Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | I BURGOSURI I URALEVE

I BURGOSURI I URALEVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image SERGEJ ESENIN

SERGEJ ESENIN

" unë jam prej njerëzish të thjështë

dhe si i tillë me një egërsirë stepe në zemër

Unë di të dëgjojë një ditë të tërë pa bërë as edhe një verst vrapimin e eres dhe hapin e një krijese

sepse në gjoksin tim,  si në një strofkë

përdhridhet kafsha e ngrohtë e shpirtit" .    

«Turbullirat ngrenë stuhi gjaku!»

Esenin 

PUGAÇOVI

Poemë dramatike

Dedikim mikut,   

                          poetit të madh lirik dhe autorit       

                          të mromaneve postmoderne “Pikaso    

                          prej ajri” dhe “Qyteti i vogël”

                          Roland Gjoza.

Kapitull V 

që Eseninini e donte dhe e deklamonte shpesh kudo

5. I BURGOSURI I URALEVE

HLLOPUSHA

Furi e çmendur, e turbull gjaku!

Ç'je? Vdekje?, apo shërues sakatësh je ti?

Çomëni, çomëni, më çoni tek ai,

Dua ta shoh atë njeri.

Tri ditë e tri net kërkova strehimin tuaj

Si pirgje gurësh të zinj nxitonin retë nga veriu.

Qoftë Pjetër ose jo, lavdi, atij, lavdi!

Populli e do për guximin dhe furinë.

Shtigjeve u enda , tri ditë e tri net

Në tokat të kripura gërmoja me sy fatin tim.

Era më rrihte flokët si kashtë

I rrihte me shufrat e shiut, fort.

Por një zemër e zemëruar s'do hutohet kurrë,    

S'është e lehtë ta heqësh qafësh këtë kokë.

Agimi i Orenburgut, gamilje qimekuqe 

Më derdhte në gojë qumshtin e agimit,

Nëpër errësirë shtrydhja si bukë

Sisën e ashpër e të ftohtë mbi qepallat e lodhura.

Më çoni, më çoni tek ai,

Dua ta shoh atë njeri.

ZARUBINI

Kush je ti? Kush? Nuk të njohim!

Ç' po kërkon në kampin tonë?

Përse sytë e tu 

Si dy qen në zinxhir

Vërtiten si të shqetësuar,

Në ujthin e kripur?

Pse erdhe, çdo t'u thuash atyre?

E keqja apo e mira ndrit te nga nofullat e stuhisë?

A kanë hapur rebelët një shteg për në Azi,

Apo nga Orenburgu ikin si lepuj, veri?

 

 

HLLOPUSHAKu 

Ku është? Ku është? Eshtë e mundur vallë të mos jetë?

Më të rëndë se një guri mbajtur shpirtin tim .  

Ah, shihet që prej shumë kohësh se në këtë vend

E kanë harruar banditin Hllopusha, qenin e damkosur.

Qesh, ti njeri!

Në kampin tënd të zymtë, 

Kanë sjellë zbulues të shquar.

Unë isha falsifikues lekësh, 

Vrasës i burgosur, i dënuar.

 

Por përherë, përherë, shpejt a vonë

Ndëshkimi ngre kurthe gjembash.

I vunë prangat, ia shqyen flegrat 

Djalit të fshatarit të guvernës së Teverit.

Dhjetë vjet, jo pak,

(E kupton, dhjetë vjet!)

Herë në burg e herë endacak.

Për t'u rrjepur si mjelmë

Skeleti mbante atë mish të zjarrtë.

 

E ç'rëndësi kishte dëshira ime për të jetuar?      

Që zemra të lodhej, të zymtësohej prej mizorisë?

Ah, i shtrenjti im,

Për çifligarin, 

Fshatari s'vlen më shumë se një dele apo një pulë.

Çdo ditë, duke adhuruar arkivolin e verdhë të agimit

Me duart e mavijosura prangat thitha unë…

Dhe ja pa pritur … para tri netësh… guvernatori Rejnsdorp

Si gjethe e këputur 

Fluturoi tek unë në qeli.

Dëgjo i dënuar

(Kështu tha)

Po të zë besë vetëm ty.

Atje, në hapësirat me bar stepor, rënkon tufani

Dhe gjithë perandoria dridhet prej tij.

Një mashtrues, horr dhe hajdut mendon

që me hordhi cubash ta bëjë me flatra Rusinë,

Që sëpata të presë koka fisnikësh

Si kurorat mështenkash

Në manastirin e pyjeve.

A do të dije ti t'ia ngulje thikën atij ?

