Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Kujdes kur fjala “babi” në Maljazi!

Kujdes kur fjala “babi” në Maljazi!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dua Lipa

Kujdes kur fjala “babi” në Maljazi!

 

“Babi” është një fjalë mjaft e dashur në shqip. Në gjuhën shqipe kjo emërtesë është plot ëmbëlsi sidomos nga vajzat për të shtrenjtët e tyre baballarët. Pra, emrimi “babi” shkon përtej dashurisë, përtej të gjitha lidhjeve me një dashuri të tyre ndaj prindit. Emri i babait (French nom du père) është një koncept që Jacques Lacan (Lakan) zhvilloi nga seminari i tij “The Psychoses” (Psikozat) (1955-1956) për të mbuluar rolin e babait në rendin simbolik. Ndërsa Lakan e solli mes një filozofie të plotë këtë sqarim të thellë, pikërisht në ditët e para të Marsit 2018-të emri përkëdhelës “babi” në gjuhën shqipe, i përdorur nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar një keqkuptim gjuhësor tek fansat në Maljazi.

Këngëtarja e njohur Dua Lipa është përqeshur në rrjetet shoqërore në Malajzi, pasi ajo kishte përdorur fjalën “babi”, duke iu referuar babait të saj. Lipa kishte postuar një mesazh urimi për ditëlindjen e babait të saj në Instagram, “Happy Bithday babi, I wish I was home to give you a big hug and kiss" (Urime ditëlindja baba, do të doja të isha në shtëpi për të të dhënë një të puthur dhe përqafim të madh”.

Sidoqoftë, 23-vjeçarja ka ndërruar postimin në “Happy Birthday Dad”, pasi ishte përqeshur për shkak të fjalës “babi”, e cila në gjuhën Bahasa Malajzia do të thotë derr. Komentues të tjerë nga Malajzia i kanë dalë në mbrojtje këngëtares, duke i kërkuar që të mos e ndërrojë fjalën babi nga gjuha shqipe në atë angleze, pasi është e drejtë e saj të përdorë gjuhën amtare.

Madje, disa prej tyre thanë se ndihen të turpëruar nga bashkëkombësit e tyre që përqeshën këngëtaren pa fajin e saj.      

“Unë ndihem shumë i turpëruar që jam malajzian tash” shkruan një përdorues në Instagram. "Dua Lipa, më vjen keq për atë që ka ndodhur. Ka disa njerëz në këtë botë që nuk dinë t’i respektojnë të tjerët. Ne të duam. Nuk ke nevojë të ndryshosh gjuhën tuaj, pasi ajo është e bukur”, shkruan një komentues tjetër, duke kërkuar nga Dua Lipa që të injorojë fyerjet.

Dua Lipa u bë e njohur në skenën muzikore botërore me hitin “New Rules” që u rendit numër 1 në Britaninë e Madhe, në vitin 2017. Ajo po ashtu ka fituar çmimet British Female Solo Artist dhe British Breakthrough Act. Lipa do të performojë në Kuala Lumpur të Malajzisë më 3 maj, ndërsa më vonë do të mbajë koncert edhe në Kosovë.

Comments (1 posted):

timo on 10/03/2018 22:06:56
avatar
...e bukur.Nje prurje shume e bukur. Dhe sa prekese eshte ndjesa e malajzianit per veeprimin jo komod te bashkeatdhetareve te tij ndaj dykuptimesise se fjales 'baba' ne dy gjuhe te ndryshme. Sa e bukur eshte ne gjuhen shqipe , sa force dhe bukuri shpreh e rezaton. Une besoj se edhe ne gjuhen malajziane fjala perkatese qe identifikon babain do jete plot sharm e bukuri per malajzianet, por ne rast se ne gjuhen shqipe shqiptimi i saj do jipte ndonje kuptim tjeter dhe ne do ta perqeshnim shqiptimin e kesaj fjale ne Shqiperi, do deshiroja qe nje bashkeatdhetar i imi te mbronte dinjitetin e fjales se huaj.Sepse baballaret jane njesoj te dashur dhe shqiptimi i kesaj fjale behet plot muzikalitet dhe dashuri, jo vetem nga femrat, ne te gjitha gjuhet e botes, pavaresisht tingellimit te ndryshem. Flm

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1