Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | SERGEJ ESENINIT

SERGEJ ESENINIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image VLADIMIR MAJAKOVSKI

VLADIMIR MAJAKOVSKI               

Vladimir Vladimirovich Majakovski i cili ishte një poet rus dhe sovjetik, ndër përfaqësuesit më të shquar të futurizmit të shekullit të 20-të, e përcolli Esenininim me dhimbje dhe vlerësimin më të lartë me këtë poemë, kushtuar kolegut të tij gjeni

SERGEJ ESENINIT 

    .poemë.         

 

Ju ikët,

siç thuhet,

në tjetër botë.

Zbrazdësia...

Fluturoni,

duke çarë nëpër yje.

Pa një paradhënie

pa libacione.

Thjeshtësi.

 

Jo, Esenin,

kjo 

nuk është përqeshje,-

në grykë

kam një lëmsh ndëshkimi,

jo ngërdheshje.

Shoh 

që me dorën e prerë, duke hezituar,

ju tundni thesin

e kockave

tuaja.

Mjaft,

pushoni !

Jeni i marrë apo si?    

Të lini veten          

t’ju zbardhen

faqet

nga shkumësi mortor ?

Pikërisht 

ju 

që dinit të harbonit,          

si asnjë tjetër

në këtë botë.

Përse,

për ç’qëllim ?

Pasiguria ka provokuar rrëmujë.

Kritikët mërmërisin:     

« Shkaqet 

janë këto

dhe ato

dhe, veçanërisht 

vëllazërimi i dobët,

si pasojë 

e konsumimit të me tepricë të birrës dhe verës. 

Thuhet 

se po të kishit zëvendësuar

bohemën

me klasën,

klasa do kishte ndikuar mbi ju

dhe ju s’do të ishit kacafytur më.

Vërtet, 

sikur klasa 

ta shuante etjen 

me «kvas».

Klasa, 

nuk bën dhe ajo shaka me pijen.

Thuhet se

po t’ju vinin pranë 

dikë « Na postù », roje, 

ju do të ishit bërë

shumë më i mirë

në kuptimin :

që ju

qindra vargje 

të mërzitshëm, 

dhe të zvargur 

si Doronini,

do të kishit shkruar

çdo ditë. 

Por, për mendimin tim,

po të ndodhte                    

një mospërkim i tillë,

ju do ta kishit vrarë veten

që më parë.

Në fakt, më mirë 

të vdesësh nga votka

se nga mërzia !

Neve

nuk do të na i tregojnë

shkaqet e humbjes

as lakun,       

as briskun.

Mbase, 

po të kishte pasur bojë 

në «Angletere»,

s’do të kishit arsye 

të prisnit 

venat.

Epigonet u gjallëruan:

«Ta imitojmë !»

Pak u desh

që një grup i tyre

të mos bënte veçse vetëgjykim. 

Po pse 

të shtohet

numri i vetëvrasjeve?

Më mirë                                     

të rritet 

prodhimi i bojës së shkrimit !

Tani,

gjuha               

përgjithmonë,

të është kyçur midis dhëmbëve. 

Është e kotë

e dhimbshme

të krijosh mistere.

Populli,

krijuesi i gjuhës,

ka humbur

shegertin 

oshëtitës pijanec.

Dhe dikush sjell

fragmente vargjesh në përshpirtje

funeralesh

të mëparme, 

gati pa i prekur fare.

Në varr

ngulin

hunj me rima shurdhane,-

pse kështu

duhet të nderohet

një poet ?

Për ju kanë është derdhur ende

një monument

-ku është

bronzi kumbues 

apo graniti  ?-

dhe dyerve të kujtesës, tashmë, 

pak nga pak 

kanë grumbulluar

shiritat me kushtime

dhe kujtime.

Emri juaj

në shamira është përjagur,     

 

Sabinovi pështynte

fjalën tuaj

dhe këndon nën zë

nën një mështenkëz të brishtë :

« O miku im, 

asnjë fjalë

as një nga- a –a – shërim.»

Eh,

të mund të diskutoja më ndryshe

me atë

Leonid Lohengriniçin !

Të mund të bëja këtu,

kacafytje tonante :

« Nuk ju lejoj

të degjeneroni 

vargjet e mi !»

Të mund 

t’i shurdhoja ata  

me një fërshëllimë me tre gishta, 

kundër gjyshes

dhe Zotit, nënës, shpirtit !

Që të shpërndahet

turma e pazonja,

duke fryrë 

si vela

një re xhaketash,

i shkëputur      

Kogani përvidhet

duke sakatuar

kalimtarët

me shtizat e mustaqeve.

Deri tani 

Turma 

është mpakur pak.

E shumtë është puna,

duhet bërë në kohë.

Në fillim

Duhet

ndryshuar jeta

dhe e ndryshuar pastaj

do të mund të glorifikohet.

Kjo epokë

është e vështirë për penën.

