Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Poet

Poet

Font size: Decrease font Enlarge font
image Piro Kuqi

Poet

Vdiq poeti Piro Kuqi.
Nga uria ?
Jo nga uria. Nga uria vdesin fukarenjtë. Piro Kuqi ishte i pasur. Njëqind dollarot në muaj që i jepte shteti Piro Kuqit i mjaftonin e i tepronin për të ngrënë e për të pirë.
Nga të ftohtit ?
As nga të ftohtit. Shpella prej tullash, kartonash e dërrasash, ku jetonte Piro Kuqi e fuste erën dhe shiun nga të gjitha anët. Por Piro Kuqi i mbledhur me lecka ngrohej duke u dridhur e rrënqethur nga zjarri i bukurisë së vargjeve si; “Ik moj gjethe nëpër natë, ikë mos më rri tek dera, se dimri ishte aq i gjatë, sa frikë po kam dhe nga pranvera”.
Piro Kuqi nuk vdiq nga të ftohtit, nga uria, dhe as nga ndonjë shkak tjetër.
Piro Kuqi erdhi natën, shtyu portën, kaloi kalldrëmin, ndali nën dritën e verandës, pa orgjinë që bëhej brenda, u skuq, u zverdh, u zbardh, u nxi, u lemerit, dhe iku.
Po kush ishte Piro Kuqi ?
Është më lehtë të përgjigjesh kush ishte Jezu Krishti se kush ishte Piro Kuqi.
Piro Kuqi ishte një kujnajë njerëzore përsosmërisht e mbyllur dhe e mbytur.
Prezenca e tij ishte mungesa e tij.
Piro Kuqi erdhi në jetë jo për t’u dukur, por për t’u zhdukur.
Vdekëtarët banalë lodhen gjithë jetën të bien në sy me prezencë.
Piro Kuqi ishte nga të rrallët të cilët mbi qiellin e zi të botës sonë vijnë e ikin si kometat për të sfiduar dhe zhvleftësuar rregullin në dukje të pandryshueshëm të rënies në sy me prezencë.
Piro Kuqi ishte një heshtje, një urtësi, një mbyllje në vetvete, një arratisje e vullnetëshme në abiset e errëta të një ekstaze medituese.
Skllav i përulur i fjalës së zgjedhur, Piro Kuqi i pamposhtshëm, na la shembullin e rrallë të Poetit që refuzoi çdo lloj kompromisi me materialitetin.
Një strehë më të rehatshme dhe disa orendi mund t'ja jepte gjithkush Piro Kuqit. S’ishte ky problemi. Problemi, dhe zgjidhja e problemit, çudia dhe fati, mrekullia dhe shenjtëria, ishte se Piro Kuqi qe refuzues i materialitetit deri në vetëflijim.
Nuk e refuzoi Jeta Piro Kuqin. Piro Kuqi refuzoi jetën.
Nuk foli. Nuk udhëtoi. Nuk bleu. Nuk konsumoi. Ndoshta as nuk hëngri, e as frymë nuk mori.
A ishte i ndjeshëm Piro Kuqi?
Sa s’thuhet, sa s’shkruhet, sa s’shikohet, sa s’dëgjohet, sa s’ulëritet, sa s’dihet, sa s’njihet, sa s’këndohet, sa s’pentagramohet, sa s’filmohet, sa s’gdhëndet, sa s’kuptohet, sa s’besohet.
I pangjashëm me asnjë dhe me asgjë, Piro Kuqi jetoi kohën e tij. Jo këtë që njohim ne. Një tjetër, që ishte e gjitha e tija.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 06/04/2018 20:12:10
avatar
Faleminderit i nderuari Edison Ypi"Piro Kuqit i kemi shume borxhe, sidomos strukturat per vleresimin Krijues sa njerzor te tij.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1