Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Pervjetori i lindjes së shkrimtarit, gazetarit dhe publiçistit Tuni Papuçiu (1922-1975)

Pervjetori i lindjes së shkrimtarit, gazetarit dhe publiçistit Tuni Papuçiu (1922-1975)

Font size: Decrease font Enlarge font
image Pervjetori i lindjes së shkrimtarit, gazetarit dhe publiçistit Tuni Papuçiu (1922-1975)

Sa herë vjen qershori, koha e evenimentit më të rendësishëm të këngës për fëmijë, Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve që zhvillohet në qytetin e Shkodrës, gjallon kujtesa për personalitetin artistik të Tuni Papuçiut. Ai ishte pena e artë e këtij eventi që në bashkëpunim me kompozitorët e shquar Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Avni Mula, Tish Daija, Pjetër Gaci, etj do të vlerësohej herë pas here me çmimet e para për tekstet e këngëve .
 
Po kush ishte Tuni Papuçiu?
 
Tuni Papuçiu lindi më 23 mars 1922 në një familje arsimdashëse të qytetit të Fierit. Mësimet e para i mori në vendlindje.  Të mesmen dhe studimet e larta i vijoi në Tiranë. Përsa i përket jetës artistike, ai së bashku me shkrimtarin e njohur Jakov Xoxa, para çlirimit të vendit ideuan dhe nxorën gazetën “Përpjekja e rinisë » në Sevaster të Vlorës, ku Tuni ishte inkuadruar në Zonën e Parë Operative prej 1943.
Në 1945 ai do të vazhdonte fushën e publicistikës si kryeredaktor i parë i gazetës « Sporti » dhe në  Ballkaniadën e vitit 1946 , do të gjendej përkrah Andon Mazrekut për të përjetuar emocionet e fitores së parë ballkanike për Shqipërinë, që solli Loro Boriçi (1922 – 1984), simboli dhe legjenda e sportit shqiptar, e futbollit shqiptar. 
Trashëgimia publiçistike dhe letrare e Tuni Papuçiut është pasuri e pazëvendësueshme në arkivën e medias së shkruar të viteve ’40-`70. Prej qershorit të vitit 1959 deri sa u nda nga jeta më 3 qershor 1975, Tuni drejtoi të përdyjavshmen letrare dhe artistike të ilustruar për fëmijë, revistën « Fatosi » që tërhiqte vemendjen jo vetëm për gjallërinë e përmbajtjes, por edhe për paraqitjen artistike dhe estetike. 
Krijimet e tij letrare për fëmijë janë botuar përgjithësisht tek vëllimet « Midis shelgjesh buzë lumit », « Një sirtar i veçantë » , « Supa dhe karamelet » etj.
 Në tërësi libri “Një sirtar i veçantë” duket si një biografi e shkurtër e revistës “Fatosi”, ku Tuni Papuçiu shkriu talentin e vet të spikatur.
Krijimet e tij përmbajnë vjersha, tregime, skeçe, gazmore, pjesë teatrale, tekste këngësh për fëmijë dhe qindra e qindra artikuj në shtypin shqiptar. Energjia e tij buronte nga dashuria e madhe për botën e fëmijëve, nga humanizmi i tij. 
 Veprimtaria e tij letrare është përfshirë edhe në Fjalorin enciklopedik « Gazetarë dhe publiçistë shqiptarë », hartuar nga prof. dr. Hamit Boriçi dhe botuar nga « Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut (UGPV), « Figura të shquara të rrethit të Fierit », si dhe tek « Lexikon » me titull « Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë » (1872-1995) hartuar nga prof. Odhise K. Grillo. 
Tuni Papuçiu këndonte me shpirt këngët popullore. Ky pasion bëri që të mblidhte në një fletore tekste të këngëve popullore të trevave të jugut dhe të veriut të Shqipërisë dhe t`i dorëzonte në Institutin e Folklorit, siç quhej atëherë, për të përcjellë në breza vlera etnografike, leksikore, historike etje.
Portreti i tij në sytë e  shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën  do të vinte si njeri me zemër të bardhë, një njeri i dhembshur,  i dashur me njerëzit, punëtor, i paepur, tepër optimist, si miku  më i mirë i fëmijëve, që dinte të përcillte vetëm mirësi. Një rrugë në qytetin e Fierit, mban emrin e tij.
Është dekoruar disa herë për veprimtarinë e tij letrare dhe publiçistike. Disa mendime për Tuni Papuçiun marrë nga libri: “Figura të shquara të rrethit të Fierit”, 2002
“Tuni Petro Papuçiu ka qënë një personalitet i tipit unikal. Ai i ngjante minierës. Sa më shumë të kërkoje, aq më shumë vlera do t’i njihje, aq më shumë xhevahire do të gjeje te ky njeri.
Qe “njeri i mirë”, siç e ka përcaktuar akademiku Alfred Uçi, njeri i pazëvëndësueshëm i gazetës….’
Llambi Blido, piktori ynë i mirënjohur e pati quajtur Tunin “Njeri redaksi”.
Piktori i merituar Agim Faja ka shkruar se Tuni Papuçiu “qe njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës, me zemër të madhe dhe shpirt fisnik”.
“Tuni Papuçiu i përket elitës së publiçistëve. Aty ku ndodhej Tuni, aty buronte kënga, buronin gëzimi dhe humori. Aty ku ishte Tuni, aty takoje ndershmërinë, gatishmërinë, besimin dhe optimizmin për jetën.” 
 Kronika për festivalin e fëmijëve bëri që sot të kujtoj pervjetorin e figurës së shquar fierake, shkrimtarit për fëmijë, gazetarit dhe publiçistit Tuni Papuçiu, njeriut të qyteteve të mëdha, Fierit që e lindi, Tiranës , Vlorës dhe Shkodrës ku ai la gjurmët e tij.     

Comments (1 posted):

Sotir Athanasi on 26/03/2018 09:40:53
avatar
z.Dafa, kënaqësi për shkrimin tuaj lidhur me kujte-sën T.Papuçiu. Lexova emrat e personaliteteve të cilët kanë shprehur me të drejtë vitytet e këtij "nje-riu-redaksi" dhe më lindi dëshira të hedh dy rreshta lidhur me përkrahjen që na jepte neve letrarëve të viteve '60-të. Ai na aktivizonte me shërbime në rre-the dhe kjo na bënte të njihnim vëndin tonë. Por edhetë hidhnim hapat e para në përshkrime, repor-tazhe dhe të shënonim piketat e sinopset e ardh- shme krijuese. Kaloi gjysëm shekulli dhe unë rreth trapezës së diskutimeve-virtuale për 'të e kujtoj si..., udhërrëfyes suksesi.
S.Athanasi,
Athinë!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1