(Kështu tha, kështu më tha)

Për këtë shërbim do të fitosh lirinë

Dhe xhepat e tu,jo prej gurësh, 

Por prej argjendit do tringëllijnë.

 

Që prej tri netësh, tri netësh, duke hapur një shteg në errësirë

Kërkoj kampin e tij dhe dikë që të më verë në dijeni

Më çoni tek ai, më çoni,

Dua ta shoh atë njeri!

 

ZARUBINI

Mik i çuditshëm ky!

 

PODUROVI

Mik i dyshimtë ai!

 

ZARUBINI

Si mund të besojmë tek ty?

 

PODUROVI

Shumë, shumë për një grusht florinj

Janë gati që t'ia çpojnë zemrën atij..

 

HLLOPUSHA

Ah, ah, ah!

S'janë fjalë pa mend.

Ju jeni një mburojë e sigurt dhe e fortë dyfish,

Por unë jam një rebel 

I ushqyer me hakmarrje gjer në fyt.

Rrëshira e hidhur pikon si qelb

Nga brinjët e shqyera të izbave. 

Nesërmbrëma  do të turrem si ujk, 

Që të shqyej mishëra njerëzorë.

Eshtë e vërtetë, është e vërtetë, është e vërtetë,

Nëse nuk shqyen do të të shqyejnë me endje.

Duhet t'i kesh përherë të gatshme duart

Për kacafytje dhe vjedhje.

Besomëni !

Erdha si mik te ju.

Zemra gëzon të pëlcasë në tufan,

Sepse pa Hllopushën këtu

Nuk mund ta merrni Orenbergun,

As edhe me një stonja trima kapedanë.

 

ZARUBINI

Na e zbulo pra, zbuloje, zbuloje

Planin që të fshehur na e mban.

 

PODUROVI

Menjëherë, menjëherë do të të dërgojmë  të luftosh, 

si Komandant të kavalerisë sonë.

 

HLLOPUSHA

Jo!

Hllopusha s'do të ndeshet.

Hllopusha ka një ide tjetër dhe mendim.

Ai do donte që fytyrat tuaja të tronditura,gjithë zemrim

Në vend të urrejtjes t’i mbusheshin me gjykim.

Ju s'keni frikë, si egërsirat grabitqare,

E tmerrshme është zhurma e betejave, fitoreve tuaja.

Por a s'është e vërtetë që ju jeni pa artileri ?

Dhe as barut, gjithashtu nuk keni deri tani?

 

Ah, në kokën time truri si në fuçi

Therës është si raki e ashpër gruri,

Di që jashtë Sakmarës

Punëtorët  po derdhin topa për çifligarët.

Atje do të gjenden dhe baruti dhe gjylet  

Një armatë shenjuesish me sy të mprehtë.

Por duhet t'i ngremë shpejt, pa hezitm,

Gjithë fshatarët e kësaj toke, pa dyshim.

 

Është e turpshme të lëkundemi,

E turpshme të hezitojmë ne,

S'është turfullim pelash, inati i skllevërve…

 

Hajt, nisemi  përgjatë bakrit të blireve  plot    

T’i japim kufijve të Ufa-s. një goditje të fortë.

PAS VDEKJES U PRONONCUAN PËR ESENININ:

TROCKIJ ME KËTË ESE KOMENTOI VDEKJEN E ESENIT:

"Ne humbëm Yesenin, një poet kaq të mrekullueshme, kaq të freskët, kaq të vërtetë. Dhe në ç’mënyrë tragjike e humbëm atë! Ai iku vetë larg, përshëndeti me gjak mikun epacaktuar, mbase të gjithëve ne. Këto vargje të tij janë mbresëlënëse përsa i përket ëmbëlsisë  dhe dritë peshës së tyre! Ai u largua nga jeta pa një britme mërie, pa një notë proteste duke mos e përplasur derën, por duke e shoqëruar mbylljen e saj me dorë, derë kjo nga e cila pikonte gjak. Në këtë vend, aspekti poetik dhe njerëzor i Eseninit shpërtheu në një dritë të paharruar lamtumire. Esenin krijonte këngët përvëluese të një “rrugaçi” 'dhe i tradhtonte vargjet e tij dëmshëm në tavernat e Moskës. Ai  jo rrallë ka bërë gjeste të dhunshme, me fjalë agresive. Por  megjithatë mbeste në të ëmbëlsia e veçantë e një shpirti të pakënaqur, të pambrojtur. Yesenini fshihej pas agresionit, por nuk arriti të  fshihej dot. Nuk mundem, tha poeti më 27 dhjetor i mposhtur nga jeta, e tha këtë pa gjeste, pa sfide dhe pa qortime... Na takon ne të flasim për kryeneçësitë  e tij, sepse Esenin nuk shkruante vetëm poezi, por ndryshonte mënyrën e tij të krijuarit për shkak të kushteve të kohës sonë jo mjaft delikate dhe absolutisht e ngurt.

