Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Tao-tao Taulanti

Tao-tao Taulanti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

 

Ilir Levonja

 

Tao-tao Taulanti

Sot grupi parlamentar i PS, diskutoi shumat lobuese që Basha dhe PD-ja e tij kanë ofruar në Washington. Grupeve që merren me punë të tilla. Sipas tyre përmes rusëve etj. Dhe paniku socialist qëndron tek shumat e pa deklaruara. Para me shumicë. Afera të pista etj. Ky që flet, është Taulant Balla.

Rreth tij një shpurë shumë e shqetësuar zyrtarësh. Pa diskutim burokratë klasikë. Që aq me shumicë i ka gjora Shqipëria jonë. E dëgjojmë sy hapur, frymë pezull. Habiten. Kanë panik në mollza. Rusët, shuma parash të pa deklaruara.

Për një foto me Donald Trumpin. Një farë Muzi që Taulanti nuk ia thotë dot emrin. Do t'i japi pak theks anglez. Por gjenetikisht është e vështirë për ne ballkanasit e sertë, nevrastenik e fallco. Një zbulim i madh. Ka lobuar PD-ja, me një fjalë Basha. La fushatën dhe fluturoi në Washington.

I referohet një webi, që po investigon. Deklarimeve të lobuesit, ato të taksave pranë thesarit të shtetit. Me një fjalë të tjera ka deklaruar aty, ai. Të tjera janë shifrat e dhëna nga PD.

Ky është Taulant Balla, sot për fatin e mbrapsht të shqiptarëve, një fshatar nga Librazhdi, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet me emrin PS.

Dhe ne fakt historikisht, këto janë devijimet tek ne. Devijimet e mëdha. Nga misioni i shtetarit tek ai demagogut. Një absurditet social që shqiptarët e hanë me qejf.

Prezenca e këtyre Tao-tao-ve dhe mjellmave përreth që e dëgjojnë sikur janë në prag të një epidemie.

Ky Tao-tao, nuk e mblodhi grupin parlamentar kur 2012 një shofer taksie në New Jersey, pranoi tek organet hetimore se kishte marrë nga jashtë një shumë parash. Janë ato 80 mijë dollarët e famshëm që si e si Edi Rama të bënte një foto të shpifur me Obamën. Janë ato çmenduritë, absurdet e njëshave tanë. Si e si tu hedhin pluhur eksitues njerëzëve, qytetarëve që janë politizuar më shumë se ata.

Se një foto me presidentin, u thotë shqiptarëve e kemi mirë me Amerikën. Pikë e zezë. Me aq para mund të ndreqni një shkollë. Mjerë ai vend që ka shtetarë që, shohin vetëm të përat e tjetrit. Dhe i mbulojnë si macja të vetat.

Ky Tao-tao, nuk e mblodhi grupin kur prokuroria e Katanjas në tetorin e 2017, zbuloi fakte, për implikimin e ministrit të brendshëm, Tahirit.

As kur një nga ata të cilët Tao-tao dhe lali Eri i prenë shiritin e inaugurimit në ato vulgaritetet e punëve të radhës, që janë detyrim social jo show, u kap me 800 mijë euro kesh në Elbasan.

Nuk e mblolli grupin parlamentar kur ''mushkonjat'' pilotonin anekënd Shqipërisë, në fushatën korrjes dhe paketimit të drogës. Dhe që sot jemi kreu i drejtimit dhe kontrollit të tregut nga vendet e Amerikës Latine. Si të thuash filtri, a tranzistori i Mesdheut per rajonin dhe ishullin e Britanisë së madhe. As kur kapen sasi të konsiderueshme kokaine mes trailërve të bananeve që vinë direkt nga Kolumbia. Në ato të pulave që vinë nga Brazili. Por këto nuk janë as punët e komisionit parlamentar, aq më tepër në qeveri, janë punët e kërkujt. Punë e komisioneve qeveritare është të sfidoj organet e akuzës. Edhe pse e mori prokurorinë mes tymit dhe emergjencës. Diktatit të shumicës etj. Të luaj me blofin e propagandës. Mirëpo nuk funksionin kështu. Dhe është për të ardhur keq që, këtë, ne hamë si sapunin për djathë.

Një qeverisje me strategjinë për të qënë një hallkë më shumë për stanjacionin.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.67
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1