Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Homazh për prindërit e mi

Homazh për prindërit e mi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Homazh për prindërit e mi

Homazh për prindërit e mi

Reshat Kripa

Ishte korriku i vitit 1957 kur im atë filloi të shkruante historikun e familjes tonë, të cilin e vazhdoi deri më 12 maj 1966 kur u sëmurë nëna jonë  dhe pa kaluar një muaj ndërroi jetë. Humbja e nënës i shkaktoi një dhimbje të madhe sa që nuk pati më vullnet për ta përfunduar. Ideja për ta vazhduar më lindi mua në fillim të viteve 2000. Nga dorëshkrimi i lënë prej tim eti fillova vazhdimin e historisë deri në ditët tona. Atë dorëshkrim e ruaj si një relike të shenjtë

            Më lejoni t’ju paraqes parathënien e këtij dorëshkrimi të shkruar nga im atë:

Kam një kohë të gjatë që dua të shkruaj diçka mbi origjinën e familjes tonë, mbi jetën time dhe shumë gjëra të tjera. Me sot me nesër kaluan plot dhjetë vjet pa shkruar asgjë. Një ditë rastësisht duke biseduar në familje çfaqa këtë dëshirë. Ata ma pritën me kënaqësi dhe m’u lutën që ta filloja për të shkruar sa më parë.                                                                                                

Kështu sot po filloj këtë vepër, të cilën do ta kenë kujtim nga unë gjithë brezat e ardhshëm të familjes tonë. Nëpërmjet saj do të njohin dhe dinë mirë se nga rrjedh familja e jonë që sot ka mbiemrin KRIPA dhe kush janë të parët tanë dhe nga kanë ardhur. Pastaj do të shkruaj biografinë e gjyshit tim që e kish emrin HALIL dhe të babajt tim që e quanin HAMDI. Mbas kësaj do të shkruaj biografinë dhe kujtimet e mia, qysh nga dita e lindjes dhe deri në ditët e sotme që jam gjashtëdhjetepesë vjeç. Do të tregojë shumë gjëra nga jeta ime, nga zakonet e vjetra patriarkale dhe shumë sende të tjera për të cilat brezat e ardhshëm kur t’i lexojnë do të çuditen. Mbasi të mbaroj krejt sa thashë më lart, në fund do të shkruaj edhe një testament që do ua lë djemve dhe vajzave. Ky testament për të ardhmen e tyre do u shërbejë shumë nëqoftëse ata do  të jenë në gjëndje ta respektojnë dhe zbatojnë si duhet. Unë jam i sigurtë tek djemtë dhe vajzat e mia, se me edukatën dhe kulturën që u kam dhënë, ata patjetër do të respektojnë këshillat e Gagajt të tyre shumë të dashur. Kështu edhe unë mbas vdekjes time, në atë jetë do të flë shpirtërisht i qetë  dhe i lumtur për gjithmonë, mbasi po lë prapa katër vajza dhe tre djem si asllana, që do të dinë të më nderojnë mua dhe veten e tyre. Një gjë dua të theksoj, se dashuria e ime për fëmijtë ka qënë e barabartë për të gjithë. Në këtë libër unë disa do t’i lavdëroj shumë dhe disa do t’i kritikoj për gabimet dhe të metat e tyre. Por nuk dua të interpretohet një gjë e tillë sikur unë nuk i kam dashur  të gjithë njëlloj. Këtë libër po ua lë si dhuratë pasardhësve të mij, që ta kenë kujdes, ta ruajnë mirë, të mos e humbasin dhe të mos griset. Mbasi të ketë kaluar një periudhë dyzet apo pesëdhjetë vjet, kushdo qoftë nga familja e jonë, këtë histori që fillova unë, duhet ta vazhdojë më tej. Në rast se vjetërohet apo griset, duhet shkruar rishtazi ose përmbledhur në formë libri në shtyp, që t’u mbetet përgjithmonë i vlefshëm. Po qe se ju pasardhësit e mij do të vazhdoni rrugën time, atëhere ky libër  do të ketë një vlerë historike për gjithë familjen tonë, për shekuj me rradhë. Ndaj tani unë e ndjej për detyrë të plotësojë amanetin e tim eti në 45 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

 

 

LEXO ME SHUME

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1