Ai u fsheh prapa një maskë të guximshme duke paguar vullnetarisht zgjedhjen e tij me korrupsionin e shpirtit. Eseni ndjente veten  gjithmonë të huaj. Nuk është puna ta lavdërojmë, por pikërisht për shkak se ai ndjente v eten të huaj ne e humbëm Eseniin. As edhe duhet ta qortojmë: ka kuptim të nisim qortimin e të godasim lirikun më lirik të poetëve që ne nuk arritëm ta mbronim dot? Koha jonë është një kohë e rëndë, ndoshta një nga kohët më të rënda në historinë e të ashtuquajturit njeri i civilizuar. Dhe Esenini, përkundrazi, në vend që të jetë një revolucionar, i lindur për të jetuar gjatë këtyre dekadave, ishte fiksuar pas një patriotizmi të ashpër të kohës së tij, atdheut të tij. Eseni nuk ishte revolucionar. Autori i Pugaçovit dhe i Balladës së «Njëzet e gjashtëve» ishte një poet lirik. Por epoka jonë nuk është lirike. Ky është shkaku themelor që në mënyrë autonome dhe kaq shpejt, Esenini u larguar përgjithmonë nga ne dhe nga epoka e tij. Rrënjët e Eseninit janë shumë të njohura dhe, si çdo gjë tjetër, identiteti i tij popullor, ishte autentik. Për këtë, pa dyshim, ka dëshmi jo në një poemë që tregon për revolucionin, por në të njejtën kohë edhe në një nga kjo lirikë e tij:

'' Heshtje në pyllin e dendur me dëllinja pranë shkëmbit

vjeshta, pelë portokalli, gërvisht krifën ''

Imazhi i vjeshtës dhe shumë imazhe të tjera e kanë plazmuar atë që nga fillimi, si një nxitje të pamotivuar. Por poeti na ballafaqon me rrënjët kristiane të kulturës së tij dhe na detyroi t'i mirëpresim ato brenda nesh. Fet(?) nuk do ta thoshte këtë as dhe Tjutçevi. Rrënjët kristiane, të reflektuara dhe të formuara nga talenti, janë të forta tek Esenini. Por ky është bastioni i kulturës së tij të kristiane që shtrin motivimin e dobësisë personale të Eseninit: nga e kaluara kanë grabitur përmes rrënjëve, ato rrënjët që nuk kanë zënë në të tashmen. Qyteti nuk e forcoi Eseninin, por e tronditi dhe e largoi, e ftohu atë. Udhëtimet jashtë vendit, në Evropë dhe jashtë saj, nuk e korrigjuan. Teherani e përshëndeti ngrohtësisht në krahasim me Nju Jorkun. Lirika e tij, që buron nga Riazani, gjeti më shumë popullaritet në Persi sesa në qendrat kulturore evropiane dhe amerikane. Eseni nuk ishte as armiqësor ndaj revolucionit, as i larguar nga ai; Esenini nga njera anë prirej gjithmonë drejt tij në vitin 1918:

'' Nëna ime - Nënë, unë jam bolshevik. ''

Kurse nga ana tjetër, në vitet e fundit:

"Tani në vendin e sovjetikëve,

Unë jam shoku më i imponues i rrugës "

Revolucioni shpërtheu në strukturën e poezisë së tij si dhe në imazhet e tij, veçanërisht mbi të gjitha përmes citimeve, pastaj dhe me ndjenjat. Në katastrofën e së kaluarës, Esenini nuk humbi asgjë, ndaj dhe nuk i vjen keq për katastrofën. Jo, poeti nuk ishte i huaj për revolucionin, por ai dhe revolucioni nuk ishin gatuar me të njëjtin brumë. Eseni ishte intim, i butë, lirik - revolucioni ishte publik, epik, katastrofik. Kjo është arsyeja pse jeta e shkurtër e poetit përfundoi në një mënyrë aq katastrofike. Thuhet se secili prej nesh mbart brenda vetes burimin e sustës së tij, por jeta e shpalos këtë sustë deri në fund. Në këtë kemi vetëm një pjesë të së vërtetës. Susta e veprimtarisë letrare të Eseninit, duke u shpalosur, u thyer në buzë të epokës. Eseni ka shumë strofa të çmuara, plot me ngjarje. I  gjithë aktiviteti i tij letrar është i rrethuar nga këto. Në të njëjtën kohë Esenini është i huaj. Ai nuk është poeti i revolucionit. 

