Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Ndahet nga jeta doktori i njohur i fëmijëve Polikron Çela

Ndahet nga jeta doktori i njohur i fëmijëve Polikron Çela

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ndahet nga jeta doktori i njohur i fëmijëve Polikron Çela

Ndahet nga jeta doktori i njohur i fëmijëve Polikron Çela

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur Polikron Çela. Pas një sëmundje të rëndë, doktori ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Homazhet për doktor Polikronin do të bëhen në hotel “Internacional” në datë 12 mars nga ora 10:00 deri 12:30. Varrimi do bëhet në Sharrë, në datën 12 mars, në orë 13:00.

Polikron Çela për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

Polikron Çela ishte një ndër pediatrët më të mirë në Shqipëri i cili kishte vite që jepte një ndihmë të madhe në informimin e nënave të reja për kujdesin që ato duhet të kishin ndaj fëmijëve të tyre. Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i pranishëm jo vetëm në media, por edhe me botime të pasuruara me të rejat e shkencës së sotme.

Disa nga botimet e Polikron Çelës

Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I) - 1984

Ç’duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku - 1989

Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th. Kristo) - 1976

Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th.Kristo) - 1978

Urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë - 1981

Mjeku i fëmijëve në familje - 2003

Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje - 2004

Sëmundjet e veshkave në fëmijë - 2006

Të ushqyerit e fëmijëve - 2008

Pediatri ju përgjigjet - 2012

Babai - 2013

Fotografia e fundit me të vëllain Mitro Çela:

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 13/03/2018 14:03:00
avatar
I perjetshem kujtimi i Tij;Ai lenegjurme.
Guri Naimit D..

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1