Por thomëni

ju,

topallë dhe topalle,

ku, 

kur,

cili i madh ka zgjedhur

një rrugë

më të rrahur

dhe më të lehtë ? 

Fjala 

është udhëhesja

e forcës njerëzore.

Marsh!

Që koha

të shpërthejë pas nesh

si një pyll predhash. 

Kohëve të vjetra

era

t’u risjellë

vetëm

një lëmsh flokësh.

Për argëtimin 

planeti ynë

është pak i pajisur.

Duhet

t’ua shkëpusim

gëzimin 

ditëve të ardhme.

Në këtë jetë

nuk është e vështirë

të vdesësh.

Të jetosh

është shumë më e vështirë.      

( 1926 )            

II’JA ERENBURG

SIPAS KUJTIMEVE TË IL'JA EHRENBURG NJERËZIT,  VITET, JETA (1961),

"Eseniini ishte gjithmonë i rrethuar nga satelitë. Gjëja më e trishtë e të gjithave ishte të shihje, pranë Eseninit, një grup të rastësishëm njerëzish që nuk kishin të bënin fare me letërsinë, por që thjeshtë u pëlqente (dhe madje  akoma) të pinin vodkën e dikujt tjetër, dikush tjetër dhe të prehej pas famës të dikujt tjetër. Nuk ishte me këtë tufë të zezë, megjithatë, se ai vdiq, ai i mori ato me vete. Ai e dinte se me ç’vlerë ishin ata; por në gjendjen e tij ai e gjeti më lehtë të ishte me njerëzit që ai i përçmonte. »

Megjithëse ai ishte një nga poetët më të famshëm të Rusisë dhe iu bë një funeral i përpunuar nga shteti, shumica e shkrimeve të tij u indeksuan nga Kremlini gjatë diktaturës së Josif Stalinit dhe qeverisë së Nikita Chruščëv. Kritikat e Nikolaj Bukharinit kontribuan në mënyrë të konsiderueshme për këtë. Vetëm në vitin 1966 shumica e veprave të tij u ripublikuan.

Sot, poezitë e Sergej Eseninit ende memorizohen nga fëmijët në shkollë dhe shumë prej tyre janë regjistruar, regjistruar si këngë popullore. Vdekja e parakohshme, gjykimet e ftohta të disa prej elitës letrare, adhurimi i njerëzve të zakonshëm, sjellja që ngjalli një trazim, të gjitha kontribuan në imazhin e përhershëm dhe mitik popullor të poetit rus.

TESTIMETI I NIKOLAI IVANOVIC BUHARINIT

Pak para arrestimit të tij, Buhari e memorizoi vullnetin e tij te gruaja e tij e re Anna Michailovna Larina. Testamenti iu dedikua «Një gjeneratë të ardhshme të liderëve të partive" dhe fillon kështu: E lë këtë jetë. Përkul kokën, ndonëse jo nën sëpatën e proletariatit, i cili do të ishte i pamëshirshëm, por i pastër, i papërmbajtur. Unë jam i sigurt dhe i sigurt për impotencën time, përpara makinës infernale, që përdor sistemi mesjetar dhe trajton një fuqi të madhe - makina që prodhon shpifje sistematike dhe punon me siguri automatike të përsosur [1].

Buhariu deklaron impotencën e tij para «makinës inferrinale» të Stalinit, i cili erdhi për të krijuar më pak se brenda dy dekadave pas Revolucionit të Tetorit, duke kërkuar që të mos gjykohej nga pasardhësit më seriozë se sa e meritonte:

Nëse unë kam bërë disa gabime në metodat e përdorura për ndërtimin e socializmit, atëherë brezat nuk do të më gjykojnë më shumë sesa Vladimir Ilic (Lenini). Ne ishim të parët që u drejtuan drejt qëllimit të përbashkët dhe rruga nuk ishte rrahur ende. Këto ishin kohë të tjera, ishte një moral tjetër [2].

E veja e mësoi përmendsh testamentin dhe e diktoi atë vetëm pas rehabilitimit të burrit të saj, duke e derdhur atë në një libër për jetën e tij. Publikimi i tij e ringjalli fushatën pro-Buharinit që kishte ndodhur në vitet 1970 nga Fondacioni Bertrand Russell; Anna Larina, tani e moshuar, ndërmori një seri konferencash në mbarë botën midis 1989 dhe 1990, në të cilat ajo hodhi poshtë tezën e rrëfimit në gjykim dhe mbrojti kujtimin e Buharinit.

Përgatiti dhe përktheu: Faslli Haliti

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 07/06/2018 20:02:12
avatar
Ditet NJEMIJE-keto figura me bemat e tyre,sjelle-miku Faslli Haliti.

Faleminderit i nderuari Faslli Haliti, me bere te jetoj me vitet 1955-60.Ata; Esenini sa Vladimir Majakovskin ,kryefjale ne Poezine e kohes,mes nesh qe rriteshim,sa cliruar vendi...
Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1