Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Fjale per njeriun e bukur...

Fjale per njeriun e bukur...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faruk Myrtaj

Fjale per njeriun e bukur...

 

Kur fjalet e bukura perdoren per Njeriun e Bukur, ato i japin se paku nur edhe atij qe dhuron kesisoj!

Vangjush Saros i shkojne prej heret fare keto fjale...

Ka ndodhur ta njoh kete familje, kete FAMILJE, duhet shkruar me te medha, per qendresen dinjitoze te saj, ne ato kohe te veshtira (edhe pse, me sapo shohim, nuk paska kohe te veshtira e te lehta per Njeriun: sfidat nuk rreshtin kurre, kurdo dhe kudo e con rruga qe here quhet Fat, here Aventure,) por gjithnje duhet ecur me kembe, si Njeri.

Kujtimi nuk ndahet dot nga Shkendija dhe Shkendija, ajo e di, se si ka bere keto vite pa Kujtimin e saj, i perkore e dinjitoz, i urte dhe pranues i Jetes, sic ben mire te ndodhe me gjithkend qe arrin ta kuptoj e pranoj jeten si mundesi per rrahje sa me te forte zemre...

Vangjush Saro as ka pasur ndonje perfitim prej miqesise me te, as ka ndonje shkas tjeter vecse shpirteror ne permendjen e tij: si Vangjushi mund te shtojne tere ata qe e kane njohur kete Kujtim ne krahe te Shkendijes.

Virtyti arrin te mbetet me kollaj virtyt, kur arrijme ta mbajme pak sa heshtur. Dashuria behet edhe me e thelle, kur mundim ta shnderrojme natyrshem menyre ekzistence, frymemerrje dhe, pse jo: ne ca lote qe me shume se dhimbje per njeriun e dashur, ta rrisin frymemarrjen dhe udhen ta bejne edhe me te bukur...

Shkendija, ndodhi ta kryej shkollen e mesme ne nje familje te zakonshme ne Gramsh. Hyri nje moter me shume ne ate shtepi. U shtua nje luge aty ku asgje nuk do ndryshonte nje luge me pak.

Dhe te mendosh se pas rezultateve gjithnje te larta, Shkendije Zanit nuk ia dhane te drejten per te vazhduar shkollen e larte. Por, u gjenden njerez te mire, gjithnje gjenden, ne te gjithe kohet Njeriu nuk eshte aq i rralluar sa ndonjehere shtyhemi te dyshojme, dhe filloi mesuese ne nje nga fshatrat qe aq me muzikalitet i pershkruan Vangjush Saro.

Me rrogen e pare qe mori Shkendija e Kujtimit, u kthye tek shtepia ku kaloi vitet e gjimnazit dhe bleu tere ato dhurata per tere ate familje qe iu be dhe mbeti e saja...!

Kujtimi mbeti i saji, engjelli i saj, qe mbase per shkak te zemres qe rrahu forte edhe per te, iu zbut shume heret...

Nderuar qofsh, Vangjush Saro...

respekte

fm

Comments (3 posted):

Vasil Vasili on 08/03/2018 09:08:48
avatar
O Faruk,kur shkruan për të njohurit e jetës tënde, jo se shkruan, por ecën me ta dhe me ëndrrat e tyre dhe të tuat për ta.
Këtë rrallë ke ecur me Vangjushin dhe me dhimbjen e tij. Fjala nuk të bie në tokë se ke frikë mos e lëndosh gjurmën e njeriut, por ajo përzihet me pjalmin e ëndrrës. Pastaj thua, si krejt papritur, si një frymëmarje e dhimbshme: Kujtimi mbeti i saji, ëngjëlli i saj, që mbase për shkak të zemrës që rrahu fortë edhe për të, iu zbut shumë herët...
Faruk,ke bë një copë udhë me Vangjushin dhe me Shkëndijën, dhe tani, diku, po çlodhesh nga kujtimet.Po rregullon frymëmarjen.
Sa i thellë qënënka ai ngshëllim-urimi i popullit tonë që thotë të rroni dhe ta kujtoni. Mbase është gjithë jeta brenda kësaj dëshire. Rrojtje dhe Kujtim.
vangjush saro on 08/03/2018 20:03:15
avatar
Faruk i dashur, te falenderoj; per kete bisede ne largesi, qe flet per respekt te ndersjellte, per mall, per kujtime te mira. Midis shume pershtypjeve, emrave te njohur, perzgjedhim ata qe e kane bere folene ne zemren tone ne dite te veshtira... Faleminderit edhe ty, Vasil, mik e koleg i cmuar. Uroj, per te dy, jete te paqte dhe frymezim te pashterur. Degjohemi.
Noke on 08/03/2018 20:07:49
avatar
Pa pasur dije për ndodhitë, përveç se flitet për njerëz të mirë, përveç se paska një dhimbje në mes, dallova virtuozitetin e autorit të këtyre rreshtave

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1