'' Jam gati të shkoj përgjatë rrugës së rrahur tashmë,

do t’ia jap gjithë shpirtin tim Tetorit dhe Majit

Por vetëm lirën e dashur nuk do t’ia jap.''

Susta e tij lirike mund të shpaloset deri në fund vetëm në kusht e një shoqërie harmonike të lumtur, ku nuk mbretëron  konflikti, por miqësia, butësia, pjesëmarrja. Kjo periudhë do të vijë. Pas periudhës aktuale, në të cilën fshihen ende përleshje të pamëshirshme dhe të egra midis njeriut dhe njeriut, por do të vijnë kohë të tjera, të cilat po përgatiten me përplasjet e sotme. Qenia njerëzore pastaj do të lulëzojë me ngjyrën e saj të vërtetë. Dhe me të, do të lulëzojë dhe lirika. Revolucioni për herë të parë jo vetëm që do të rifitojë të drejtën e sigurimit të bukës për çdo njeri, por edhe për sigurimin e lirikës. 

Kujt po i shkruante  Eseni me gjakun e tij para se të vdiste? Ndoshta ai bashkëbisedonte me një mik që ende nuk ka lindur, me një njeri të së ardhmes i cili është duke u përgatitur me konfliktin, kurse Esenin me këngët. Poeti vdiq pasi ai dhe revolucioni nuk ishin gatuar nga i njëjti brumë. Por, në emër të së ardhmes, ai do ta miratojë përgjithmonë. Eseni ishte duke u kujdesur për vdekjen që nga vitet e hershme të veprimtarisë së tij letrare, i vetëdijshëm për gjendjen e tij të brishtë të brendshme. [...]

Vetëm tani, pas 27 dhjetorit, ndoshta të gjithë ne, duke e ditur pak ose aspak për poetin, ne mund ta vlerësojmë deri në fund të sinqeritetit intim të lirikës eseniane, ku pothuajse çdo varg është  shkruar me gjakun e venave të prera. Ka një hidhërim mordent atje për shkak të humbjes. Por duke mos dalë nga rrethi i tij personal, Esenin gjeti një ngushëllim melankolik prekës me paralajmërimin për zhdukjen e tij të afërt:

'' Dhe dëgjimi i këngës në heshtje

I dashuri im në shoqërinë e një të dashuri

Ndoshta ju do të më kujtoni mua

Si një lule të pashoqe'' 

Dhe në ndërgjegjen tonë plaga e dhimbshme që ende nuk është shëruar plotësisht ngushëllon veten me mendimin se ky poet i mrekullueshëm dhe autentik në mënyrën e vet i tha epokës së tij të cilën e pasuroi me këngë, duke folur për dashurinë në një mënyrë inovative, me qiej blu, të rënë në lumë, me hënë e cila kullot si qengj në qiell dhe me lulen e pashoqe të vetes. Gjatë kremtimeve të tij nuk duhet të ketë asgjë të trishtuar apo dekadente. Susta  e vendosur në kohën tonë, është padyshim më e fortë se susta personale e vendosur në secilin prej nesh. Spiralja e historisë do të shpaloset deri në fund. Nuk duhet ta kundërshtojmë, por të ndihmojmë mendimet dhe vullnetin me përpjekje të ndërgjegjshme. Ne po përgatitim të ardhmen! Ne do të vazhdojmë të fitojmë për të gjithë të drejtën për bukë dhe të drejtën për këngë. Poeti vdiq. Rroftë poezi! Një fëmijë i pambrojtur ra në greminë. Lavdi jetës  plot aktivitete artistike, në të cilën deri në minutën e fundit, Sergej Esenin thuri tema të çmuara të poezisë së tij ".

MAJAKOVSKIJ

pas takimit me esenin në vitin 1925,                         vuri në dukje:

  «... Me vështirësinë më të madhe e kuptova Eseniin. Me vështirësi, gjithashtu, i hidhja poshtë kërkesat e tij të vazhdueshme për të pirë së bashku një aperitiv, kërkesat e shoqëruara nga valëzimi i një numri të madh kartëmonedhash. Gjatë ditës e kisha këtë imazh të trishtuar para syve të mi, dhe në mbrëmje, natyrisht, bisedova me kolegët e mi se çfarë mund të bëhej për Eseninin. Për fat të keq, në një situatë ... vazhdimi ketu

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1