Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Ajka e mëndësisë shqiptare

Ajka e mëndësisë shqiptare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nonda Kajno

HISTORI.....Në këtë foto shfaqet ajka e mëndësis shqiptare e mbledhur në Kongresin e Manastirit.

1. Midhat Frashëri (Lumo Skëndo) delegat i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur i Kongresit; drejtus i gazetës Lirija.
2. Gjergj Fishta, delegat’ i Shoqërisë Bashkimi në Shkodër; autor i Lahut’ e Malcisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; drejtonjës i një shkolle shqipe në Shkodër.
3. Emzot Kaçori, delegat i Durrësit dhe ndihmës i arqipeshkut të këti qyteti.
4. Dom Nre Mjeda delegat i shoqërisë Agim në Shkodër, kryetar i kësaj shoqërije dhe autor i librave shkollare të kësaj shoqërije; vjershëtor.
5. G.D.Qiriaz Manastiri, delegat i Manastirit, nënëkryetar i Kongresit dhe autor i Hristomathi.
6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.
7. Dimitri Mole, delegat’ i Filibesë
8. Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.
9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Shkupit
10. Bajo Topulli Gjirokastra, delegat i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.
11. Thoma Abrami, delegat’ i Korçësë, dreqtonjës i së përkohëshmes Besa që ka dalë në Kairo
12. Sotir Peci Dardha, delegat i sh-qiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës Kombi në Boston.
13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i këti qyteti; auktor dhe vjershëtor nënë pseudonimin lek Gruda.
14. Shahin Kolonja, delegat’ i Kolonjës; drejtonjës i gazetës Drita që dilte në Sofje; depyte i Korçës.
15. Ahil Eftim Korça, delegat i Kostancës
16. Adham Shkaba Statobërdha, delegat i Sofjes.
17. Dimitri Buda Elbasani, delegat i këti qyteti
18. Matea Logoreci Shkodra, delegat i shoqëris Agimi i këti qyteti 19. Azis, delegat i Starovës
20. Shevqet Frashëri, delegat’ i Korçës,
21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i këti qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit
22. Leonidha Naçi Korça, delegat’ i Vlorës.
23. Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit
24. Sami Pojani, delegat’ i Korçës, dretonjës i gazetës Korça.
25. Refik Toptani, delegat’ i Tiranës.
26. Mihal Gramenua, delegat’ i Korçës, luftëtar i lirisë auktori dhe vjershëtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhës shqipe.
Burri q’është në mes të zotit R Toptanit dhe zotit M Grameno është Çerçiz Topulli, luftëtar i lirisë. Më të mëngër të Gramenos është Muhtari,nje nga shokët e Çerçizit, dhe më të mëngër të Muhtarit është kavas’ i klubit të Manastirit. Më të mëngër të zotit Ahil Eftimi është Xhelal Be Poda dhe ay q’është në mes te zotërinjët Simeon Shuteriqi dhe Zenel Glina është zoti Selmani nga Elbasani.
Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë: Zotërinjtë Hil Mosi, delegat’ i Shkodrës.
G Cilka delegat’ i Korçës; Hafez Ibrahimi dhe Emin Beu, delegatët e Shkupit; Rauf Beu delegat’ i Gjinokastrës dhe Selaheddin Beu nga Prizreni, delegat i Manastirit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1