktualisht popullsia më e madhe SHqiptare e saj ,jeton në Amerikë dhe ne Europë.

Vitet e fundit është ndarë në 2 komuna : Plava dhe Gucia , e cila ka dhënë figura të shquara e kontribute të mëdha historike kombëtare në luftërat para dhë gjatë Lidhjes SHqipëtare të Prizërenit ,si dhe personalitete të larta akademike, letrare , kulturore ,politike e të biznesit .   

   Ky vellim poetik hapet me poezi  Plavë - Guci .

..........................................

     Plave - Guci : 

     E nderuara e Kombit .

     E bukura e Zotit .

     Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.

     Mrekullia e Tetë  e Botës .

   Ne poezine : " NJë  foto e luftëtarëve të Plavë - Gucisë në Kosovë " , është shkruar me mjaft frymëzim duke përdorur figura letrare të arritura .Kjo poezi i dedikohet  Sadri Xhemë Mehaj i Hotit i cili ka qënë veprimtar Shqipëtarë i njohur në  vëndlindjen e tij, në Hote Plavë - Guci dhe në Amerikë .

Elegji : " Iku Salihi, nga Lisnaja fisnike Dedushaj,i dedikohet trimërise të Sali Dedushaj.

   Në poezinë : " Çikë e Lirisë " , shkruan 

............................................

  Ty koha të dha emnin e vlerave e të mirësisë :

      Ajshe Gjonbalaj

      Çikë e Lirisë!

 Poezia : " Vuthaj  me bukuri e histori ", shkruan 

Në këtë vend të bekuar njerëzit flasin me Perënditë.
Shqip -shkruajnë  në kaltërsië e rezatimet e Qiellit 
Kjo tokë  vuthjane pret një të ardhme plot me dritë,
Sikurse jeta mbi glob kërkon frymëmarjen prej Djellit. 

Në poezinë  :" Një kafe me Tahir Gjonbalën " autori portretizon  këtë figurë  shumë domethënëse të kësaj treve .

.......................................

Shpesh shkoj  e vij me mall e krenari  në Vuthaj , Plavë, Guci. 
Tahir Gjonbalën  gjithmonë e gjejmë lis në trollin e vet . 
 Ai ka krahë  të ikin mërgimtar në Amerikë apo Norvegji, 
Po cdo një gusht me festën "Alpet Shqiptare" na pret ....

Vëllimi poetik mbyllet me poezi:"Në një ditë,syni me lot dhimbjeje e gëzimi",kushtuar  patriotit  Bajram Prelvukaj të Martinajve.

....................................

Atë ditë në Plavë-Guci,

Dy herë  jehuan pushkë

E kanë zakonet Malet shqiptare

Tokë e breza e kanë një fjalë të urtë:

Burrat priten e përcillen me pushkë!

Vëllimi poetik i shkrimtarit  Ramiz Lushaj  pasqyron një realitet objektiv.Secila poezi është e arritur,duke përdorur me mjeshtëri figura të pasura letrare.

Comments (2 posted):

Zeqir Lushaj on 02/06/2018 15:30:48
avatar
Ramiz Lushaj, gazetar, poet e publiçist i shquar i Shqiperise Natyrore, ose Etnike.
Urimet me te mira per kete botim poetik kushtuar asaj treve te famshme.
Ibrahim Hajdarmataj, gazetari e reçensenti historik qe lidhë e nalton disa breza krijuesish te te gjitha gjinive.
Te paçim Braç djali i Zogajve legjendarë.
Guri Naimit D. on 06/06/2018 14:22:40
avatar
Faleminderit te nderuarit miqte e mij,
Shkruar me dhemshuri per Plave Gucine,
Mw bwtw te jetoj me Dangelli-Shqerine,
Enderra ime,mes atyre bjeshkeve linde,
Bjeshke tere histori sa bukuri natyre
Falur zoti,simotra-Bjeshke ARBNORE.
Rrenjesore;-Rilindasit tane berre."
Tej oqeanit ne vite mergimtar,
Me to jetoj e mendien mbaj,

Toronto 06-96-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1